LIVE UPDATES
Bota

Vijimi i negociatave Kosovë-Serbi, Bislimi: Jemi pranë marrëveshjes për energjinë elektrike

Bislimi tha se është shumë afër arritja e një marrëveshjeje me Serbinë për çështjen e furnizimit, faturimit dhe pagesës së faturave të energjisë elektrike në veri të Kosovës.

23 Maj 2022, 15:34 Nga DOSJA
Vijimi i negociatave Kosovë-Serbi, Bislimi: Jemi pranë
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme lidhur me dialogun me Serbinë. Çështja e targave dhe ajo e energjisë elektrike Bislimi tha se ishin parë si parakusht për krijimin e një atmosfere të përshtatshme për negociatat mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Bislimi tha se është shumë afër arritja e një marrëveshjeje me Serbinë për çështjen e furnizimit, faturimit dhe pagesës së faturave të energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Te çështja e energjisë ne kemi prezantuar një udhërrëfyes se si duhet të vijmë deri te normalizimi i situatës me normalizim që ka paraparë hapa nga licencimi i Elektroserverit deri te faturimi i plotë. Për këtë janë paraparë 105 ditë dhe mendoj që ne jemi shumë afër finalizimit të kësaj marrëveshjeje dhe mbase edhe shumë shpejt mund të thuhet se ka dakordim dypalësh që të fillojë implementimi i saj”, tha ai.

Duke mos dashur të japë detaje të marrëveshjes në mënyrë që, siç tha, “të mos rrezikohet asgjë”, Bislimi theksoi se më në fund, mund të ketë rezultate konkrete në këtë çështje.

Prandaj në këtë rast kisha dashtë pak a shumë hapësirë që të mos flas për detajet e marrëveshjes, në mënyrë të mos rrezikohet asgjë në moment të fundit. Por mund të them që këtu jemi në rrugë të mirë që më në fund të kemi rezultate konkrete dhe përfundimisht veriu i Kosovës të futet në sistem normal të furnizimit, faturimit dhe pagesës së faturave të energjisë”, tha zëvendëskryeministri.

Ndërkaq për çështjen e targave, Bislimi tha se nuk është arritur ndonjë pajtim.

Dakordimi është që ta përgatisim një plan B për targat”, tha ai.

Çështja e targave dhe ajo e energjisë elektrike janë dy prej temave që janë diskutuar më së shumti në dialogun mes kryenegociatorëve dhe Bislimi pati një arsye për këtë.

Ne kemi pasur një dakordim që në start që të fokusohemi kryesisht në marrëveshjen gjithpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, mirëpo ballafaqimi me këto dy tema ka qenë si detyrim për dy arsye. Marrëveshja e targave ka pasë një afat skadence më 15 shtator 2021 dhe rrjedhimisht kemi qenë të detyruar ta gjejmë një zgjidhje se si do të vazhdohet. Kjo ka qenë arsyeja se pse jemi dashur të merremi me çështjen e targave”, tha ai.

“Dhe e dyta, energjia, për shkak se nuk kemi arritur që veriun ta fusim në sistem normal të faturimit. E dyta ka pasur kosto të madhe financiare dhe politike”, shtoi Bislimi.

Këto dy çështje, zëvendëskryeministri i paraqiti si “parakusht” për një atmosferë të përshtatshme për takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kemi mendu që kjo është parakusht për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për fillimin e negociatave për marrëveshjen gjithpërfshirëse mes liderëve të shteteve”, tha ai./Express/

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet