Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ish-deputeti shprehet se pasi ka lexuar vendimin kuptoi edhe vonesën e zbardhjes së këtij vendimin, e cila sipas tij, ishte vështirësia për të përpiluar një urdhër të kryeministrit Edi Rama.
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pasi Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin për dënimin e tij me 1 vit burg. Salianji e ka cilësuar vendimin qesharak dhe skandaloz, ndërsa thotë se "Gjykata e Ramës në vendimet juridike na mëson si bëhet politikë."
Ish-deputeti shprehet se pasi ka lexuar vendimin kuptoi edhe vonesën e zbardhjes së këtij vendimin, e cila sipas tij, ishte vështirësia për të përpiluar një urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se në këtë vendim janë manipuluar dhe shtuar prova të paqena, që janë thënë më herët në publik nga kryeministri.
"Pas 50 ditësh në burg e pasi për herë të parë në 34 vite dënohet një shtetas, (lënë menjane nje deputet, lënë menjanë një funksionar i parlamentit si nënkryetar i grupit parlamentar), pa referencë në asnjë ligj, dhe duhet të lexoj edhe manipulime provash. Si kjo, kur e nisin jo nga faqja 1 por 3, se aty i leverdis, e citojne jo nga pergjimi 2 por 5 se aty po i leverdis. Një selektim banal, një monstrouzitet i pashkallë.", shprehet Salianji ndër të tjera.
Ai shton se vendimi përveçse ka tejkalim të çdo norme të shtetit të së drejtes, është marrë duke manipuluar provat, duke mos dëgjuar asnjë argument të shoqëruar me prova shkencore. Ai njofton se do të bëj publike në ditët në vijim të gjithë "manipulimet dhe shkeljet e këtij vendimi."
REAGIMI I PLOTË:
Qesharake, skandaloze dhe monstruoze;
Gjykata e Ramës në vendimet juridike, na mëson si bëhet politikë!
Pas 50 ditësh në burg pa një vendim të zbardhur, teksa e vuaj dënimin pa arsyetim e referenca ligjore, më në fund ja behu fermani.
Edhe pse nuk kisha shumë pritshmëri, gjithsesi, isha në pritje për të parë se çfarë kanë argumentuar.
Ose më saktë, çfarë produkti do të kishte dalë nga ajo përpëlitje, për të justifikuar dënimin politik pa ligj të një kundërshtari të regjimit.
Dhe e lexuam! Lexojeni:
“….Në përgjithësi deklarimet publike përfaqsojne "modus operandin" me anë të së cilës politikanët apo përfaqësuesit e grupimeve te mëdha politike në pushtet apo në opozitë, prezantojnë shqetesimet për fenomene te ndryshme, që u kanë terhequr vemenden atij/atyre, partnereve ndërkombëtare, shoqërisë shqiptare veçanërisht kur është fjala për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit”..
Ky paragraf dhe të tjere si ky, e besoni apo jo, shkruhen në një arsyetim gjykate, pasi e kanë syrgjynosur dikë në izolim!
Aty ku duhet te kishte prova, argumenta ligjore, fakte të pastra, se ku është shkelur ligji, është shkruar me delire të këtyre përmasave idioteske, se si behet politke. Dhe si bëhet politikë e përcaktojnë gjyqtarët.
Pra paskemi një gjykatë morali, që të dënon sipas një interpretimi etik të saj. A nuk ndodh kjo dhe në Iran? Po cilin besim përfaqësojnë, apo gardianë të cilit besim janë këta? Të asaj “feje” që quhen rilindje, dhe të teokratit Ramë?
E kotë ti bësh Zotit një kërkesë, si ajo thirrja e Volterit: Të lutem bëji armiqtë e mi qesharake! Nuk ka nevojë për lutje. Ata janë qesharakë. Janë shumë qesharakë.
Miq të nderuar, pasi lexova vendimin e zbardhur, kam qartësine e trishte se arsyeja perse nuk e shkruanin vendimin, dhe u deshën 50 ditë për këtë manifest anti-ligj e anti-kushtetutë, ishte zori për të përpiluar një urdhër të Edi Ramës. Kur e lexon atë vendim, kupton që ata janë perpëlitur në ethe e siklete jo të vogla, që te gjejne ndonje ligj ku të paken, e në fund kanë shkarravitur çfarë Rama do, çfarë Rama paralajmëroi, çfarë Rama mbrojti në publik pas shpalljes së verdiktit.
