LIVE UPDATES
Bota

Vendet afrikane, trysni ndaj Moskës për rikthim tek marrëveshja e drithit

Takimi i nivelit të lartë në Shën Petersburg, mbahet në hijen e luftës në Ukrainë dhe përpjekjeve të Rusisë për të zbutur izolimin e saj. Në takim marrin pjesë 17 krerë shtetesh, 18 më pak se sa në takimin e fundit të këtij lloji, katër vjet më parë në Soçi.

28 Korrik 2023, 17:05 Nga k.m.
Vendet afrikane, trysni ndaj Moskës për rikthim tek marrëveshja e
Foto ilustruese

Vendet afrikane po i bëjnë thirrje Moskës t’i rikthehet marrëveshjes për drithin në një takim të nivelit të lartë që Rusia po mban me udhëheqësit e këtyre vendeve. 30 milionë tonë drithë ukrainas u eksportuan në Afrikë para tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja, sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes. Pezullimi i nismës ka rritur çmimet e ushqimeve duke shkaktuar tensione në gjithë botën. Ndërkohë në takim, Rusia po përpiqet ta paraqesë veten si një partnere e kontinentit afrikan.

Takimi i nivelit të lartë në Shën Petersburg, mbahet në hijen e luftës në Ukrainë dhe përpjekjeve të Rusisë për të zbutur izolimin e saj. Në takim marrin pjesë 17 krerë shtetesh, 18 më pak se sa në takimin e fundit të këtij lloji, katër vjet më parë në Soçi. Moska akuzon Uashingtonin se u ka bërë presion udhëheqësve afrikanë që të mos marrin pjesë. Ndërkohë Presidenti Putin premtoi të enjten ndihmë të konsiderueshme të drejtpërdrejtë për kontinentin.

“Jam gati të fal nga 25 deri në 50 mijë tonë drithë për Burkina Fason, Zimbabven, Malin, Somalinë, Republikën e Afrikës Qendrore, (dhe) Eritrean në muajt e ardhshëm, në tre deri në katër muajt e ardhshëm.”

Takimi mbahet ndërsa rriten tensionet botërore për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja për transportin e drithit që kishte nënshkruar me Ukrainën dhe Turqinë. Në raportin e saj të përditshëm për luftën, Ministria britanike e mbrojtjes thotë se bllokada e Moskës ndaj drithit ukrainas jo vetëm që ka rritur çmimet e grurit, por do të shkaktojë pasiguri ushqimore në të gjithë kontinentin afrikan "për të paktën dy vitet e ardhshme". Dhe vendet afrikane po e bëjnë të qartë pakënaqësinë e tyre.

"Shpresoj shumë në arritjen e një marrëveshjeje për transportin e drithit, që të marrë në konsideratë nevojat dhe interesat e të gjitha palëve të interesuara, duke i dhënë fund rritjes së vazhdueshme të çmimeve”, tha presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Sisi tha se është thelbësore që Moska t’i rikthehet marrëveshjes.

Edhe për çështje të tjera ka pak shenja për një emërues të përbashkët. Disa nga udhëheqësit i bënë thirrje Rusisë që të ndalojë agresionin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

“Vendet afrikane shkuan në Rusi për të gjetur mënyra për të ushtruar ndikim që Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje paqeje”, thotë për Zërin e Amerikës Bashir Obasekola, që drejton Organizatën e Diasporës Nigeriane në Evropë.

Shumë në Perëndim e shohin takimin si një lëvizje propagandistike të Kremlinit për të treguar se nuk është i izoluar nga bota. Por vëzhguesit thonë se është gjithashtu një mundësi për të folur sinqerisht me udhëheqësit rusë për nevojën për të sjellë paqe në Ukrainë. Ndërkohë në sfond të takimit, është shfaqur për herë të parë që pas kryengritjes së dështuar në qershor, udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, siç shihet në këtë foto të postuar në Twitter nga Catrina Doxsee, eksperte e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare./VOA

afrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj