LIVE UPDATES
Bota

Ulqini mes planeve dhe dyshimeve të mëdha për Plazhin e Madh

Këto marrëveshje hapin rrugën për dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin. Plazhi, i gjatë 13 kilometra, afër qytetit më jugor të Malit të Zi, Ulqinit, përfshin rreth 20 milionë metra katrorë.

1 Prill 2025, 14:26 Nga E. D
Ulqini mes planeve dhe dyshimeve të mëdha për Plazhin e Madh
foto ilustruese

ULQIN- Dy marrëveshjet që kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe atë të turizmit janë të papranueshme për një pjesë të sektorit joqeveritar dhe për komunitetin lokal. Këto marrëveshje hapin rrugën për dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin. Plazhi, i gjatë 13 kilometra, afër qytetit më jugor të Malit të Zi, Ulqinit, përfshin rreth 20 milionë metra katrorë.

Disa ditë para nënshkrimit, Spajiq tha se Mali i Zi nuk duhet të humbasë 30 miliardë euro, që, sipas tij, biznesmeni arab, Mohamed Alabbar, është i gatshëm t’i investojë në projektin e Plazhit të Madh. Sipas këtij skenari, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë së Alabbarit, Emmar, e cila do të ndërtonte një kompleks megaturistik. Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në "Beogradin mbi ujë" në Serbi.

Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS) ka deklaruar se marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe pezullon disa ligje të Malit të Zi, anashkalon procedurat e tenderimit dhe “hap rrugën për pastrim parash”. Marrëveshjet duhet të ratifikohen nga Kuvendi i Malit të Zi.

Partitë e shumicës qeverisëse nuk kanë komentuar për këtë çështje. Vetëm një anëtare e ish-Frontit Demokratik prorus, partia e Millan Knezheviqit, e cila ka dy ministra në Qeveri, ka shprehur disa rezerva.

Një muaj e gjysmë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, më 13 shkurt në Dubai, kryeministri Spajiq nënshkroi më 28 mars në Abu Dabi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe atë të turizmit, të cilat parashikojnë investime të mëdha në jug të Malit të Zi.

Kohën midis dy nënshkrimeve, kryeministri e ka shfrytëzuar për të prezantuar këtë megaprojekt para deputetëve në Kuvendin malazias dhe para autoriteteve të Ulqinit. Siç tha ai, projekti do të përfshinte ndërtimin e objekteve turistike, një aeroporti të madh, spitalit më modern në Ballkan, një marine, dy universiteteve...

Gjatë diskutimit me deputetët, më 26 mars, kryeministri tha se në investimin e paralajmëruar nga Alabbar nuk ka asgjë të fshehtë. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për korrupsion apo pastrim parash, duke thënë se Qeveria tashmë ka përcaktuar marrëveshjen me Emiratet. Deputeti nga Ulqini, Mehmed Zenka, i tha Spajiqit që të mendojë mirë çfarë po ofron atje.

Ju mendoni se ne hamë bar, e ju të na tregoni çfarë është më mirë për Ulqinin. Do të merrni përgjigjen e Ulqinit”, tha ai. 

Spajiq u përgjigj se ka marrë qindra mesazhe përkrahjeje nga ulqinakët.

“Ju, nga komunitetet lokale, shikoni mirë çfarë po bëni dhe çfarë po deklaroni. Kjo nuk është politikë e vogël, këto janë çështje të mëdha”, tha ai.

Ai i quajti të pavërteta pohimet se nuk do të zbatohet Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave:

“Gjëja më e rëndësishme është se për herë të parë në histori, Emiratet garantojnë drejtpërdrejt dhe qëndrojnë pas një projekti. Me investitorë të tillë nuk ka truke, nuk do të ketë korrupsion apo probleme të kësaj natyre”.

Pjesës së opozitës, që pretendon se krahas hoteleve në Plazhin e Madh, Alabbar do të ndërtonte edhe banesa dhe apartamente për shitje, kryeministri i tha që “të mos i trembin investitorët”.

“Nëse Emiratet vendosin të mos investonjë në Mal të Zi, do t’i fajësoj njerëzit nga opozita, sepse me deklaratat e tmerrshme dhe aferat e rreme i keni larguar ata njerëz”, tha Spajiq.

