Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Të mërkurën, forcat ajrore turke kryen sulme ajrore ndaj caqeve të ngjashme në veri të Sirisë dhe në veri të Irakut, disa orë pasi zyrtarët qeveritarë fajësuan PPK-në për sulmin vdekjeprurës në selinë e kompanisë së mbrojtjes, TUSAS.
TURQI- Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes, që la të vrarë të paktën pesë persona, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.
Organizata Kombëtare e Inteligjencës ka shënjestruar disa “vendndodhje strategjike” që përdoren nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) apo nga milicitë kurde siriane, që janë të lidhur me militantët, raportoi agjencia Anadolu. Caqet përfshijnë caqe ushtarake, të inteligjencës, energjisë, infrastrukturës dhe depo të municioneve. Ndërkaq, një zyrtar i sigurisë tha se gjatë sulmeve të enjten janë përdorur dronë.
Të mërkurën, forcat ajrore turke kryen sulme ajrore ndaj caqeve të ngjashme në veri të Sirisë dhe në veri të Irakut, disa orë pasi zyrtarët qeveritarë fajësuan PPK-në për sulmin vdekjeprurës në selinë e kompanisë së mbrojtjes, TUSAS.
Sulmuesit – një burrë dhe një grua – shkuan në ndërtesën e TUSAS-it, në periferi të Ankarasë, me një taksi që ata e morën pasi e vranë shoferin, tha Anadolu. Të armatosur me pushkë sulmuese, ata aktivizuan eksplozivë dhe hapën zjarr, duke vrarë katër persona në TUSAS, përfshirë një pjesëtar të sigurisë dhe një inxhinier mekanik.
Autoritetet thanë se edhe mbi 20 persona mbetën të plagosur, teksa shtuan se kanë vrarë dy sulmuesit e dyshuar.
PPK-ja ende nuk ka reaguar për sulmin në Ankara, apo për sulmet ajrore të Turqisë.
TUSAS dizajnon, prodhon dhe monton avionë civilë dhe ushtarakë, dronë dhe pajisje të tjera për industrinë e mbrojtjes dhe për sistemet ajrore.
Sulmi në Ankara ndodhi një ditë pasi partia nacionaliste e ekstremit të djathtë në Turqi – që është partnere e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan – përmendi mundësinë e faljes së liderit të burgosur të PPK-së, nëse ai do të hiqte dorë nga dhuna dhe do të shpërbënte organizatën e tij.
Grupi i Abdullah Ocalanit që nga vitet ’80 lufton për autonomi në juglindje të Turqisë, në konfliktin që ka vrarë dhjetëra mijëra persona. PPK-ja konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë./REL
Stacey Williams dhe Trump SHBA- Një ish-modele ka akuzua Donald Trump se e ka ngacmuar seksualisht në një incident në Trump Tower n&eum...
foto ilustruese GREQI- Një skandal me dy priftërinj të Kishës Katolike është raportuar në Greqi. Autoritet Kundër P...
IZRAEL- Ushtria izraelite ka akuzuar gjashtë gazetarë të mediumit, Al Jazeera, të cilët e mbulojnë luftën në Gazë...
Viktimat TURQI- Mediat turke kanë publikuar detaje të reja për mënyrën sesi vepruan agresorët e sulmit terrorist n&eum...
Netanyahu IZRAEL- Pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar dhe bazuar në atë që kryeministri izraelit,Benjamin Ne...
foto ilustruese LETONI- Zbulimi në fazën e hershme të melanomës së lëkurës, një formë agresive e kancerit...
Foto ilustruese FRANCË- Franca të enjten ka ftuar për konferencën ndërkombëtare për Libanin. Parisi shpreson, se lidhja ...
Foto ilustruese SHBA- Një grup hakerësh iranianë po vëzhgon në mënyrë aktive faqet e internetit të lidhura me zgjed...
Pamje nga vendi i ngjarjes BRAZIL- 36-vjeçari, Giovanni Carvalho ra viktimë e një ushtari 35-vjeçar, i cili mori rolin e xhelatit n...
Takimi BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen më 24 tetor në Bruksel ...