Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Qytetet ukrainase janë duke u përballur me sulme të vazhdueshme raketore dhe me dronë, ndërsa forcat ukrainase, të pakta në numër dhe armë, po hasin në vështirësi për ta frenuar përparimin e shpejtë të ushtrisë ruse në lindje të vendit.
UKRAINË- Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mëngjesin e së premtes në një valë të madhe bombardimesh ruse në kryeqytetin e Ukrainës dhe në rajonin jugor Herson. Në të gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme ajrore për disa orë.
Rusia i hodhi tetë raketa – përfshirë raketa hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike Iskander/KN-23 – vetëm në Kiev, tha kryetari i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.
Qytetet ukrainase janë duke u përballur me sulme të vazhdueshme raketore dhe me dronë, ndërsa forcat ukrainase, të pakta në numër dhe armë, po hasin në vështirësi për ta frenuar përparimin e shpejtë të ushtrisë ruse në lindje të vendit.
Një person u vra nga një sulm në qarkun Holosiv të Kievit. Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytet, sipas dëshmitarëve.
“Armiku ndoshta përdori raketa aerobalistike Kinzhal dhe raketa balistike Iskander/KN-23”, tha Serhiy Popko, duke shtuar se një tubacion gazi u dëmtua gjatë sulmit.
Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, raportoi se copëza nga dronët e rrëzuar rusë ranë në katër distrikte të kryeqytetit, Holosiv, Solomiansk, Shevçenkivsk dhe Dniprovsk, duke plagosur të paktën dy persona.
Në Herson, një burrë 60-vjeçar u vra nga një sulm rus, dhe dy të tjerë, përfshirë një burrë 86-vjeçar, u plagosën, raportoi guvernatori rajonal Roman Mrochko.
Të enjten, një raketë ruse goditi dhe dëmtoi rëndë një ndërtesë dykatëshe banimi në qytetin juglindor Kriv Rih, qyteti i lindjes së presidentit Volodymyr Zelensky, duke plagosur pesë persona, përfshirë dy që u nxorën të gjallë nga rrënojat, thanë zyrtarët.
Sulmi gjithashtu la pa furnizim me rrymë disa pjesë të qytetit me 600.000 banorë dhe dëmtoi një spital, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak.
Bombardimet e së premtes pasuan deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sugjeroi të enjten një "duel të teknologjisë së lartë" mbi Kievin për të dëshmuar se raketa e re hipersonike balistike e Rusisë, e quajtur Oreshnik, nuk mund të shkatërrohet nga mbrojtjet ajrore të furnizuara nga Perëndimi.
“Do të ishte interesante për ne... Le ta zhvillojmë këtë eksperiment, këtë duel teknologjik, dhe të shohim rezultatet. Mendoj se do të ishte i dobishëm si për ne, ashtu edhe për amerikanët”, tha Putin.
Si reagim, Zelensky postoi një mesazh në X, duke e quajtur Putinin "idiot".
“Njerëzit po vdesin dhe ai mendon se është ‘interesante’... Idiot”, shkroi Zelenskiyy./REL
pamje nga siria SIRI- Një video që tregon kreun e Hayat Tahrir al-Sham (HTS) në Siri duke i kërkuar një gruaj...
foto ilustruese SIRI- Kërcënimet e vjetra po shfaqen në Sirinë që po përpiqet të rindërtohet. Kaosi që nga p&e...
Foto ilustruese ANGLI- Sa herë që mendojmë se dimë gjithçka rreth funksionimit të trupit të njeriut, del nj&...
foto ilustruese SHBA- Një projektligj mbi shpenzimet ofruar nga republikanët dhe i mbështetur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump dë...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë Damaskun brenda 15 ditëve të ardhshme. Erdoga...
Urbani i aksidentuar FINLANDË- Një autobus që transportonte turistë u përplas me një furgon pasagjerësh pranë Rovan...
zelenskyy, costa BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në një konferencë shtypi deklaroi, se vitin e ardhs...
Foto SHBA- Numri i dëbimeve të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara ka arritur në nivelin më të lartë që nga vit...
Fani Willis SHBA- Një gjykatë shtetërore e apelit vendosi të enjten ta heqë Prokuroren e Qarkut Fulton, Fani Willis nga ç&...
foto ilustruese SHBA- Pentagoni tha të enjten se ka në Siri 2,000 trupa. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i asaj q&e...