Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Letra është publikuar nga Departamenti i Drejtësisë, që e mori atë nga një qytetar, të cilit ia kishte dorëzuar Routh brenda një kutie, ku gjithashtu kishte edhe disa municione.
SHBA- Ryan Wesley Routh autori i dyshuar për vrasjen e Donald Trump në një fushë golfi në Florida la pas një shënim duke thënë se ai synonte të vriste ish-presidentin dhe mbante në makinën e tij një listë të shkruar me dorë të datave dhe vendeve ku Trump do të shfaqej. Letra është publikuar nga Departamenti i Drejtësisë, që e mori atë nga një qytetar, të cilit ia kishte dorëzuar Routh brenda një kutie, ku gjithashtu kishte edhe disa municione. Autoritetet thonë se dëshmitari hapi kutinë vetëm pasi dëgjoi se Routh ishte i dyshuar në atentatin ndaj Trump.
“Ky ishte një atentat ndaj Donald Trump, por unë dështova. Unë u përpoqa dhe dhashë të gjitha fuqitë që kisha. Ju takon Juve tani ta përfundoni punën; dhe unë do t’i ofroj 150,000 dollarë kujtdo që mund ta realizojë atë. Të gjithë anembanë globit, nga më i riu tek më i moshuari e dinë se Trump nuk është i përshtatshëm për të qenë asgjë, aq më pak president i SHBA-së. Presidentët amerikanë duhet të mishërojnë në minimum strukturën morale që është Amerika, dhe të jenë të sjellshëm, të kujdesshëm dhe vetëmohues, të qëndrojnë gjithmonë për njerëzimin. Trump nuk arrin të kuptojë asnjë nga këto”, thuhet në letër.
Ndërkohë hetuesit thonë se ata gjetën gjithashtu një libër të Routh në vitin 2023, të titulluar “Lufta e pafitueshme e Ukrainës: E meta fatale e demokracisë, braktisja e botës dhe qytetari global-Tajvani, Afganistani, Koreja e Veriut, Lufta e III Botërore dhe Fundi i Njerëzimit”.
Libri diskuton gjithashtu një vrasje të Trump, këtë herë duke inkurajuar Iranin ta kryejë atë.
“Në libër, Routh shkruan se ai ‘duhet të marrë një pjesë të fajit për personin që zgjodhëm si presidentin tonë të ardhshëm që përfundoi pa tru, por unë jam mjaftueshëm njeri për të thënë se kam gjykuar gabim dhe kam bërë një gabim të tmerrshëm. Irani është i lirë të vrasë Trumpin si dhe mua për atë gabim në gjykim dhe prishjen e marrëveshjes”, thuhet në dokumentet e DD.
Trump SHBA- I dyshuari i arrestuar në atentatin e dytë kundër Donald Trump kishte shkruar një letër në t&...
Foto ilustruese SHBA- Kombet e Bashkuara ndezën alarmin lidhur me përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit ...
Foto ilustruese SHBA- Të martën Presidenti Joe Biden do të mbajë fjalimin e fundit para Asamblesë së Përgjithshme të...
Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin SHBA- Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodymy...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ndaj propozimit të J. D. Vance për përfundimin e luft...
Shqiptarët PRESHEVË- Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënë...
vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskiy RUSI- Kremlini tha të hënën se do të studiojë atë që Presidenti ukrainas Volodym...
pamje nga vendngjarja LONDËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku si pasojë ka humbur jetën një 15-vj...
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov RUSIA- Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq koh&eu...
Foto ilustruese LIBAN- Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të ...