LIVE UPDATES
Bota

Vijojnë bisedimet SHBA-Rusi/ Putin: Mund të bisedoj me Zelensky-n nëse është e nevojshme

Pas tri orëve bisedime, palët kanë mbajtur një pushim të shkurtër prej 15 minutash dhe kanë nisur një drekë të përbashkët pune.

18 Shkurt 2025, 12:46 Nga M.B
Vijojnë bisedimet SHBA-Rusi/ Putin: Mund të bisedoj me Zelensky-n
Pamje nga salla ku po zhvillohet takimi në Riad.

ARABIA- Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të martën takimin e nivelit të lartë në Arabinë Saudite. Pas tri orëve bisedime, palët kanë mbajtur një pushim të shkurtër prej 15 minutash dhe kanë nisur një drekë të përbashkët pune. Pala amerikane ka thënë se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Pala ruse, në anën tjetër, ka thënë se prioritet do të ketë normalizimi i marrëdhënieve me SHBA-në. Teksa vazhdojnë bisedimet, Kremlini ka thënë se presidenti Putin është i përgatitur për të biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “nëse është e nevojshme”.

“Vetë Putin ka thënë se është i gatshëm të negociojë me Zelenskyn, nëse është e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve.

“Megjithatë, duhet diskutuar bazën ligjore të marrëveshjeve, duke marrë parasysh që legjitimiteti i Zelenskyt mund të vihet në pikëpyetje”, ka thënë ai.

Peskov ka thënë se Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, për aq kohë sa nuk përbën kërcënim për sigurinë.

“Kjo është e drejtë sovrane e secilit shtet. Po flasim për integrim dhe procese ekonomike, dhe në këtë pikë, natyrisht, askush nuk mund të diktojë diçka për një shtet tjetër. Nuk do ta bëjmë këtë”.

“Por, qëndrimi ynë në çështjet e sigurisë, aleancat ushtarake, është krejt tjetër. Ajo është temë tjetër dhe të gjithë e dinë këtë”.

Pala amerikane përbëhet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Lindje të Mesme, Steve Wikoff. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yury Ushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, përfaqësojnë Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është ftuar për të marrë pjesë në bisedime dhe ka thënë se Kievi nuk do të njohë asnjë marrëveshje të arritur për Ukrainën, kur Ukraina të mos jetë prezente në tavolinën e negociatave. Zelensky aktualisht është në një vizitë në Lindje të Mesme, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Takimi i 18 shkurtit në Riad zhvillohet pas intensifikimit të përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë, ndonëse taktikat kanë tronditur qarqet diplomatike në Kiev dhe Evropë, meqë ka paqartësi për llojin e marrëveshjes që mund të arrihet në të ardhmen, me qëllim të dhënies fund të luftës.

“Ky mëtohet të jetë hapi i parë në procesin e gjatë të negociatave, mirëpo gjërat po lëvizin shpejt”, ka thënë Nigel Gould-Davies, ish-diplomat britanik që aktualisht është hulumtues i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ekziston një rrjedhshmëri që do të vazhdojë të avancohet në këto kohë paqartësish”.

Bisedimet mes dy vendeve janë të parat të nivelit të lartë në vjetët e fundit, dhe kanë për synim hapjen e rrugës për një samit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Në delegacionin amerikan nuk përfshihet gjenerali i pensionuar, Keith Kellogg, i dërguar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për të negociuar një zgjidhje për luftën.

Zelensky ka thënë se Kellogg do të arrijë në Kiev më 20 shkurt për “bisedime të gjata për garanci të sigurisë”. Rubio ka thënë për rrjetin televiziv amerikan CBS, në një intervistë më 16 shkurt se, takimet në Riad synojnë hapjen e negociatave të gjata që “përfshijnë Ukrainën dhe përfundimin e luftës”.

Mirëpo, diskutimet mes Rubios dhe Lavrovit pritet të jenë të rrafshit më të gjerë sesa vetëm për Ukrainën, dhe mund të përfshijnë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, sanksionet, çështjet e energjisë dhe ato të sigurisë. Rubio ka thënë, po ashtu, se qeveritë evropiane dhe ajo e Kievit do të jenë të përfshira në negociata, nëse ato do të kenë përparim pas takimit me Lavrovin në Riad.

“Nëse janë negociata reale – dhe ne nuk e dimë këtë – mirëpo nëse do të ndodhin, Ukraina do të duhet të përfshihet, sepse ata janë duke u pushtuar, edhe evropianët do të duhet të përfshihen, sepse ata e kanë sanksionuar Putinin dhe Rusinë, dhe do të kontribuojnë në këto përpjekje”, ka thënë ai.

Para largimit drejt Arabisë Saudite, Lavrov ka thënë më 17 shkurt se Rusia nuk është duke shqyrtuar mundësinë që të heqë dorë nga territori që ka zaptuar në Ukrainë. Ndërkohë që liderët evropianë janë takuar në Paris në një samit urgjent për Ukrainën dhe çështje të mbrojtjes, Lavrov ka thënë se nuk sheh arsye që evropianët të përfshihen në diskutime.

“Asgjë e madhe nuk do të arrihet derisa të mos jenë Trumpi dhe Putini në dhomën e njëjtë”, ka thënë Andrew D’Anieri, hulumtues i lartë për Këshillin Atlantik, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo do të thotë se ka ende kohë dhe shumë mundësi që evropianët dhe ukrainasit të formësojnë idetë e administratës Trump”.

Përgjatë fushatës zgjedhore, Trump është zotuar për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë shumë shpejt, ndërsa tani administrata e tij synon të përmbushë këtë zotim në 100 ditët e para prej marrjes së detyrës. Bisedimet në Arabinë Saudite zhvillohen pas një morie deklaratash që janë bërë prej tij dhe zyrtarëve amerikanë në ditët e fundit, lidhur me luftën në Ukrainë.

Në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Evropë, prej marrjes së pozitës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë më 12 shkurt në Bruksel se Uashingtoni nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO, në kuadër të marrëveshjes për paqe, dhe është joreale që Kievi t’iu rikthehet kufijve që ka pasur më 2014, para se Rusia të pushtonte Gadishullin e Krimesë dhe lindjen e Ukrainës.

Hegseth ka thënë po ashtu se trupat ushtarake evropiane duhet të jenë forca kryesore për të garantuar sigurinë pas përfundimit të luftës në Ukrainë, dhe që trupat ushtarake amerikane nuk do të përfshihen. Ditën e njëjtë, Putin dhe Trump kanë zhvilluar bisedë telefonike, të cilën presidenti amerikan e ka përshkruar si sinjal për dhënie fund të izolimit diplomatik të Rusisë, meqë dy liderët është thënë të kenë diskutuar për “bashkëpunim ekonomik” dhe Trump ka bërë thirrje për kthimin e Moskës në grupin e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7).

Rusia është përjashtuar nga ky grup pasi e ka aneksuar Krimenë më 2014. Fillimisht Putini pati synuar kapjen e Kievit dhe instalimin e një qeverie të afërt me Moskën. Meqë ky plan i ka dështuar, Kremlini ka qenë i ashpër tentimet për të pushtuar sa më shumë territor ukrainas që mundet dhe për t’ia dobësuar Ukrainës kapacitetet ushtarake. Përgjatë thirrjes telefonike, Putin i ka thënë Trumpit se dëshiron t’i zgjidhë “arsyet e konfliktit”, duke dhënë sinjale se Rusia ka hequr dorë prej idesë që t’ia pamundësojë Ukrainës idetë e integrimit me Perëndimin.

“Nëse do të isha unë Putini, unë do të përpiqesha të shfrytëzoja gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kuptuar nëse mund t’iu afrohem sa më shumë pozicioneve të mia maksimale, që i kam pasur qysh prej nisjes së luftës”, ka thënë John Hardie, ekspert për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracive, institut me seli në Uashington, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Gould-Davies, ish-diplomat britanik, ka thënë se Kremlini mund të shtyjë përpara kërkesa të ngjashme me ato të vitit 2021, para se të niste luftën në shkallë të plotë. Atëbotë, Lavrovi pati kërkuar në bisedimet me palën amerikane që Ukrainës t’i pamundësohet anëtarësimi në NATO, si dhe zhvendosjen e armëve dhe ushtarëve në pozicionet që kanë qenë më 1997, para zgjerimit të aleancës ushtarake në lindje.

“Putini ka qenë i qartë që nuk është i interesuar në armëpushim, ai dëshiron vetëm dhënie fund të luftës”, ka thënë Gould-Davies.

“Kjo do të thotë një lloj zgjidhjeje për gjërat themelore dhe krijimin e një rendi të ri rajonal që mund të jetë më i favorshëm për Rusinë”./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje