LIVE UPDATES
Bota

Vijon censurimi i medias, Turqia nuk “kursen” as DW dhe VOA

Ali Ergin Demirhan, redaktor i faqes së lajmeve në internet “Sendika” ka luftuar kundër urdhrave të gjykatës dhe përpjekjeve të autoriteteve për bllokim që nga viti 2015.

9 Korrik 2022, 16:59 Nga F.M
Vijon censurimi i medias, Turqia nuk “kursen” as DW dhe VOA
Media

TURQI- Deutsche Welle dhe shërbimi turk i Zërit të Amerikës janë mediat më të fundit, faqet e internetit të të cilave janë bllokuara nga autoritetet turke. Analistët thonë se autoritetet turke kanë kohë që duan të bllokojnë mediat kritike, ndërsa pavarësisht kontrolleve të vendosura për internetin, banorët janë bërë të aftë t’i anashkalojnë. Për gazetarët brenda Turqisë, vendimet e rregullatorit të medias për të bllokuar qasjen në faqet e internetit të shërbimit turk të Deutsche Welle-s dhe Zërit të Amerikës, nuk janë befasi.

Ali Ergin Demirhan, redaktor i faqes së lajmeve në internet “Sendika” ka luftuar kundër urdhrave të gjykatës dhe përpjekjeve të autoriteteve për bllokim që nga viti 2015.

“Kjo censurë, veçanërisht në internet, u rrit në Turqi pas vitit 2010. Viti 2015 ishte një pikë kthese; faqja jonë në internetit u bllokua për herë të parë, së bashku me 107 media të tjera në internet”, thotë Ali Ergin Demirhan, redaktor i faqes së lajmeve në internet “Sendika”.

Organi rregullator i medias turke, i njohur si RTUK, në fund të muajit qershor vendosi me një urdhër gjykate që të bllokonte qasjen për shërbimin në gjuhën turke të Zërit të Amerikës dhe Deutsche Welle-n pasi transmetuesit publikë ndërkombëtarë nuk aplikuan për licencat që rregullatori kishte kërkuar. Turqia renditet pothuajse si Kina dhe Irani për censurën në internet. Por, edhe pse Ankaraja bllokon mijëra faqe interneti, përdoruesit e internetit janë bërë të aftë për të anashkaluar ndalimet.

“Që nga viti 2007, për 15 vitet e fundit, qeveria bëri 18 ndryshime në ligjin për internetin. Të gjitha këto 18 ndryshime ishin një përpjekje e re për të ndaluar ose mbyllur faqet në internet sepse përpjekjet e mëparshme kishin dështuar. Banorët kanë mësuar se si t’i shmangin këto ndalime”, thotë eksperte e teknologjisë.

Tani në Turqi, Deutsche Welle dhe Zëri i Amerikës në gjuhën turke janë ende të disponueshme në platformat e mediave sociale si Twitter dhe YouTube. Po ashtu këto dy media mund të lexohen në internet nëpërmjet programit “Tor”, i cili mbron identitetin dhe vendndodhjen e një përdoruesi. Një tjetër mënyrë është edhe duke përdorur rrjetet private virtuale, të njohura ndyrshe si VPN, që krijojnë një lidhje të sigurt private midis një kompjuteri dhe internetit për të kapërcyer ndalimet qeveritare.

“Qeveria u përpoq të ndalonte të gjitha rrjetet private virtuale dhe ky ndalim është ende zyrtarisht në fuqi. Ky ndalim nuk është vetëm për njerëzit që duan të marrin informacione të ndryshme, por edhe për bizneset. Por ndalimi nuk zbatohet rreptësisht. Ka dhjetëra kompani që ofrojnë këtë shërbim. Unë për shembull paguaj 4 dollarë në muaj”, thotë Atilla Yesilada, analist politik në Turqi.

Organi rregullatori i medias turke thotë se shërbimi i Zërit i Amerikës në gjuhën turke dhe Deutsche Welle mund të rikthehen online vetëm nëse ata marrin një licencë. Por të dy transmetuesit thonë se kjo mund të lejojë qeverinë turke të censurojë përmbajtjen. Edhe gazetari turk Ali Ergin Demirhan thotë se ky argument është i vërtetë, ndërsa vetë po vijon sfidën për të kundërshtuar urdhrat e shumtë të gjykatës që duan të censurojnë faqen e lajmeve në internet “Sendika”.

“Kemi pasur një numër rekord ndalimesh: 64 herë, jemi bllokuar”, thotë ai.

SHBA dhe Gjermania kanë dënuar ndalimet për transmetuesit e tyre. Edhe Komisionit i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë ka thënë se kjo masë është “në kundërshtim me vlerat demokratike”. Por Ankaraja këmbëngul se sundimi i ligjit është thelbësor në një demokraci. Pavarësisht masave për të censuruar mediat e lira, banorët në Turqi mund ta ndjekin ende Deutsche Welle-n dhe Zërin e Amerikës duke përdorur mëyra që anashkalojnë censurën.

Marrë nga VOA

censurohen mediat ne turqi voa deutsche welle

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj