LIVE UPDATES
Bota

Vendimi për fajësinë e ish-presidentit Trump, ndasi në jetën politike amerikane

Ekipi elektoral i kundërshtarit të tij politik dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden, u shpreh se vendimi i jurisë në Nju Jork për ta shpallur fajtor ish-presidentin Trump tregon se askush nuk është mbi ligjin.

31 Maj 2024, 21:30 Nga N.F
Vendimi për fajësinë e ish-presidentit Trump, ndasi në
Foto ilustruese

SHBA- Vendimi historik për fajësinë e ish-presidentit Donald Trump në gjykatën e Nju Jorkut të enjten për 34 akuza penale shkaktoi me shpejtësi reagime në mbarë spektrin politik.

Ekipi elektoral i kundërshtarit të tij politik dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden, u shpreh se vendimi i jurisë në Nju Jork për ta shpallur fajtor ish-presidentin Trump tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“Donald Trump-i ka menduar gjithnjë në mënyrë të gabuar se nuk do të përballej ndonjëherë me pasoja për shkeljen e ligjit për përfitim personal”, thuhet në një deklaratë të ekipit elektoral Biden-Harris. “Por vendimi nuk ndryshon faktin se populli amerikan përballet me një realitet të thjeshtë. Mbetet ende një mënyrë ta mbajtur Donald Trump-in larg Zyrës Ovale: kutitë e votimit”.

Ekipi elektoral i zotit Trump pretendoi në një deklaratë se atij nuk iu dha mundësia për një gjykim të drejtë, në një ndër pjesët më liberale të vendit.

“Kjo ishte e turpshme. Ky ishte një gjyq i manipuluar nga një gjyqtar i korruptuar. Është një gjyq i manipuluar, një turp. Nuk na lejuan ndryshimin e vendndodhjes. Kemi patur 5 apo 6 për qind mbështetje në këtë zonë. Ky ishte një gjyq i manipuluar, i turpshëm”, deklaroi ish-presidenti Trump.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson u shpreh në një deklaratë se: “Sot është një ditë e turpshme në historinë amerikane. Demokratët brohorisnin ndërsa shpallën fajtor udhëheqësin e partisë kundërshtare nëpërmjet akuzave qesharake, të bazuara në dëshminë e një të dënuari për shkelje penale, të cilit i është hequr edhe liçenca e ushtrimit të profesionit. Kjo ishte një përpjekje krejtësisht politike, jo ligjore”.

Ligjvënësit demokratë thanë se vendimi demonstroi fuqinë e sistemit ligjor amerikan.

“Një individ, që është shpallur fajtor për 34 akuza penale dhe tregon zero respekt për funksionimin e shtetit ligjor, nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr vendin më të mrekullueshëm të botës”, tha senatorja demokrate Sheldon Whitehouse, kryetare e nënkomisionit për gjyqësorin në Senat. “Vetëm në salla të ndershme gjykatash ish-presidenti nuk ka mundur të gënjejë dhe të shajë për të dalë nga telashet. Ekziston një arsye përse amerikanët u besojnë jurive”.

Vendimi shënon herën e parë që një ish-president amerikan gjendet fajtor për vepra penale. Ky vendim megjithatë nuk ia ndalon zotit Trump kandidimin për poste publike dhe mund t’i nënshtrohet një procesi të zgjatur apelimi.

Barbara Perry, bashkëkryetare e Qendrës Miller për historinë presidenciale në Universitetin e Virxhinias, i tha Zërit të Amerikës se nëse dështon në apel, zoti Trump do të shënonte kështu një tjetër zhvillim historik për një ish-president amerikan.

“Le të themi se do të qëndrojë në fuqi dënimi i tij për vepra penale deri më 5 nëntor, ditën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Nëse vazhdon të qëndrojë rezident në Florida, një shtet ku të dënuarve për vepra penale nuk u lejohet të votojnë, ai praktikisht nuk do të jetë në gjendje të votojë për vete. Ironia tjetër e kësaj, krahas faktit që është e paprecedentë,... është se ai dhe shumë republikanë të tjerë janë përpjekur prej vitesh të dekurajojnë ushtrimin e të drejtës së votës”.

Ish-presidenti Trump mund të përballet gjithashtu me mundësinë e një dënimi me burg, ose mund të vendoset nën arrest shtëpie, nëse vendimi për fajësinë e tij do të mbetet në fuqi.

Senatori republikan Lindsey Graham kritikoi nëpërmjet një deklarate procesin që solli vendimin për fajësinë.

“Një prokuror vegël e politikës sajoi akuzat në një ndër selitë më liberale juridike të vendit. Një gjykatës i pakëndshëm dhe i anshëm, që duhej të ishte skualifikuar, e drejtoi gjyqin në mënyrë që të ishte i sigurt dënimi i Donald Trump-it. Një juri e formuar nga përfaqësues të një prej zonave më liberale të Amerikës”, tha senatori Graham.

Zonja Perry i kundërshton akuzat e republikanëve se gjyqi ishte një falsitet.

“Shumica e vëzhguesve objektivë do të thonin se ky ishte një gjykatës shumë i drejtë. Por edhe nëse do të mendonin se gjykatësi ishte i padrejtë, a do të mendonin se edhe të 12 anëtarët e jurisë ishin të padrejtë? A mendojnë se ishin të gjithë partiakë?”, tha ajo. “Të 12 anëtarët e jurisë u miratuan nga të dyja palët në këtë proces gjyqësor dhe të thuhet që i gjithë procesi ynë ligjor është një falsitet, do të thoja se kjo lloj deklarate i afrohet ndoshta tradhtisë”.

Zëdhënësi i këshilltarit ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams tha se: “Ne respektojmë shtetin ligjor dhe nuk kemi komente të mëtejshme”. Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende pyetjes së Zërit të Amerikës nëse ka përgatitur një vlerësim për rreziqe të shtuara pas dhënies së vendimit. Ish-presidenti Trump përballet me tre çështje të tjera penale në Florida, Xhorxhia dhe Uashington.

Marre nga VOA

trump shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje