LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Uragani Fiona godet brigjet kanadeze, mijëra njerëz pa energji elektrike dhe përmbyten 20 shtëpi

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, pasi stuhia Fiona goditi vijën bregdetare të Kanadasë. Fiona u reduktua nga një uragan në një stuhi tropikale të premten. Tre provinca pësuan shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 160 km/h, duke shkatërruar pemë dhe shtëpi, gjithashtu edhe duke ndërprerë energjinë elektrike.

25 Shtator 2022, 09:18 Nga s,.s
VIDEO/ Uragani Fiona godet brigjet kanadeze, mijëra njerëz pa energji
Uragani Fiona në Kanada

KANADA- Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, pasi stuhia Fiona goditi vijën bregdetare të Kanadasë. Fiona u reduktua nga një uragan në një stuhi tropikale të premten. Tre provinca pësuan shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 160 km/h, duke shkatërruar pemë dhe shtëpi, gjithashtu edhe duke ndërprerë energjinë elektrike.

Kryeministri Justin Trudeau tha se situata ishte kritike dhe premtoi të sigurojë mbështetje përmes ushtrisë. Zyrtarët ende nuk kanë ndarë raportet për viktima apo lëndime të rënda, por autoritetet po përballen me përmbytje të mëdha. Në një konferencë, Trudeau e përshkroi uraganin Fiona si “një stuhi shumë të fuqishme dhe të rrezikshme” dhe tha se ushtria do të angazhohet për të ndihmuar në vlerësimin dhe përpjekjet për pastrim. Qeveria e tij tashmë i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të autoriteteve të Nova Scotia për ndihmë, raporton BBC.

“Nëse ka ndonjë gjë që qeveria federale mund të bëjë për të ndihmuar, ne do të jemi atje", tha ai, duke shtuar se ai nuk do të udhëtonte më në Japoni për të marrë pjesë në funeralin e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Paralajmërimet për stuhitë tropikale janë lëshuar për provincat e Atlantikut të Nova Scotia, Prince Edward Island, Newfoundland dhe New Brunswick, si dhe në pjesë të Quebec. Rajoni lindor i vendit mund të ketë deri në 25 cm shi, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të shpejta.

Në Nova Scotia, u përgatitën strehimore në Halifax dhe Cape Breton për njerëzit që të mbuloheshin përpara stuhisë.

“Ne kemi kaluar nëpër këto lloj ngjarjesh më parë, por frika ime është e madhe. Ndikimet do të jenë të mëdha, reale dhe të menjëhershme”, tha Amanda McDougall, kryetare e bashkisë rajonale të Cape Breton.

Në Port aux Basques, me një popullsi prej 4,067 banorësh në skajin jugperëndimor të Newfoundland, përmbytjet intensive bënë që disa shtëpi dhe ndërtesa të përmbyteshin, tha për CBC gazetari lokal Rene Roy. Zona është në gjendje të jashtëzakonshme.

“Kjo është gjëja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë në jetën time. Ka një ndërtesë apartamenti që fjalë për fjalë është zhdukur. Ka rrugë të tëra që janë zhdukur", tha Roy, duke shtuar se shumë shtëpi kanë mbetur si “një grumbull rrënojash në oqean tani". Zyrtarët më vonë konfirmuan se të paktën 20 shtëpi janë përmbytur. Policia Kanadeze tha se një grua u shpëtua pasi u “hodh në ujë ndërsa shtëpia e saj u shemb” në zonë.

Kompanitë e energjisë kanë paralajmëruar se mund të duhen ditë për të rivendosur energjinë elektrike, pasi shpejtësia e erës mbetet shumë e lartë për të filluar punën në linjat e rrymës të rrëzuara. Uraganët e fortë në Kanada janë të rralla, pasi stuhitë humbasin energjinë e tyre pasi godasin ujërat më të ftohta në veri dhe bëhen post-tropikale. Por presioni në rajon parashikohet të jetë historikisht i ulët pasi stuhia Fiona godet, duke i hapur rrugën një stuhie më të fortë.

Nova Scotia u godit për herë të fundit nga një ciklon tropikal në vitin 2003 me uraganin Juan, një stuhi e kategorisë së dytë që vrau dy njerëz dhe dëmtoi rëndë strukturat dhe bimësinë. Meteorologu Bob Robichaud paralajmëroi të premten pasdite se Fiona do të jetë më e madhe se Juan dhe më e fortë se uragani Dorian i vitit 2019, i cili gjithashtu arriti në brigjet e Nova Scotia. Fiona kishte bërë tashmë kërdi në Porto Riko dhe Republikën Domenikane në fillim të kësaj jave, me shumë të tjerë të mbetur ende pa energji elektrike ose ujë të rrjedhshëm.

Florida gjithashtu përballet me një kërcënim uragani pasi stuhia tropikale Ian u forcua ndërsa lëvizte mbi Karaibe të shtunën. Mund t’i afrohet Floridës në fillim të javës së ardhshme si një uragan i madh. Rruga e parashikuar e Ian-it e çon atë në jug të Xhamajkës, mbi Kubën perëndimore dhe në Florida, tha qendra e uraganit. Florida Keys dhe Florida e Jugut mund të goditen nga shira të dendur të hënën, sipas sinoptikantëve. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të premten, duke liruar fondet dhe shërbimet e urgjencës përpara stuhisë.

stuhi uragan kanada justin trudeau

Sondazh

Poll
Bota 25 Shtator 2022, 09:13 A.B

Si të mbroheni prej sulmeve kibernetike?

Foto ilustruese “Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë siguri dhe mos hapni emaile të dyshimta&rdquo...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj