LIVE UPDATES
Bota

Vit zgjedhor në 40 shtete, VOA: Inteligjenca artificiale dhe dezinformimi sfidë për mediat

Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit analistët thonë se inteligjenca artificiale, dezinformimi dhe siguria e gazetarëve do të jenë sfidat më të madhe për redaksitë e lajmeve. Zgjedhjet presidenciale në Argjentinë treguan se çfarë mund të bëjë inteligjenca artificiale gjatë fushatës zgjedhore.

16 Janar 2024, 16:05 Nga N.F
Vit zgjedhor në 40 shtete, VOA: Inteligjenca artificiale dhe dezinformimi
Foto ilustruese

SHBA-  Viti 2024 është vit zgjedhor në më shumë se 40 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit analistët thonë se inteligjenca artificiale, dezinformimi dhe siguria e gazetarëve do të jenë sfidat më të madhe për redaksitë e lajmeve. Zgjedhjet presidenciale në Argjentinë treguan se çfarë mund të bëjë inteligjenca artificiale gjatë fushatës zgjedhore.

Kandidatët presidencialë Javier Milei dhe kundërshtari i tij Sergio Massa përdorën gjerësisht inteligjencën artificiale për reklama elektorale për të promovuar fushatat e tyre dhe të diskredituar njëri-tjetrin. Ndërkohë që Presidenti Milei po merr detyrën në Argjentinë, mbi 40 shtete pritet të mbajnë zgjedhje, disa prej të cilave shumë të rëndësishme, si ato në Pakistan, Meksikë dhe Shtete të Bashkuara. Redaksitë e mediave po përgatiten për atë që shumë prej tyre thonë se do të jetë një vit sfidues për gazetarët.

“Liria e shtypit është e mbrojtur me Amendamentin e Parë të Kushtetutës. Por po kalojmë nëpër një moment ku shumë politikanë duket se po vënë në mëdyshje vlerën e shtypit të pavarur dhe të gazetarisë si institucion,” thotë Clayton Weimers pranë organizatës Gazetarët pa Kufij.

Viti i zgjedhjeve të fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara ishte njëra nga periudhat më të dhunshme për mediat. Organizatat e angazhuara për mbrojtjen e gazetarëve dokumentuan sulme, arrestime dhe kërcënime ndaj gazetarëve ndërkohë që amerikanët u ballafaquan me fushatat zgjedhore, pandeminë dhe protestat rreth çështjeve racore. Në zgjedhjet e vitit 2024 sfidat kryesore të mediave do të jenë inteligjenca artificiale, dezinformomi dhe siguria.

“Çështja e sigurisë fizike për ata që mbulojnë tubimet apo ngjarjet e kësaj natyre si tubimet e kandidatëve është bërë çështje serioze ashtu si edhe siguria në internet,” thotë presidentja e Qendrës Ndërkombëtare për Gazetarë, Sharon Moshavi.

Një shqetësim tjetër për zonjën Moshavi dhe ekipin e saj në Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë është edhe inteligjenca artificiale që, siç thotë ajo, mund të mashtrojë edhe votuesit më të vëmendshëm.

“Inteligjenca artificiale po ndryshon me shpejtësi mënyrën e informimit dhe gazetarët janë shumë të shqetësuar për faktin se ju duhet të përballen me informacione të pasakta, që duken pothuajse si të vërteta dhe me dezinformim,” thotë ajo.

Qendra po punon për t’u siguruar që gazetarët të kenë mjetet dhe përkrahjen që iu nevojitet përmes nismës “Çarmatimi i Dezinformimit.”

“Mendoj se është e rëndësishme që çdo gazetar të bëhet gazetar kundër dezinformatës. Ajo prek çdo aspekt të jetës tonë,” thotë zonja Moshavi.

Organizata Gazetarët Pa Kufij ka krijuar një arkiv elektronik për të dokumentuar të gjitha shkeljet kundër mediave në Shtetet e Bashkuara dhe për të dhënë një pasqyrë të kushteve për mediat në shtete të ndryshme.

“Po fillojmë një nismë tani që do të ekzaminojnë se ku saktësisht ekzistojnë këto dallime. Për shembull, nëse je gazetar në Kaliforni, si krahasohet përvoja jote me përvojën e një gazetari në Dakotën e Jugut?" thotë zoti Weimers.

Indeksi i Lirisë së Shtypit sipas Shteteve, mes tjerash, do të shqyrtojë faktorë si mungesa e mediave dhe pluralizmi i mediave që mbulojnë çështjet në nivelin lokal. Tani që fushata zgjedhore po fillon në Shtetet e Bashkuara, analistët thonë se besimi te media është i rëndësishëm.

“Mendoj se ekziston një lidhje reciproke ndërmjet besimit të informacionit dhe fuqisë së dezinformimit. Dhe mendoj se të gjitha mediat duhet të përqendrohen te besimi,” thotë zonja Moshavi.

Rreth 1.5 miliardë njerëz – përfshirë 168 milionë këtu në Shtetet e Bashkuara – pritet të votojnë në vitin 2024. Ekspertët thonë se gazetaria e pavarur do të jetë qenësore për të mbështetur demokracinë.

Marrë nga VOA

zgjedhje media inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj