Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vdiq Berlusconi: Lajmi për humbjen e ish-kryeministrit italian u përhap në të gjithë botën
Disa media, si Le Figaro franceze, BBC britanike, ABC amerikane theksojnë faktin se si Berlusconi ka ka lënë shenjë në Italinë e shekullit të 21.
12 Qershor 2023, 11:58Nga k.m.
Silvio Berlusconi
ITALI- Nga Evropa në Rusi nëpërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Orientit. Lajmi për vdekjen e Silvio Berlusconit hap faqet e lajmeve në mbarë botën. Disa media, si Le Figaro franceze, BBC britanike, ABC amerikane theksojnë faktin se si Berlusconi ka ka lënë shenjë në Italinë e shekullit të 21. Rëndësi e madhe iu dha lajmit edhe në të gjitha agjencitë ruse, nga Tass në Ria Novosti, dhe gjithashtu në ato ukrainase si UNIAN.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leukemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.
Silvio Berlusconi dhe Viktor Orban
ITALI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlu...
Roberta Metsola
ITALI- Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi më...
Matto Salvini
ITALI- Ministri italian i infrastrukturës, Matteo Salvini ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi m&...