LIVE UPDATES
Bota

Venecia vendos taksë të re për të mbajtur nën kontroll fluksin e vizitorëve

Vizitorët e parë që mbërritën në qytet u përballën me tabela të mëdha ku janë radhitur 29 data të ndryshme deri në muajin korrik, gjatë të cilave do të ketë edhe hyrje të veçanta në qytet për vizitorët, banorët, studentët dhe punëtorët.

25 Prill 2024, 21:08 Nga E. D
Venecia vendos taksë të re për të mbajtur nën kontroll
foto ilustruese

VENECIA-  Një program pilot filloi në qytetin italian Venecia që synon të vendosë nën kontroll fluksin e vizitorëve të shumtë që mbërrijnë në këtë qytet turistik dhe të lehtësojë jetën e banorëve. Nga e enjtja vizitorët do të duhet të paguajnë 5 Euro për të hyrë në qytet në ditët më të ngarkuara të vitit.

Vizitorët e parë që mbërritën në qytet u përballën me tabela të mëdha ku janë radhitur 29 data të ndryshme deri në muajin korrik, gjatë të cilave do të ketë edhe hyrje të veçanta në qytet për vizitorët, banorët, studentët dhe punëtorët.

“Duhet të gjejmë një balancë të re mes turistëve dhe banorëve”, tha Simone Venturini, drejtuesi i turizmit për qytetin e Venecias. “Duhet të ruajmë hapësirat për banorët dhe të dekurajojmë ardhjen e vizitorëve ditorë në periudha të caktuara”.

Sidoqoftë, jo të gjithë banorët janë të bindur për efektshmërinë e këtij sistemi të ri që dekurajon turizmin masiv. Ata këmbëngulin se vetëm një rigjallërim i popullsisë vendase do të rikthente balancën në këtë qytet ku rrugicat e ngushta dhe varkat që shërbejnë si taksi janë shpesh të mbingarkuara me turistë.

Qindra venecianë protestuan kundër programit të ri, duke marshuar drejt stacionit kryesor të autobuzëve të qytetit, me parrulla si “Jo biletave, Po shërbimeve dhe strehimit”. Ata u përballën me policinë që ua ndaloi hyrjen në qytet, duke i detyruar të ndryshonin drejtimin dhe të hynin nëpërmjet një ure, ndërsa shoqëroheshin nga policë të veshur civilë. Demonstrata u përmbyll paqësisht në një shesh të qytetit.

Turistët që mbërritën në qytet u pritën nga gazetarë të shumtë dhe punonjës që i orientonin për rregullat e reja dhe i ndihmonin se si të merrnin në celularë kodin QR për të bërë pagesën e taksës së re.

Vizitorët që vinin nga qytetet e tjera të Italisë thanë se u ndjenë të habitur ndërsa iu kërkua të paguanin për të hyrë në një qytet të vendit të tyre, ndërsa i orientonin drejt hyrjeve të caktuara për turistët.

Pasi kaloheshin procedurat e hyrjes, vizitorët priteshin nga punonjës të veshur me jelekë të verdhë që bënin kontrolle të herëpashershme në stacionin e trenit. Shkelësve iu vendosën gjoba nga 50 deri në 300 Euro, por zyrtarët thanë se po tregonin më shumë mirëkuptim në këtë fazë fillestare të programit të ri.

Rregulla e reja do të vlejnë për personat që mbërrijnë nga ora 8:30 e mëngjesit dhe deri në 4 të pasdites. Jashtë këtij orari, hyrja do të jetë falas dhe e pakufizuar.

Venecia ka përjetuar prej kohësh trysninë e turizmit të mbingarkuar dhe zyrtarët shpresojnë që projekti pilot mund të ofrojë shifra më të sakta për ta menaxhuar më mirë këtë dukuri.

Qyteti është në gjendje të monitorojë numrin e vizitorëve që regjistrohen nëpër hotele. Vitin e kaluar ishin 4.6 milionë dhe kjo është një shifër 16% më e ulët se nivelet e larta përpara pandemisë. Por, numri i turistëve ditorë, që janë shumica e vizitorëve në Venecia mund të përllogaritej vetëm bazuar në hamendësime. Një zyrë operacionale që u krijua në qytet gjatë pandemisë filloi të gjurmojë numrin e të ardhurve nëpërmjet të dhënave të celularëve. Ky monitorim i ri konfirmoi vlerësimin e bërë para pandemisë për rreth 25 deri në 30 milionë vizitorë në vit, tha Michele Zuin, drejtuese për çështjet ekonomike të qytetit. Në këtë shifër përfshihen të gjithë vizitorët, ata ditorë dhe ata të regjistruar nëpër hotele./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj