LIVE UPDATES
Bota

"Vera e mosbindjes civile në Serbi"/ DW: Pas tetë muajsh demonstratash paqësore, lëvizja protestuese po ndryshon kurs! Ultimatumi për Vuçiç

Një fazë e re në protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit në Serbi, ku pati përleshje mes qytetarëve dhe policisë në kryeqytetin serb. Demonstruesit hodhën gurë dhe shishe, dhe forcat e sigurisë u përgjigjën me granata tymuese, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

14 Korrik 2025, 08:22 Nga r.ll
"Vera e mosbindjes civile në Serbi"/ DW: Pas tetë muajsh
pamje nga protestat

SERBI- "Nuk do t'ju themi çfarë të bëni, sepse e dini vetë." Me këto fjalë, studentët në Beograd ia dorëzuan stafetën e rezistencës civile të gjithë shoqërisë serbe më 28 qershor 2025. Dorëzimi simbolik i pushtetit protestues u bë gjatë një proteste në të cilën ata i dhanë një ultimatum të qartë qeverisë së Presidentit Aleksandër Vuçiç: zgjedhje të parakohshme parlamentare ose mosbindje civile. Një fazë e re në protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit në Serbi, ku pati përleshje mes qytetarëve dhe policisë në kryeqytetin serb. Demonstruesit hodhën gurë dhe shishe, dhe forcat e sigurisë u përgjigjën me granata tymuese, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë oficerë policie që përdorin dhunën kundër protestuesve paqësorë.  Rasti i studentit Luka Mihajloviç nga Novi Sadi tërhoqi vëmendjen kudo. Sipas raportimeve, ai u hodh përtokë dhe u rrah pavarësisht se qëndronte i qetë me duart lart. Për shkak të lëndimeve, Mihajloviç u desh të dërgohej në spital. Por ndërsa priste për operacionin, një gjyqtar urdhëroi paraburgimin e tij pa një seancë paraprake dëgjimore. Nëna e gjeti atë në pranga në shtratin e spitalit, me roje dhe pa qasje në telefon.

Përndjekje e studentëve

Bllokimet e rrugëve përhapën nga Beogradi në të gjithë Serbinë të nesërmen. Qytetarët bllokuan spontanisht rrugët dhe kryqëzimet - disa ngritën barrikadame kontejnerë mbeturinash, të tjerë zunë vendkalimet për këmbësorë. Policia u përgjigj me dhunë. Qindra u arrestuan dhe shumë të plagosur. Profesorja e universitetit për biologji dhe aktiviste , Biljana Stojkoviç, ishte dëshmitare e një prej sulmeve më brutale të policisë ndaj studentëve që luanin volejboll në mënyrë paqësore gjatë një bllokade rrugore. "Mbërritën disa makina policie dhe brenda sekondave, oficerët e policisë u vërsulën me shkopinj në kryqëzim drejt studentëve. Ata ikën drejt fakultetit të drejtësisë", tha Stojkoviç për DW.

Pamjet nga ajo mbrëmje tregojnë policinë duke rrahur studentët, duke i zvarritur ata jashtë ndërtesës së universitetit dhe duke i arrestuar. "Ishte aq e tmerrshme sa gati më ra të fikët. Bërtita, godita me grushte mburojat e oficerëve të policisë, plotësisht e dëshpëruar, sepse skena ishte tepër brutale", kujton Stojkoviç.

Taktika e re demonstruesve

Që ditët e para të mosbindjes civile, u arrestuan mbi 300 qytetarë në Serbi. Numri i arrestimeve është rritur që atëherë, por nuk ka shifra zyrtare. Ministria e Brendshme në Beograd nuk iu përgjigj një pyetjeje të DW për këtë çështje. Midis të arrestuarve janë edhe minorenë, studentë, profesorë, mjekë, avokatë, aktivistë, politikanë dhe këshilltarë vendorë që i përkasin opozitës. Si reagim ndaj dhunës së policisë, studentët ndryshuan taktikat e protestër duke iu dredhuar forcave të sigurisë. Në vend që t'u rezistojnë policëve, ata shmangen ose e zhvendosin protestën e tyre në një kryqëzim tjetër sapo të mbërrijë policia. Ose thjesht ulen në hije ndërsa oficerët qëndrojnë roje në asfaltin e nxehtë, duke bllokuar një "bllokadë ndërkohë bosh".

"Ndërsa policia vepron brutalisht në disa qytete, situata është më e qetë në qytete të tjera", përmbledh Stojkoviç. "Megjithatë, policia po kontrollon intensivisht dhe pa shkak dokumentet e identitetit të njerëzve në trotuare, në rrugë dhe në bllokada. Brenda dy ditësh, këta njerëz raportohen për një shkelje." Stojkoviç beson se e gjithë kjo është pjesë e strategjisë së Presidentit Vuçiç. Ai e di se duhet të përmbahet nga dhuna e hapur për të shtypur protestat, pasi brutaliteti mund të shkaktojë reagime nga Bashkimi Evropian.

Deklarata zyrtare e Ministrisë së Brendshme luhatet midis thirrjeve për qetësi dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç deklaroi se bllokimi i arterieve kryesore të trafikut ishte i paligjshëm. "Të gjithë kanë të drejtë të angazhohen politikisht, por ka një kohë dhe vend për luftë politike."

Luajaliteti i policisë me pikëpyetje

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë qytetarë po humbasin besimin, se policia vepron në mënyrë të ligjshme. Pakënaqësia po rritet edhe midis vetë forcave të sigurisë. Mbi 100 ish-oficerë dhe aktualë policie nënshkruan një apel të hapur drejtuar kolegëve të tyre për t'i rezistuar urdhrave të paligjshëm. Mes tyre është edhe Ugljesa Bokic, i cili u largua nga forcat policore në vitin 2023 dhe që atëherë punon si gazetar. Ai thotë se shumë oficerë policie nuk e mbështesin situatën aktuale. "Ligji i detyron ata të jenë në rrugë, por ata përballen edhe me një dilemë morale që bie ndesh me detyrat e tyre ligjore", tha Bokic për DW.

Dy oficerë në shërbim të intervistuar nga DW konfirmuan pakënaqësinë në rritje brenda forcës policore - veçanërisht në muajt e fundit. Megjithatë, kjo ndjenjë proteste aktualisht është e heshtur: "Ata thjesht psherëtijnë  me veten e tyre."

Vuçiq nuk ndryshon qëndrim: Nuk ka zgjedhje të reja

Pavarësisht protestave të vazhdueshme, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vazhdon të refuzojë kategorikisht zgjedhjet e reja. Zgjedhjet në Serbi nuk do të zhvillohen deri në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027, deklaroi ai. "Nuk kalojnë pesë ose gjashtë orë pa menduar për zgjedhjet. Unë jam një kafshë politike - jetoj për të, 24 orë në ditë. Por duhet ta kuptoni se ka gjëra më të rëndësishme se zgjedhjet - domethënë, vendi juaj, Serbia juaj", tha Vuçiq.

Megjithatë protestat nuk ka gjasa të ndalen. Ato po organizohen në pothuajse çdo qytet, po ngrihen barrikada spontane dhe qytetarët po organizohen me turne, si të përgatiten për një rezistencë të zgjatur. "E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë - si sociale ashtu edhe politike - janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare", thotë Biljana Stojkoviç. Vendi tashmë gjendet në udhëkryq dhe nëse gjërat vazhdojnë kështu, zgjedhjet do të bëhen të pashmangshme. "Vetë Vuçiç po përgatit një strategji daljeje për veten", është e bindur Stojkoviç. Ai ka themeluar grupin studentor, i cili vepron për rreth dhjetë ditësh nën emrin "Studentët për Serbinë", ata kërkojnë ndërprerjen e bllokadave, arrestimin e aktivistëve dhe zgjedhje të reja. Për qytetarët në rrugë, zgjedhjet janë vetëm kërkesa minimale. Dhe presioni sapo ka filluar, thotë Stojkoviç. Hapi tjetër në përshkallëzimin e mosbindjes civile: bllokimi i autostradave./DW

protestat ne serbi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë