Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
VIDEOJA e re nga vrasja e blogerit rus; MOMENTI që 'bomba' shpërthen dhe i merr jetën Tatarsky-t
Në videot që po bëjnë xhiron e internetit, shohim blogerin ushtarak, i cili ka qenë një mbështetës i flaktë i pushtimit rus të Ukrainës duke nxjerrë dhuratën nga kutia.
4 Prill 2023, 09:27Nga k.m.
Pamje nga shpëtimi
RUSI- Momentet e fundit të blogerit rus Vladlen Tatarsky, i cili u vra në Shën Petersburg të dielën e kaluar, janë kapur nga pamjet nga brenda kafenesë ku ndodhi shpërthimi vdekjeprurës. Në videot që po bëjnë xhiron e internetit, shohim blogerin ushtarak, i cili ka qenë një mbështetës i flaktë i pushtimit rus të Ukrainës duke nxjerrë dhuratën nga kutia. Pak çaste më vonë, teksa e vendos përsëri bustin në kuti ndodh një shpërthim që e vret atë dhe plagos dhjetëra të tjerë.
Siç është bërë e ditur tashmë, busti në fjalë përmbante lëndë shpërthyese dhe ishte sjellë në kafene nga Daria Trepova, e reja e arrestuar dje, e cila në disa klipe është vënë re duke ngritur duart para trupit, sikur ndoshta po mbrohej nga diçka dhe më pas i afronte ato në fytyrë.
Komiteti hetues rus njoftoi dje se Trepova u arrestua nën dyshimin për vrasjen e Tatarsky. Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Maxim Fomin, kishte më shumë se 560,000 ndjekës në Telegram dhe ishte një nga blogerët më të shquar që mbronte pushtimin rus të Ukrainës, megjithëse shpesh fajësonte zyrtarë të lartë ushtarakë rusë për humbjet.