"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
VIDEO/ Protestoi kundër Trump me pankartë "njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë", kongresmeni demokrat përjashtohet nga Kongresi
Fillimisht, përfaqësuesi republikan Steve Scalise u përpoq të hiqte tabelën e Green, dhe pak më vonë përfaqësuesit demokrat iu urdhërua të hiqej ndërsa republikanët brohorisnin "SHBA, SHBA".
25 Shkurt 2026, 09:03Nga I.A
Al Green
SHBA- Përfaqësuesi demokrat i Teksasit, Al Green, u përjashtua nga Kongresi për shkak se mbajti lart një pankartë ku shkruhej "njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë", ndërsa Donald Trump hyri në sallë për fjalimin e tij mbi Gjendjen e Kombit.
Fillimisht, përfaqësuesi republikan Steve Scalise u përpoq të hiqte tabelën e Green, dhe pak më vonë përfaqësuesit demokrat iu urdhërua të hiqej ndërsa republikanët brohorisnin "SHBA, SHBA".
BREAKING: Al Green was just kicked out of the SOTU for the second year in a row to chants of USA.
He carried a sign that read “black people aren’t apes”.
Posteri i Green kishte për qëllim të protestonte ndaj një videoje që Trump postoi së fundmi, në të cilën Barack dhe Michelle Obama portretizoheshin si majmunë. Pas trazirës, presidenti amerikan "e hoqi" postimin kontrovers, por nuk kërkoi falje për postimin e tij, i cili gjithashtu i mërziti anëtarët e partisë së tij./Dosja.al