LIVE UPDATES
Bota

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin (FOTO)

Video dhe fotografi që tregojnë sulme me dronë, shpërthime dhe goditje raketore janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ripërdorur për të mbështetur narrativë të rremë

21 Qershor 2025, 16:14 Nga r.ll

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

IRAN- Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër vizuale — nga lëshimet e raketave ruse deri te copëzat e dronëve pakistanezë — për të paraqitur një pamje të shtrembëruar të konfliktit me Izraelin.

Video dhe fotografi që tregojnë sulme me dronë, shpërthime dhe goditje raketore janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ripërdorur për të mbështetur narrativë të rremë

Më 13 qershor, në ditën e parë të konfliktit, transmetuesi shtetëror iranian, IRIB TV1, shfaqi pamje dramatike të raketave që shpërthenin mbi det, të shoqëruara me imazhe të tubimeve proqeveritare dhe komente për armiqësitë në vazhdim.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Megjithatë, këto pamje nuk kishin asnjë lidhje të dukshme me Iranin. Një kërkim i thjeshtë përmes “reverse image search” të pamjes së parë të videos iu dërgon në kanalin në YouTube të quajtur Navy Lookout, i cili kishte publikuar të njëjtën video në mars 2022, duke e identifikuar si lëshime të raketave ruse në Detin e Zi.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Pas transmetimit të kësaj videoje në Iran më 13 qershor, ajo u shpërnda disa herë në rrjete sociale ditën tjetër, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si pamje e lëshimeve të raketave iraniane.

Një javë më vonë, i njëjti kanal televiziv shkoi edhe më tej, duke përdorur pamje pa zë të një sulmi izraelit ndaj Iranit — të xhiruara afër Liqenit Çitgar në Teheran dhe të publikuara më 16 qershor — teksa fliste për sulme të Iranit ndaj Izraelit me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Pamje nga Ukraina dhe Pakistani

IRIB TV1 nuk është i vetmi kanal shtetëror që përdor pamje të vjetra. PressTV, kanali në gjuhën angleze që drejtohet nga shteti iranian, ka publikuar të paktën dy fotografi të ricikluara, duke i paraqitur në mënyrë të gabuar si pamje nga konflikti aktual.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Më 17 qershor, PressTV publikoi një foto të një droni të rrëzuar me mbishkrimin: “Dron izraelit i rrëzuar pranë objektit bërthamor të Natanzit”.

Natanz është një prej impianteve bërthamore të Iranit, që raportohet se është shënjestruar nga sulmet izraelite gjatë javës së kaluar.

Por, kjo foto veçse kishte qarkulluar një muaj më parë në mediat pakistaneze dhe ishte shoqëruar me pretendimin se ushtria pakistaneze e kishte rrëzuar dronë të prodhimit izraelit, të lëshuar nga India.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Një ditë më vonë, PressTV publikoi një tjetër foto në llogarinë në X, duke treguar tym që dilte nga shpërthime të shumta mbi horizontin e një qyteti, me përshkrimin “Tel Aviv, tani”.

Edhe pse fotoja është e re — u shfaq për herë të parë më 17 qershor — ajo nuk e tregon Tel Avivin, por një tjetër sulm rus në Ukrainë, të shpërndarë nga media ukrainase dhe disa llogari në rrjete sociale.

Verifikimi i REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet

Përveç mediave shtetërore, edhe disa llogari private — përfshirë disa që pretendojnë të jenë të lidhura me shtetin — kanë qarkulluar pamje të vjetra nga Ukraina, duke i paraqitur rrejshëm si skena nga Izraeli, përfshirë edhe video të manipuluara apo imazhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale./REL

konflikti iran-izrael


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj