Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VIDEO/ Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, momenti kur takon Rishi Sunak në hyrje
Siç shihet dhe në video, Rama ka shkuar pas Sunak, ndërkohë që e ka takuar atë në tapetin teksa po futeshin brenda.
5 Tetor 2023, 12:57Nga r.ll
Edi Rama dhe Rishi Sunak
SPANJË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Granada të Spanjës ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian. Në videon e mëposhtme shihet, Rama, i cili bashkë me kryeministrin britanik Rishi Sunak po futën në mbledhje. Siç shihet dhe në video, Rama ka shkuar pas Sunak, ndërkohë që e ka takuar atë në tapetin teksa po futeshin brenda.
47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Granada të Spanjës në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.
Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”. Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç.