Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përplasja e helikopterit ditën e djeshme ndodhi teksa Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian po ktheheshin nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin
IRAN- Vijojnë reagimet nga liderët globalë pas aksidentin me helikopterin në Iran ku gjeti vdekjen presidenti Ebrahim Raisi, ministri i jashtëm Hossein Amir Abdollahian dhe disa zyrtarë të tjerë.
Ministria e Jashtme e Kinës tha në një deklaratë se presidenti Xi Jinping kishte kontaktuar me udhëheqjen iraniane për të shprehur ngushëllimet e tij.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Raisi kishte dhënë kontribute "të paçmueshme" në marrëdhëniet Moskë-Teheran ndërsa shprehu ngushëllimet e tij. Ndërkohë, ministri i jashtëm Sergei Lavrov e përshkroi presidentin dhe homologun e tij iranian si "miq të Rusisë".
"Roli i tyre në forcimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë ruso-iranian dhe partneritetin e besuar është i paçmuar. Ne shprehim sinqerisht ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe për të gjithë popullin mik të Iranit. Mendimet dhe zemrat tona janë me ju në këtë orë të trishtuar.", tha ai.
Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.
“Si koleg i cili personalisht dëshmoi përpjekjet e tij për paqen e popullit iranian dhe rajonit tonë gjatë kohës së tij në pushtet, e kujtoj zotin Raisi me respekt dhe mirënjohje”, tha Erdogan.
“Që në momentin e parë që dëgjuam për aksidentin, ne kemi qenë në kontakt me autoritetet iraniane dhe kemi mobilizuar të gjitha mjetet për të ndihmuar përpjekjet [shpëtimit]”, tha ministri i jashtëm Hakan Fidan.
“Institucionet përkatëse, duke përfshirë ministrinë tonë të mbrojtjes dhe autoritetin AFAD për fatkeqësitë bënë më të mirën e tyre, por për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të dëgjonim lajme të mira”, shtoi ai.
Edhe Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi i Egjiptit "vajtoi" vdekjen e Raisit në një deklaratë, duke shprehur solidaritetin e vendit të tij me "udhëheqjen dhe popullin e Iranit në këtë humbje të madhe".
Përplasja e helikopterit ditën e djeshme ndodhi teksa Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian po ktheheshin nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin
Najib Mikati flet gjatë një konference në Bejrut, Liban, më 13 mars. LIBANI- Libani ka shpallur tre ditë zie për vdekjen...
Presidenti i ri i Tajvanit, Lai Ching-te, gjatë ceremonisë së inaugurimit në Taipei. TAJVANI- Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka...
Bamiyan, Afganistan. (Fotografi nga arkivi) AFGANISTAN- Grupi militant Shteti Islamik (IS) e mori përgjegjësinë më 19 maj për nj&e...
Charles Michel dhe Ebrahim Raisi BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka reaguar pas lajmit se presidenti iranian Ebrah...
Pamje nga vendi i ngjarjes IRAN- Trupat e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe pasagjerëve të tjerë të helikopterit që u rrë...
Ebrahim Raishi IRAN- Në xhaminë e Imam Rizait në qytetin e Mashhadit është njoftuar publikisht vdekja e presidentit të Iranit...
Foto ilustruese SINGAPOR- Çmimet e naftës pësuan rritje të hënën mes pasigurisë politike në vendet kryesore prodh...
Scholz dhe Macron GJEORGJI- Gjermania dhe Franca i dërguan një sinjal të qartë qeverisë së Gjeorgjisë: ligji i diskutues...
Një helikopter që mbante Presidentin e Iranit Ebrahim Raisi ngrihet, pranë kufirit Iran-Azerbajxhan, 19 maj 2024. IRANI- Një helikopter...
lideri i hamasit dhe ebrahim raisi IRAN- Pas vdekjes së presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir Abd...