LIVE UPDATES
Bota

Veto e Bullgarisë, Kovaçevski: Identiteti dhe gjuha maqedonade nuk do të negociohen

Kovaçevski ka nënvizuar se tek autoritetet maqedonase ende nuk ka mbërritur propozimi francez, i cili harmonizohet nga ana e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

17 Qershor 2022, 15:47 Nga d.a
Veto e Bullgarisë, Kovaçevski: Identiteti dhe gjuha maqedonade nuk
Dimitar Kovaçevski

"Identiteti dhe gjuha maqedonade nuk do të negociohen”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Prespës për Dialog, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth përmbajtjes së propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që mundëson nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Maqedonia e Veriut, që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për shkak të disa kontesteve mes dy vendeve që lidhen me gjuhën dhe identitetin, Bullgaria e ka bllokuar këtë proces.

Kovaçevski ka nënvizuar se tek autoritetet maqedonase ende nuk ka mbërritur propozimi francez, i cili harmonizohet nga ana e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Nëse vendet anëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe Bullgarinë, harmonizojnë propozimin në raport me zgjerimin, gjatë samitit të ardhshëm do të na dorëzohet propozimi, dhe ne atëherë do t`i japim vërejtjet tona. Lidhur me qëndrimet, ato janë qartë të përcaktuara nga Kuvendi, se nuk do të negociohet për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas dhe se zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse me garanci se pas kësaj nuk do të ketë kërkesa të tjera në raport me integrimin tonë në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Kovaçevski ka përshëndetur përpjekjet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron që kryeson me presidencën e BE-së deri më 1 korrik - i cili personalisht ka iniciuar gjetjen e një zgjidhjeje.

Sa i përket problemeve të brendshme në Bullgari me humbjen e shumicës parlamentare, kryeministri Kovaçeski ka theksuar se në këtë situatë është me rëndësi që të mos politizohet kontesti që ka Shkupi me Sofjen zyrtare.

Të premten ish-ministri i Punëve të Jashtme, zyrtar i lartë nga radhët e VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në rrjetet sociale ka publikuar dokumentin, i cili, sipas tij, paraqet propozim-kornizën negociuese të Këshillit të BE-së për Maqedoninë e Veriut.

Sipas dokumentit të publikuar, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, bëhen pjesë e kornizës negociuese me BE-në, ndërkohë për Maqedoninë e Veriut hapet edhe një çështje tjetër - ajo e Kushtetutës dhe përfshirjes së pakicës bullgare si kusht për caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

Milloshoski ka akuzuar kryeministrin Kovaçeski, ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, dhe ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq, të cilët, ka thënë ai, edhe pse kanë qenë në dijeni për këtë dokument, nuk kanë arritur që marrëveshjet dypalëshe t’i ndajnë nga korniza negociuese, për çka janë angazhuar shumë anëtare mike të Bashkimit Evropian.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, nëpërmjet një video-prezantimi para të pranishmëve në Forumin e Prespës për Dialog ka theksuar se Bullgaria duhet të përforcojë përpjekjet për tejkalimin e kontestit me fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut.

“Sot derisa festojmë 4-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës , është e rëndësishme të theksojmë se ashtu siç Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë mundur ta tejkalojnë problemin e tyre dhe ta zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët, presim që Bullgaria të bëjë përpjekje dhe të bëjë të njëjtën gjë. Jam i sigurt që diskutimi i sotshëm do të ofrojë shumë ide se si të ecim përpara së bashku”, ka theksuar Varhelyi.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera nëse vendos t`i bashkohet iniciativës "Ballkani i Hapur", kryeministri Kovaçevski tha që “ftesa për Kosovën është e hapur”, porse nuk dha më shumë detaje.

Kovaçevski ka theksuar se Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë zgjidhje mes vete, por e cila si e tillë nuk do të ndikojë në vendet e rajonit.

“Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet përmes dialogut të përbashkët mes dy shteteve. Ne, si shtet, këtë do ta respektojmë. Atë zgjidhje dhe qëndrim që do ta arrijnë Kosova dhe Serbia, duhet t’i kënaqë të dyja palët, por zgjidhja nuk duhet të ketë ndikim mbi shtetet përreth, siç është vendi ynë”, tha Kovaçevski.

Ky reagim pasoi qëndrimin e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se shteti i saj ndodhet para një sfide të vështirë pasi rruga e integrimeve për Serbinë mbetet e kushtëzuar me njohjen e Kosovës, edhe pse, siç tha, një gjë e tillë askund nuk thuhet hapur për sa i përket procesit të integrimeve të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në Ohër gjatë ditës së dytë të Forumit të Prespës për Dialog i pranishëm është edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla./REL/

dimitar kovaçeski veto e bullgarise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj