LIVE UPDATES
Bota

Ukraina thotë se ka shkatërruar një anije ruse në Krime

Zëdhënësi i komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës Yurii Ihnat i tha Zërit të Amerikës se ushtria ukrainase posedonte informacion për vendndodhjen e anijes si dhe për sistemet mbrojtëse në atë zonë.

26 Dhjetor 2023, 16:41 Nga I.A
Ukraina thotë se ka shkatërruar një anije ruse në Krime
Anija ruse

UKRAINË- Forcat ukrainase sulmuan të martën me raketa anijen ruse “Novocherkassk”, duke i dhënë një goditje të re flotës së Rusisë në Detin e Zi. Zëdhënësi i komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës Yurii Ihnat i tha Zërit të Amerikës se ushtria ukrainase posedonte informacion për vendndodhjen e anijes si dhe për sistemet mbrojtëse në atë zonë.

Zëdhënësi Ihnat e cilësoi “operacionin jashtëzakonisht të vështirë duke shtuar se fundosja e një anije të tillë nuk është lehtë.

Sipas tij, ushtria e Ukrainës po përmirëson aftësinë për të realizuar sulme me përpikmëri të lartë dhe Rusia “po humb, dalëngadalë, flotën dhe ndikimin e saj në Detin e Zi.”

Zëdhënësi Ihnat nuk arriti të konfirmojë nëse anija e goditur “Novocherkassk” transportonte dronë të prodhuar në Iran, por tha se nuk mund ta përjashtonte një gjë të tillë apo se anija kishte municione të aleatëve të Rusisë, të parashikuara për t’u përdorur në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmi ukrainas ka dëmtuar anijen Novocherkassk në një bazë në Feodosia.

Guvernatori pro-rus i Krimesë Sergei Aksyonov tha në Telegram se si paspojë e sulmit ishte vrarë një person dhe ishin plagosur dy të tjerë.

Sipas agjencive ruse të lajmeve Presidenti Vladimir Putin ishte njoftuar për sulmin.

Ushtria e Ukrainës njoftoi gjithashtu të martën se kishte rrëzuar 13 nga 19 dronë që Rusia kishte lëshuar gjatë natës. Dronët ishin shkatërruar në Odesa, Kherson, Mykolaiv dhe rajonin e Khmelnytskyi-t.

Rusia tha të hënën se forcat e saj morën qytetin strategjik të Maryinka-s në Ukrainën lindore, por Kievi hodhi poshtë këto pretendime duke shtuar se ushtarët e saj zmbrapsën tre sulme në afërsi të këtij komuniteti të shkatërruar dhe pothuajse të boshatisur.

“Nuk është e saktë të thuhet se është marrë Maryinka,” deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun në televizionin ukrainas pas pohimeve të Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu të bëra gjatë takimit të transmetuar në televizion me Presidentin Putin.

“Luftime në Maryinka po vazhdojnë,” deklaroi zyrtari ukrainas Shtupun. “Aktualisht, ushtarët tanë janë përbrenda kufijve administrativ të Maryinkës, por qyteti është shkatërruar plotësisht.”

Maryinka është qytet relativisht i vogël – me një popullatë më pak se 10 mijë banorë – por sipas shërbimeve britanike të zbulimit, ushtria ruse po synon ta marr për të avancuar drejt perëndimit dhe për ta mbrojtur më mirë Donjeckun e okupuar. Ukraina njoftoi të hënën se ka siguruar 1.34 miliardë dollarë, kryesisht përmes Bankës Botërore – fonde që do të përdorën pjesërisht për të kompensuar programet sociale për shkak të shpenzimeve buxhetore për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministria e Financave shtoi se rreth 1.1 miliardë dollarë ishin hua nga Banka Botërore, një ndihmë në vlerë 190 milionë dollarë nga Norvegjia, 50 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe 20 milionë nga Zvicra.

“Ndihma ndërkombëtare financiare është një kontribut i rëndësishëm për të ruajtur stabilitetin financiar dhe ekonomik të Ukrainës dhe na lejon të sigurojmë financimin e përparësive sociale gjatë luftës,” deklaroi Ministri i Financave Serhiy Marchenko.

“Që nga fillimi i luftës, qeveritë e Japonisë, Shteteve të Bashkuara, Norvegjisë dhe Zvicrës vazhdimisht kanë demonstruar përkrahjen dhe solidaritetin e tyre ndaj Ukrainës,” shtoi ai.

Të hënën në mbrëmje, një projektligj që u publikua në faqen e internetit të parlamentit ukrainas propozoi një prag të ri të moshës për mobilizim ushtarak duke e uluar atë nga 27 në 25 vjeç.

Presidenti Zelenskyy deklaroi gjatë një konferencë shtypi më 19 dhjetor se ushtria ka propozuar mobilizimin e rreth 500 mijë ukrainaseve, por se kjo ishte një “çështje e ndjeshme” e cila do të diskutohet nga ushtria dhe qeveria para se të dërgohej në parlament për miratim. Zoti Zelenskyy, i cili ende nuk e ka mbështetur një propozim të tillë, tha se dëshiron të dëgjojë argumentet e palëve për nevojën e një mobilizimi të tillë.
“Kjo është një shifër shumë serioze,” deklaroi ai.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi yurii ihnat

Sondazh

Poll
Bota 26 Dhjetor 2023, 15:51 h.k

E djathta ekstreme po pushton Evropën

Foto e lidërave në Europë EUROPË-Pasi i mbijetuan një pandemie vdekjeprurëse vitet e fundit, qytetarët evropianë po...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj