LIVE UPDATES
Bota

Ukraina rrit trysninë ndaj forcave ruse që kanë filluar tërheqjen

Kahu i luftës është luhatur herë pas here, dhe aleatët e Ukrainës, si p.sh. zyrtarët amerikanë, kanë qenë të kujdesshëm të mos deklarojnë fitore të parakohshme, pasi Presidenti rus Vladimir Putin ka ende rezerva në ushtarë dhe pajisje që mund t’i vërë në përdorim.

13 Shtator 2022, 16:54 Nga k.m.
Ukraina rrit trysninë ndaj forcave ruse që kanë filluar
Foto ilustruese

Forcat ukrainase rritën trysninë të martën ndaj forcave ruse që po tërhiqen, duke e vazhduar kështu kundërofensivën që ka arritur një avantazh domethënës për Ukrainën dhe i ka dhënë një goditje tronditëse prestigjit të ushtrisë ruse.

Megjithatë nuk është ende e qartë nëse sulmi i befasishëm ukrainas, i filluar pas disa muajsh, mund të sinjalizojë pikën e kthesës në luftën shtatë mujore. Zyrtarët ukrainas folën me entuziazëm dhe shfaqën pamje të forcave të tyre që digjnin flamuj rusë dhe inspektonin tanke të shkatërruar. Në një video, njësitë kufitare ukrainase shfaqen duke hequr një banderolë ku shkruhej “Jemi një popull me Rusinë”.

Kahu i luftës është luhatur herë pas here, dhe aleatët e Ukrainës, si p.sh. zyrtarët amerikanë, kanë qenë të kujdesshëm të mos deklarojnë fitore të parakohshme, pasi Presidenti rus Vladimir Putin ka ende rezerva në ushtarë dhe pajisje që mund t’i vërë në përdorim.

Ishte megjithatë e dukshme se Kremlini hasi në vështirësi për të reaguar ndaj kësaj humbjeje, e cila është më e madhja që kur forcat ruse braktisën planet për të marrë Kievin, në fillimet e luftës.

Në orën e vona të së hënës, Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se forcat ukrainase kanë rimarrë në vetëm pak javë mbi 6 mijë kilometra katrorë, një sipërfaqe sa dyfishi i sipërfaqes së Luksemburgut.

“Lëvizja e trupave tona vazhdon”, tha ai.

Së fundmi, shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës tha se ushtria mori nën kontroll Vovchanskun, një qytet vetëm 3 kilometra larg territorit të Rusisë, i cili ishte pushtuar nga forcat ruse që në ditën e parë të luftës.

Megjithëse nuk mund të vërtetohen të gjitha pretendimet për sukseset ushtarake ukrainase, Rusia pranoi se kishte tërhequr forcat nga zonat e rajonit verilindor Kharhiv gjatë ditëve të fundit.

Pati njoftime të shumta për krijimin e një situate kaosi ndërsa tërhiqeshin forcat ruse, si dhe pretendime se pati dorëzime në masë. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kanë kapur rob aq shumë ushtarë rusë, sa që po vështirësohen për t’i strehuar. Ky pretendim nuk u vërtetua dot menjëherë.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanan Maliar, tha se Kievi po mundohet të bindë sa më shumë ushtarë rusë që të dorëzohen, duke u hedhur fletushka informative përpara se të mbërrijnë forcat ukrainase.

“Rusët ju përdorin si mish për top. Jeta juaj nuk ka ndonjë domethënie për ta. Juve nuk ju duhet kjo luftë. Dorëzojuni Forcave të Armatosura të Ukrainës”, shkruhet në fletushka.

Si një tregues i dëmeve që ka pësuar Moska, shërbimet britanike të zbulimit thanë se një prej njësive primare ruse, Ushtria e Parë e Tankeve Roje, ishte “degraduar rëndë” gjatë luftës dhe se “forcat konvencionale të Rusisë që janë projektuar për t’iu kundërvënë NATO-s janë dobësuar shumë. Do t’i duhen ndoshta vite Rusisë për të ringritur këto kapacitete”.

Sidoqoftë, tërheqja nuk ndali bombardimin rus drejt pozicioneve ukrainase. Në orët e para të së martës, u godit me artileri qyteti Lozova në rajonin Kharkiv, duke vrarë tre persona dhe plagosur nëntë të tjerë, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

Dhe zyrtarët ukrainas thanë se Rusia vazhdoi bombardimin përreth centralit më të madh bërthamor të Evropës, ku luftimet kanë shtuar frikën për një katastrofë bërthamore. Zona e Nikopolit, që gjendet përball Lumit Dnieper nga centrali bërthamor në Zaporizhia, u bombardua gjashtë herë gjatë natës, por nuk u njoftua menjëherë nëse pati të plagosur, tha guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko.

Sulmet kanë vazhduar pa u ndalur në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, i cili është goditur vazhdimisht me artileri prej disa muajsh.

Presidenti Zelenskyy kritikoi në veçanti Rusinë për sulmet ndaj infrastrukturës energjitike të ndërmarra së fundmi.

“Qindra dhe mijëra ukrainas u gjendën në errësirë, pa elektricitet. Shtëpitë, spitalet, shkollat, infrastruktura komunale... objekte që nuk kanë absolutisht të bëjnë me infrastrukturën e forcave të armatosura të vendit tonë”.

Ai tha se kjo tregon vetëm një gjë.

“Kjo është një shenjë dëshpërimi e atyre që e sajuan këtë luftë. Kështu reagojnë ndaj mundjes së forcave ruse në rajonin Kharkiv. Nuk kanë çfarë t’u bëjnë heronjve tanë në fushëbetejë”.

Kundërofensiva ka provokuar kritika publike të pazakonta ndaj luftës së Presidentit rus Putin. Ndërkohë, disa prej atyre që dalin në mbrojtje të tij në Rusi e shmangën idenë se suksesi i takon Ukrainës, dhe fajësuan për humbjet armët dhe luftëtarët e ardhur nga Perëndimi.

“Nuk është Ukraina që sulmoi Iziumin, por NATO”, shkruhet në titullin e gazetës së mbështetur nga shteti, Komsomolskaya Pravda, duke iu referuar njërës prej zonave nga ku Rusia tha se ka tërhequr forcat.

Në zona të tjera, banorët e një fshati rus pranë kufirit me Ukrainën u evakuuan pasi artileria ukrainase vrau një person, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass. Në këtë artikull citohet drejtuesi lokal në Logachevka, i cili thotë se forcat ukrainase hapën zjarr ndaj një pike kufitare ruse./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj