Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ky sulm erdhi pasi forcat ukrainase dëmtuan dhe shkatërruan pothuajse 50 tanke ruse në vetëm 24 orë ndërsa trupat e ushtrisë ruse kanë nisur një ofensivë të re në rajonin e Donetskut.
UKRAINË- Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror nga Moska, në ndërtesën e një poste në rajonin e Kharkivit, raporton The Guardian.
Mykhailo Tsap, një oficer policie në Ukrainë shpjegon se ndërtesa u sulmua 2 herë.“Dëmi është i madh, siç mund ta shihni edhe vetë. Dhjetëra automjete janë dëmtuar, furgonët jashtë ndërtesës dhe makina në parking. Zjarri shkatërroi pothuajse 300 metra katrorë hapësirë.”, u shpreh ai.
Punonjësit e postës nuk kishin mundur të shkonin në një vendstrehim pasi sirenat e alarmit ishin aktivizuar vetëm pak sekonda përpara se raketa të godiste ndërtesën. Guvernatori i këtij rajoni bën me dije se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë në spital, ndërsa shton se të gjithë të vrarët dhe të plagosurit janë punonjës të kësaj poste.
Ky sulm erdhi pasi forcat ukrainase dëmtuan dhe shkatërruan pothuajse 50 tanke ruse në vetëm 24 orë ndërsa trupat e ushtrisë ruse kanë nisur një ofensivë të re në rajonin e Donetskut. Ndërkohëm, presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, në një kohë kur bota i ka kthyer sytë në konfliktin e ri e të përgjakshëm në Lindjen e Mesme, ka shprehur frikën se Perëndimi po shpreh shenja lodhje ndaj konfliktit te UIkrainës me Rusinë. Ai i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos heqin dorë nga ndihma që i japin Ukrainës, si një mundësi për të përballuar luftën.
Jahti ITALI-Një jaht i braktisur në det të hapur dhe pa njeri në bord, u shty nga dallgët drejt plazhit, duke tërhequr v&eum...
Hossein Amirabdollahian IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian deklaroi se SHBA po zhvillon një luftë kundër p...
Foto ilustruese ITALI-Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka dëbuar një tunizian dhe një shqiptar i kosovës të konside...
Foto e familjes Meloni ITALI-Giorgia Meloni ka preferuar të qëndrojë me vajzën e saj Ginevra duke zgjedhur mos të shkoj&...
Ushtria izraelite IZRAEL-Ushtria izraelite thotë se një nga tanket e saj ka goditur aksidentalisht një pozicion egjiptian pranë kufirit...
Armita Gervanadi IRAN- Një vajzë adoleshente iraniane, e cila ra në koma në fillim të këtij muaji pas një konfronti...
Foto ilustruese IZRAEL-Sipas një diplomati të informuar mbi bisedimet, ato përfshinin diskutime për ofrimin e ndihmës shum&...
foto ilustruese SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida,SHBA, ku një nënë dyshohet se ka vrarë dy binj...
Bruksel BRUKSEL-Krerët e diplomacisë së BE-së nesër do të mbajnë një takim në Luksemburg për të dis...
pamje nga vendngjarja SPANJË- Tufa të mëdha me dele kanë kaluar tejpërtej Madridit këtë të dielë si pjes&...