Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kushtrim Gara nga Komisionin Qeveritar për personat e zhdukur, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se viti 2022 ka qenë vit i përpjekjeve por edhe i sfidave të mëdha në këtë proces.
“Nuk ka pasur as zbulime të varrezave të reja, si duket ka pasur edhe rënie të bashkëpunimit ndërmjet grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë dhe si pasojë nuk ka pasur rezultate. Viti 2022 është viti që më së paku, qysh prej përfundimit të luftës, ka pasur identifkime të mbetjeve mortore të personave të zhdukur”, tha ai.
Ahmet Grajqevci, kishte shtatë familjarë të zhdukur gjatë luftës, për tre prej të cilëve ende nuk di asgjë. Ai thotë se mungesa e informacioneve dhe pritja e gjatë po rëndon çdo herë e më shumë jetën e familjarëve.
“U shkakton dhimbje, traumë, ngarkesë psiqike. Pritja, çdo herë që e hap derën, ose çdo njeri që i troket në derë thonë ndoshta do ta kemi një përgjigje, ka njeri që e ka një por ka që i kanë dhjetë, pesë apo tërë familjen të zhdukur. Pra kjo është dhimbja dhe krimi më i rëndë që i është bërë ndonjëherë shqiptarëve”, thotë ai.
Grajqevci, drejtues i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës thotë se Serbia po vazhdon ta trajtoj këtë çështje si politike.
“Në fillim është thënë se do të jetë çështje humanitare, nga çështja humanitare kaloj në politike. Serbia çdoherë politikisht e ka shfrytëzuar rastin për ta treguar një varrezë masive, çdoherë duke përfituar në fatkeqësinë dhe tragjedinë tonë”, thotë ai.
Blakaj e cilëson zhgënjyes dshtimin për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë për çështjen e të zhdukurve, që është përmendur disa herë gjatë vitit.
“Edhepse deklarativisht që të dy palët shpesh e kanë thënë që çështjen e të zhdukurve nuk e trajtojmë si çështje politike por humanitare, megjithatë kjo për fat të keq nuk po ndodhë. Me vet faktin që nuk është arritur ajo marrëveshje apo së paku nuk janë daokorduar që të kenë një deklaratë të përbashkët për çështjen e personave të zhdukur tregon se sigurisht këtë çështje e trajtojnë si politike dhe jo si çështje humanitare”, thotë zoti Blakaj.
Kushtrim Gara nga Komisionin Qeveritar për personat e zhdukur, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se viti 2022 ka qenë vit i përpjekjeve por edhe i sfidave të mëdha në këtë proces.
“Në rastin e mungesës së informacioneve të besueshme kemi thënë edhe më herët se kjo pashmangshëm ndërlidhet me mungesën e gatishmërisë për bashkëpunim të palës serbe, e cila nënkupton mungesën e gatishmërisë së tyre për të vënë në dispozicion të këtij procesi të dhënat nga arkivat e tyre, posaçërisht nga arkivat e ish ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe”, tha ai.
Zoti Grajqevci është i bindur se zgjidhja e kësaj çështjeje është në dorën e palës serbe.
“Nuk është kjo se nuk ka arkiv shteti i Serbisë. Ne e dimë që djemtë tanë rrugëtimin e tyre e kanë pasur me autobusë e kamionë për në Serbi, të lidhur në zinxhir e të munduar fizikisht e psiqikisht. Por ne nuk e dimë përfundimin e tyre as vendndodhjen e tyre. Kush mund ta dijë këtë? Mund ta dijë ai që i ka marrë. Për atë po e them që çelësi kryesor është te bashkësia ndërkombëtare për ta bërë një trysni mbi qeverinë serbe”, thotë ai.
Në Kosovë përgjatë vitit janë kryer gërmime në 24 vende, por autoritetet thonë se sfidë mbetet gërmimi i vend varrezave të dyshuara në territorin e Serbisë.
“Janë gjetur dhe zhvarrosur pjesë kockore ose eshtra të të paktën 17 individëve, potencialisht viktima të luftës. Megjithatë numri i saktë i personave të zhvarrosur por edhe identiteti i tyre do të përcaktohet pasi të pranojmë analizat e ADN-së, meqë këto mostra nga mbetjet e gjetura mortore janë dërguar për analiza në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, thoti zoti Gara.
Zoti Blakaj thotë se sa i takon ndjekjes penale të krimeve të luftës në përgjithësi viti 2022 ka qenë më i mirë.
“Ka pasur në krahasim me vitin e kaluar pak më shumë aktakuza, megjithatë nuk mund të jemi të kënaqur sepse shumica e aktakuzave janë ndaj individëve që nuk janë përgjegjësit kryesor për kryerjen e krimeve të luftës. Pothuajse në të gjitha rastet ka qenë një i akuzuar në një aktakuzë, pra nuk ka pasur një ndjekje të ndërmarrjes së përbashkët kriminale si krim i luftës”, thotë ai.
Zoti Grajqevci thotë se paqja ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk do të mund të vendoset pa u ndriçuar e vërteta.
“Ne e kemi kot të punojmë për paqen sikur që kemi thënë do të bëjmë pajtim, si të pajtohesh kur dikush nuk kërkon pajtim. Si t’i thuash urdhëro pra ma ke bërë krimin, ke bërë përdhunimin, ma ke vrarë njeriun, ia ke zhdukur varrin e urdhëro po të jap edhe lule e faleminderit? Kjo nuk shkon, këtu duhet drejtësi, familjarët kërkojnë drejtësi, Kosova kërkon drejtësi”, thotë ai.
Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre. Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e 800 shqiptarëve të Kosovës.
Marre nga VOA
Vladimir Putin KIEV- Skenari për shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin duke se ka ngjallur shpresat tek ukrainasit. Besimin e tij, se presi...
Ushtria UKRAINË- Dhjetra të vdekur dhe të plagosur janë numëruar nga trupat ruse në Zaporizhia pasi ushtria uk...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë gjetur trupin e 18-vjeçares Shaman Abbas, e cila ishte zhdukur për më...
Andreë Tate RUMANI- Dy vëllezërit milionerë, Andrew dhe Tristan Tate, ndodhen pas hekurave. Përpara se të dërgohesh...
Kevin McCarthy Kandidati republikan Kevin McCarthy nuk arriti të sigurontë as në raundin e 4 votat e nevojshme për t’u zgjedhur ...
BRITANI E MADHE- Sir Isaac Newton – i konsideruar në histori si matematikani më i madh anglez i të gjitha kohërave – shër...
Nafta Rënie të ndjeshme shënoi sot çmimi i dy vajrave referencë botërore, për shkak të situatës shë...
Dhuna ndaj 17-vjecares IRAK- Skena që të kujtojnë mizoritë në Iran me ekzekutimin e 22-vjeçares Mahsha Amin, kanë...
Aleksandër Vuçiç BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën vjetore për shtyp ...
Andrew Tate RUMANI- Policia rumune i ka sekuestruar 11 makina luksoze Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan pasi dyshja u arrestuan pak di...