MANS ka deklaruar se teksti i marrëveshjes së nënshkruar pezullon një sërë ligjesh të Malit të Zi dhe hap rrugën për pastrim parash, si dhe lejon anashkalimin e tenderëve.

“Ekziston një rrezik jashtëzakonisht i lartë që marrëveshja me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të keqpërdoret për pastrim parash, pasi të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në atë shtet nuk janë të disponueshme për publikun”, thuhet nga MANS.

Ata, gjithashtu, vlerësojnë se Spajiq po manipulon me informacionet për garancitë:

“Marrëveshja parashikon që Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe garanton për investitorët që vetë i propozon, por në të njëjtin nen thuhet se ai shtet nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se ata nuk përmbushin obligimet ose përfshihen në aktivitete të diskutueshme ose të paligjshme”.

Në rast të shkeljes së obligimeve kontraktuale nga investitorët, Mali i Zi nuk do të ketë bazë ligjore për të nisur asnjë procedurë kundër Emirateve, përfundon MANS.

Në Ulqin, për Alabbarin u dëgjua para rreth njëzet ditësh, kur ai dha ofertën më të mirë në tenderin për marrjen me qira katërvjeçare të nëntë prej 19 plazheve në Plazhin e Madh të Ulqinit.

Kjo shkaktoi revoltë tek qiramarrësit e deritanishëm. Pas kësaj, Spajiq vizitoi Ulqinin dhe u tha banorëve se Alabbar është tërhequr nga marrja me qira e plazheve, por se është i interesuar për investime në Plazhin e Madh.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, tha se komuniteti lokal nuk është kundër investimeve, por është kundër dhënies me qira për 99 vjet.

Qëndrimin e Nimanbegut, më pas, e konfirmoi edhe Kuvendi i Ulqinit.

"Brengos transparenca ekstreme dhe ngutja e të gjithë procesit, gjë që nënkupton nevojën për kujdes maksimal dhe frikën e autoriteteve lokale dhe të komunitetit", thuhet në deklaratën pas mbledhjes.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të banorëve, Qeveria miratoi, në një mbledhje telefonike, më 24 mars, propozimin e Marrëveshjes që Spajiq e nënshkroi katër ditë më vonë në Abu Dabi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshjen duhet ta miratojë Kuvendi i Malit të Zi. E, si do të pozicionohen deputetët ndaj saj, mbetet e paqartë.

Deri tani, atë publikisht e mbështet vetëm lëvizja e Spajiqit, “Evropa tani”.

Njëri nga liderët e ish-Frontit Demokratik të shpërbërë së voni, Millan Knezheviq, deklaroi se askush nga partia e tij nuk ka qenë i informuar për qëllimin e Spajiqit për të nënshkruar marrëveshjen.

"Na duket problematike edhe që qiraja do të ishte për 99 vjet. Sipas Ligjit për pasurinë shtetërore, mendoj se kjo nuk ekziston si mundësi", tha Knezheviq.

Ai deklaroi se Spajiq duhet të bisedojë me liderët e shumicës parlamentare. Ministrja nga partia e tij tha se nuk ka votuar për marrëveshjen në mbledhjen e Qeverisë.

Dritan Abazoviq, udhëheqës i Lëvizjes Qytetare URA, në opozitë, pretendon se marrëveshja “përmban elemente të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“E gjithë kjo është përgatitur me ndihmën e njerëzve nga Serbia, dhe në të janë të përfshirë Spajiq, Andrija Mandiq dhe Alleksa Beçiq”, deklaroi Abazoviq.

Ai, në lidhje me marrëveshjen e Qeverisë me Emiratet, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të reagojë, dhe ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Spajiqit.

Partitë e shumicës parlamentare – partia e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, përfaqësuesit e partive minoritare, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin për ekonomi, Nik Gjeloshaj – nuk janë prononcuar.

Ato kanë në Kuvend 52 nga gjithsej 81 deputetë.

Qeveria e kryeministrit Spajiq, e treta që nga rrëzimi i asaj të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit, që kishte qeverisur për tri dekada, u zgjodh në tetor të vitit 2023./REL

ulqin mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj