Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
VIDEO/ Tensione në Leposaviç, serbët e maskuar sulmojnë me gurë dhe shishe gazetarët
Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova raportoi se gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe. Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore.
30 Maj 2023, 12:40Nga a.l
Tensione në Leposaviç
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Kanë nisur incidentet e para për protestën e sotme në veri të Kosovës, më konkretisht pranë selisë komunale në Leposaviç ku KFOR dhe policia po monitorojnë situatën. Mediat kosovare raportojnë se disa protestues serbë të maskuar kanë sulmuar disa gazetarë të T7, teksa këta të fundit ishin duke raportuar live.
Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova raportoi se gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe. Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore.
Si paraqitet situata në veri të Kosovës?
Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.