LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VD+FOTO/ 'Pamje apokaliptike' nga Europa, Greqia nën pushtetin e flakëve, vetëvritet një i moshuar, Britania arrin temperatura rekord

• Europa vijon të jetë prej ditësh nën pushtetin e flakëve, ku mijëra hektarë pyje janë djegur si dhe shumë banesa në afërsi të zonave afër vatrave të zjarrit u shkrumbuan • Britania shënoi temperaturën rekord prej 40 gradësh ditën e sotme duke shkatuar zjarre masive të cilët të ndihmuar dhe nga era u përhapen me shpejtësi • Greqia paraqet një situatë serioze dy ditët e fundit ku zjarret tashmë kanë përfshirë dhe banesa duke i lënë njerëzit në qiell të hapur dhe duke u rrezikuar jetën • Një i moshuar grek i dha fund jetës duke përdorur një pistoletë pasi shtëpia e tij u shkrumbua nga flakët, ai u gjet i shtrirë mes rrënojave në zonën mes Pallinit dhe Anthousa-s • 95 zjarrfikëse me tre grupe njësish këmbësore, 34 automjete, 7 avionë dhe pesë helikopterë janë në betejë me flakët në rajonet e  Zachoulit, Alepochori dhe Zahouli ku janë evakuuar dhe banorët

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Maqedonia e Veriut i vjen në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve masive

VD+FOTO/ 'Pamje apokaliptike' nga Europa, Greqia nën pushtetin e
Zjarr në Greqi

MAQEDONIA E VERIUT- Zjarret masive ditët e fundit kanë pushtuar Greqinë. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjank Petrovska ditën e sotme njoftoi se do të solidarizohen me fqinjin dhe aleatin e tyre, Greqinë, në luftën kundër zjarreve.

Në një deklaratë nga Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, tha se Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Greqi një helikopter për të ndihmuar në fikjen e zjarreve.

“Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Greqi një helikopter për të ndihmuar në fikjen e zjarreve, ndërsa 30 ushtarakë janë të gatshëm të ndihmojnë nëse paraqitet nevoja. Së bashku jemi më të fortë, së bashku mund të dalim fitimtarë në luftën kundër këtyre fatkeqësive natyrore!”, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

4 VITE ME PARE

Vijon të jetë problematike situata në Greqi, rrezikohen disa banesa, avionë dhe helikopterë po punojnë për shuarjen e flakëve

VD+FOTO/ 'Pamje apokaliptike' nga Europa, Greqia nën pushtetin e
Pamje nga zjarret

GREQI- Vazhdon të jetë jashtë kontrollit zjarri i rënë rreth orës 14:00 në Megarë, konkretisht në zonën e Venizës, pranë Alepochorit. Zjarrfikësit po bëjnë një betejë të madhe për të frenuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij. Në fshatin Zachouli, i cili u evakuua më herët, raportohet për dëme në shtëpi. Zjarri është përhapur në Pefkineas Megaron.

Megjithatë, përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë të vështira, si për shkak të erërave tw forta dhe tymit të dendur, i cili vështirëson dukshmërinë, gjë që krijon probleme edhe për mjetet ajrore, të cilat nuk mund të operojnë, pasi nuk kanë akses, shkruajnë mediat.

Zjarri po përparon në jug, në rrugën për në Alepochori, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të ndalur përparimin e tij dhe për të mos kërcënuar banesat atje. Në vendngjarje është bërë rregullimi i qarkullimit, ndërsa nuk mungojnë edhe forcat e policisë, si dhe një ambulancë e EKAB-it për arsye parandalimi.

Pak pas orës 17:00 të pasdites, në vendngjarje po operonin 95 zjarrfikëse me tre grupe njësish këmbësore, 34 automjete, 7 avionë dhe pesë helikopterë, nga të cilët njëri ishte koordinator. Operacioni mbështetet nga zjarrfikësit vullnetarë, pushteti vendor dhe ELAS. 

Situata paraqitet e vështirë, pasi tymi i zi është përhapur në zonë, ndërsa flakët kanë mbërritur edhe në banesat e fshatit Zahouli. Për shkak të ngarkesës së nxehtësisë dhe tymit, ka vështirësi në funksionimin e mjeteve ajrore. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit dhe vullnetarët po luftojnë për të mos ikur zjarrit në Megara. 

  

4 VITE ME PARE

VD+FOTO/ 'Pamje apokaliptike' nga Europa, Greqia nën pushtetin e flakëve, vetëvritet një i moshuar, Britania arrin temperatura rekord

 

 

4 VITE ME PARE

Temperaturat në Britani mbi 40 gradë, shpërthejnë zjarret masive

VD+FOTO/ 'Pamje apokaliptike' nga Europa, Greqia nën pushtetin e
Zjarrfikësit në Wennington

BRITANI- Në Britaninë e Madhe temperaturat këtë javë kanë shënuar më shumë se 40 gradë Celsius për herë të parë. Shërbimet e zjarrëfikësve kanë raportuar se në disa qytete kanë shpërthyer zjarre masive. Në qytetin lindor të Londrës, Wennington një zjarr masiv ka djegur shumë shtëpi.

Sipas raportimeve të banorëve për BBC, thanë se 8 shtëpi dhe një kishë janë shkrumbuar nga zjarri, ndërsa një zjarrëfikës e ka përshkruar këtë ngjarje si një “ferr”. Një qytetar, Tim Stark, i cili lajmëroi zjarrëfikësit në momentin kur shtëpia e tij u rrethua nga flakët, tha për BBC se në fillim kishte parë se kopshti i fqinjit të tij kishte marrë flakë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre më të mira me një zorrëuji nuk kishin mundur të ndaloni përhapjen e tij, raporton BBC.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se ajo ishte informuar për "zjarret" dhe i kërkoi publikut të ndiqnin këshillat e sigurisë nga shërbimi i tyre lokal i zjarrfikësve. Në kryeqytet u bënë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë barbekju dhe të kenë kujdes në hedhjen e cigareve. Aeroporti Heathroë ishte vendi i parë që shënoi temperaturën më shumë se 40 gradë Celsius, por disa vende të tjera kaluan gjithashtu 40 gradë Celsius gjatë pasdites, duke përfshirë Gringley në Hill në Nottinghamshire dhe St James's Park, Keë Gardens dhe Northolt.

Një pjesë e madhe e Anglisë lindore, nga Surrey në South Yorkshire, temperaturat ishin midis 39 gradë Celsius dhe 40 gradë Celsius. Skocia për herë të parë regjistroi tempëraturën më të lartë ndobnjëherë që nga viti 2003, e cila sipas shifrave të meterologëve ishte 34.8 gradë Celsius.

4 VITE ME PARE

Zjarri i dogji 3 herë shtëpinë, i moshuari në Greqi s'përballon dot situatën, i jep fund jetës

VD+FOTO/ 'Pamje apokaliptike' nga Europa, Greqia nën pushtetin e
Shtëpia e të moshuarit

GREQI- Një qytet i Greqisë është përfshirë nga flakët e një zjarri masiv, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar. Ai është gjetur nga autoritetet policore i pajetë në shtëpinë e tij.

Sipas raportimit policor, 80-vjeçari që u gjet i rrethuar nga flakët në zonën mes Pallinit dhe Anthousa-s i ka dhënë fund jetës duke përdorur një pistoletë. Shtëpia e tij ishte djegur tre herë në të kaluarën nga zjarret. Zjarrëfikësit po bëjnë të pamundur për shuarjen e zjarrit masiv.

VD+FOTO/ 'Pamje apokaliptike' nga Europa, Greqia nën pushtetin e
Shtëpia e të moshuarit në Greqi

greqi zjarret ne greqi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj