25 Shkurt 2025, 20:36
Nga M.B
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë në gjendje kritike për të katërtën ditë me radhë, por gjendja e tij është stabile dhe ai nuk ka pasur kriza të tjera të frymëmarrjes, tha Vatikani më 25 shkurt. Papa, 88-vjeç, ka kaluar natën e dymbëdhjetë në spitalin Gemelli të Romës, që njëherësh paraqet qëndrimin më të gjatë të tij në spital.
“Kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të jenë kritike, por stabile”, u tha në njoftimin e fundit të lëshuar nga Vatikani.
Një zyrtar i Vatikanit, i cili foli në kushte anonimiteti për mediat më herët gjatë së martës tha se Françesku po ushqehet normalisht, po lëvizë në dhomën e tij të spitalit dhe po vazhdon trajtimin. Vatikani po ashtu njoftoi se Françesku është takuar me numrin dy të Kishës, kardinalin Pietro Parolin dhe zëvendësin e Parolinit të hënën.
Në njoftim u tha se ata diskutuan për punë të lëna pezull sa i përket çështjeve që lidhen me shenjtërimin. Vatikani tha po ashtu se disa emërtime të reja kërkojnë miratimin e Papës.Të hënën Vatikani tha se gjendja shëndetësore e Papës vazhdon të jetë kritike, por ai kishte shfaqur “një përmirësim të lehtë”, duke shtuar se problemi me veshka, për të cilin fillimisht u raportua në fundjavë, nuk ishte gjë shqetësuese.
Pneumonia e dyfishtë është një infeksion serioz i dy mushkërive që mund të shkaktojë inflamacion dhe të vështirësojë frymëmarrjen. Vatikani ka thënë se infeksioni i Papës është “kompleks”. Françesku, që është udhëheqësi i Kishës Katolike që nga viti 2013, në dy vjetët e fundit është përballur me probleme shëndetësore. Ai është i prirë të ketë infeksione në mushkëri, pasi kur ishte i ri i ishte hequr një pjesë e mushkërisë. Teksa Papa po vazhdon qëndrimin në spital, mijëra persona u mblodhën të hënën në Sheshin e Shën Pjetrit për t’u lutur për shëndetin e tij./ REL
papa françesku
Bota
25 Shkurt 2025, 20:16
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Freedom House po kërkon fonde pas ndërprerjes së financimeve të Agjencisë Amerikane për Zhvil...
Bota
25 Shkurt 2025, 20:14
B.Z
Foto ilustruese
SHKUP - Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, nd...
Bota
25 Shkurt 2025, 20:08
E. D
foto ilustruese
MEKSIKË- Pesë persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë kanë përfunduar në spital se...
Bota
25 Shkurt 2025, 19:59
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Administrata e Presidentit Trump ka propozuar tarifa të reja ndëshkuese për transportin ndërkombëtar të...
Bota
25 Shkurt 2025, 19:44
E. D
foto ilustruese
KINË- Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 rezultojnë të zhdukur pasi dy varka ...
Bota
25 Shkurt 2025, 19:05
E. D
Makinat fluturuese
SHBA- Makinat fluturuese nuk janë më vetëm një fantazi, pasi Alef Aeronautics ka realizuar me sukses fluturimin e pa...
Bota
25 Shkurt 2025, 18:39
E. D
Donald Trump
SHBA- Një video e bërë me AI ku shihet presidenti amerikan Donald Trump duke i puthur këmbët Elon Musk ka 'pu...
Bota
25 Shkurt 2025, 17:47
M.B
Foto ilustruese
SERBIA- Policia serbe bastisi të martën zyrat e të paktën katër organizatave të shoqërisë civile si...
Bota
25 Shkurt 2025, 17:41
E. D
Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Rusia përbën kërcënim për Britaninë e Madh...
Bota
25 Shkurt 2025, 17:22
B.Z
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT - Pas vendimit për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh, Kuvendi i Maqedonisë...