Në dëshpërim për të pasur diçka konkrete, kanë shkuar deri aty sa kanë manipuluar dhe shtuar prova të paqena, gjithnjë të udhëhequr nga piketat që sunduesi i kishte lëshuar në publik. E kjo shkon deri aty sa nisin të mesojne partitë politike, deputetët dhe përfaqësuesit e partive, se si të bëjnë politike!
Tre gjyqtarët që për përfaqësuesit ndërkombëtarë (ONM) duhet të shkarkoheshin, i kthejnë “nderin” atyre që i mbajtën, kryeministrit dhe ish-drejtuesit të reformës në drejtësi! Gjykata në vendim, siç po e lexoni, na mëson se si “i shërbehet forcës politike që përfaqësojmë”!
Pas 50 ditësh në burg e pasi për herë të parë në 34 vite dënohet një shtetas, (lënë menjane nje deputet, lënë menjanë një funksionar i parlamentit si nënkryetar i grupit parlamentar), pa referencë në asnjë ligj, dhe duhet të lexoj edhe manipulime provash. Si kjo, kur e nisin jo nga faqja 1 por 3, se aty i leverdis, e citojne jo nga pergjimi 2 por 5 se aty po i leverdis. Një selektim banal, një monstrouzitet i pashkallë.
Dua ta përsëris, sepse në këtë vend çdo gjë po shkruhet ne rërë dhe vjen hataja e rradhes e fshin tragjedinë e parandodhur.
Miq, E drejta e fjalës është e drejtë e pamohueshme e njeriut dhe jo vetem e politikanit, e nese lejojmë që gjykatat të marrin rolin paternalist ndaj verbit, të përcaklojnë ato kodin e etikës dhe guidën e luftës politike, ne e kemi shkaterruar me themel shtetin e se drejtes. Kemi lejuar një gremisje të vendit dhe aspiratës europiane. Kemi lënë të ndodhë një dëm I parikuperueshëm.
Dhe më e rëndë se sa budallallëku, është halli që i detyron të shkojnë në këtë batak, është borxhi që i kanë Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës që i shpëtuan nga vetingu, u mbuluan cenet, kur ONM (Nderkombetaret) kanë kërkuar që të shkarkohen!
Vendimi perveçse ka lajthitje dhe tejkalim të çdo norme të shtetit të së drejtes, është marrë tërësisht duke manipuluar provat, duke mos degjuar asnjë argument të shoqeruar me prova shkencore e duke thënë, të pathenshmen.
Kanë shkruar se; akuza qënka ngritur duke e printuar nga mediat. Kanë shkruar se denoncimi publik është i pavërtetë sipas tyre, kjo kur pas daljes time, trafikanti nderkombetar i drogës shkoi në burg brenda ditës. Trafikanit vërteton akuzën time, gjykata mbron trafikantin e vfëllain e tij, dhe dënon denoncuesin!
Përmbledhtazi;
-Manipulimi i provave shkencore që vertëtojnë 100% denoncimin,
-Mungesa e hetimit për trafikun e drogës për shkak se i denoncuari shkoi ne Itali, se më mire burg atje, se halle të reja me ligjin në Shqipëri,
-Vertetimi nga agjensia britanike JP French se zëri i publikuar është i ngjashëm me zerin e Agron Xhafajt,
-Tabulatet dhe qelizat telefonike,
Te gjitha deshmite e deklarimet vertetojne se gjithçka kemi denoncuar është e vërtetë. Kjo e vertete, në fakt ka detyruar gjykaten të perpelitet e të mashtrojë hapur dhe te shmange leximin e provave duke prodhuar nje turp!
‼️Ky është momenti dhe leximi i parë, më tej, do të bëj publike të gjithë manipulimet dhe shkeljet e këtij vendimi të marrë nga Edi Rama e të zbardhur me vonesë, me turp nga Gjykata.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën ditën e sotme në Kuvend për buxhetin 2025. Pasi foli për projektb...
Momenti TIRANË- Një moment pikant ka ndodhur në Kuvend ditën e sotme, pasi kryerministri Edi Rama përfundoi fjalën e tij...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha nga foltorja e Kuvendit se buxheti i vitit 2025 ësht&eum...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se kryeministri Edi Rama e jep bonusin e fundvitit për p...
Pritja KOSOVË- Ashtu siç ishte njoftuar, ditën e sotme do të zhvillohet takimi mes dy qeverisë të Kosovës dhe Maqedoni...
flamur noka TIRANË- Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama për buxhetin 2025, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se ky do ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2025 është trefish më i madh se ai i vitit 2013. Gjatë fjal...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka fyer Opozitën në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së tij në Kuv...
gazment bardhi TIRANË- Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar t&eu...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se qeveria është përqendruar në rritjen ...