LIVE UPDATES
Bota

Urdhri për pushimin e çështjes ndaj Kryebashkiakut të New York, shkakton dorëheqje në Departamentin e Drejtësisë

Sassoon, një republikane, që ishte emëruar drejtuese e përkohëshme e zyrës federale për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, akuzoi Departamentin e Drejtësisë se kërkonte ta pushonte çështjen në këmbim të ndihmës së zotit Adams për agjendën e imigracionit të Presidentit Trump. Prokurorja tha se ajo ishte "e bindur" se kryebashkiaku demokrat i kishte kryer krimet për të cilat ishte akuzuar.

14 Shkurt 2025, 17:12 Nga M.B
Urdhri për pushimin e çështjes ndaj Kryebashkiakut të New
Foto ilustruese

SHBA- Prokurorja më e lartë federale e Manhatanit, Danielle Sassoon dhe pesë zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë dhanë dorëheqjen të enjten pasi ajo refuzoi një urdhër për të rrëzuar akuzat për korrupsion kundër Kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams.

Sassoon, një republikane, që ishte emëruar drejtuese e përkohëshme e zyrës federale për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, akuzoi Departamentin e Drejtësisë se kërkonte ta pushonte çështjen në këmbim të ndihmës së zotit Adams për agjendën e imigracionit të Presidentit Trump. Prokurorja tha se ajo ishte "e bindur" se kryebashkiaku demokrat i kishte kryer krimet për të cilat ishte akuzuar.

Sassoon tha se përpara se Departamenti i Drejtësisë të kërkonte rrëzimin e akuzave, prokurorët ishin bërë gati ta akuzonin Kryebashkiakun Adams për shkatërrim provash dhe se kishte udhëzuar të tjerë që të shkatërronin prova dhe t’i jepnin informacione të rreme FBI-së.

"Jam shtangur nga procesi i nxituar dhe sipërfaqësor përmes së cilit u arrit ky vendim," i shkruante të mërkurën zonja Sassoon Prokurores së re të Përgjithshme të zotit Trump, Pam Bondi. Agjencia Associated Press ka siguruar një kopje të letrës.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i Shteteve të Bashkuara, ish-avokati personal i zotit Trump, Emil Bove, kishte urdhëruar të hënën që çështja Adams të pushohej. Ai i tha prokurores Sassoon, në një letër ku pranonte dorëheqjen e saj se ajo ishte "e paaftë të shqyrtonte në mënyrë të drejtë dhe të paanshme" rrethanat e çështjes. Zoti Bove vendosi prokurorët e çështjes në leje administrative dhe tha se ata dhe zonja Sassoon do t'i nënshtrohen hetimeve të brendshme. Në letrën e tij, po ashtu të siguruar nga AP, ai thotë se Departamenti i Drejtësisë në Uashington do të paraqesë një mocion për të hedhur poshtë akuzat ndaj zotit Adams dhe për të ndaluar "vënien në shënjestër” të kryebashkiakut.

Deri të enjten në mbrëmje, çështja ndaj zotit Adams ishte ende aktive dhe nuk ishte paraqitur asnjë dokument i ri. Edhe seksioni i integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë, të cilit i ishte kërkuar të merrte përsipër çështjen, u trondit nga dorëheqjet. Shefi në detyrë i këtij seksioni, tre zëvendës shefat dhe një zëvendës ndihmës i prokurorit të përgjithshëm dhanë dorëheqjen, sipas një personi me dijeni për çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje të lidhura me personelin.

Adams e deklaroi veten të pafajshëm shtatorin e kaluar për akuzat se ka pranuar kontribute të jashtëligjshme për fushatën e tij zgjedhore dhe ryshfete në formë të udhëtimeve falas, apo me kosto të reduktuar në këmbim të ushtrimit të ndikimit të tij. Zëvendësprokurori Bove përmes një shkrese të hënën tha se rasti ndaj kryebashkiakut demokrat Adams, duhej të pushohej sa më shpejt të ishte e mundur në mënyrë që ai të ndihmonte në fushatën kundër imigracionit të Presidentit Donald Trump dhe të kandidonte për t’u rizgjedhur.

"Është një precedent i papritur dhe i rrezikshëm që të shpërblehen angazhimet oportuniste të (Kryebashkiakut) Adams për emigracionin dhe çështje të tjera të politikës me hedhjen poshtë të një aktakuze penale," shkruante zonja Sassoon.

Avokati i zotit Adams, Alex Spiro, tha të enjten se pretendimi se kërkesa për hedhjen poshtë të akuzave në këmbim të ndihmës në përpjekjet kundër imigrantëve ishte një "gënjeshtër totale". “Ne nuk ofruam asgjë dhe departamenti nuk kërkoi asgjë nga ne,” shkruan zoti Spiro në një email drejtuar agjencisë AP./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj