LIVE UPDATES
Bota

Vizita e udhëheqësve të BE-së në Kiev, shpresë për rrugën evropiane të Ukrainës

Ukraina, tha zoti Zelenskyy, është mirënjohëse për dërgesat e armëve dhe pret që të furnizohet me artileri moderne, raketa dhe sisteme të mbrojtjes ajrore

17 Qershor 2022, 09:30 Nga d.d
Vizita e udhëheqësve të BE-së në Kiev, shpresë
Foto ilsutruese

Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjatë vizitës së tij të përbashkët me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, Kryeministrin italian Mario Draghi dhe Presidentin rumun Klaus Iohannis në Kiev, se Ukraina mund të mbështetet tek aleatët e saj.

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, të cilët janë kritikuar nga Kievi se nuk kanë bërë sa duhet për ta ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë, dhanë shpresa për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Ukrainës, vendit që po kërkon më shumë armë për të penguar përparimin e forcave ruse.

"Ne të gjithë jemi në favor që Ukrainës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha zoti Macron.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se sulmi i Rusisë është agresion kundër gjithë Evropës dhe se sa më shumë armë që merr Ukraina nga Perëndimi, aq më shpejt do të jetë në gjendje të çlirojë tokën e pushtuar nga Rusia.

Zoti Zelenskyy tha se me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë diskutoi rreth mundësive për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë dhe rindërtimit të vendit pasi lufta të përfundojë.

Ukraina, tha zoti Zelenskyy, është mirënjohëse për dërgesat e armëve dhe pret që të furnizohet me artileri moderne, raketa dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Çdo ditë vonese apo shtyrje e vendimeve është një mundësi më shumë për ushtrinë ruse që të vrasë ukrainasit ose të shkatërrojë qytetet tona”, tha ai.

“Sa më shumë dërgesa të armëve të fuqishme, aq më shpejt mund të çlirojmë njerëzit dhe tokën tonë”, tha zoti Zelensky ndërsa shtoi se, “agresioni rus kundër Ukrainës është agresion kundër gjithë Evropës, kundër secilit prej nesh, kundër vlerave tona”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se mesazhi i qartë i udhëheqësve të Bashkimit Evropian është se “Ukraina i përket familjes evropiane”. “Gjermania është në mbështetje të një vendimi pozitiv për Ukrainën”, tha ai.

Dega ekzekutive e BE-së pritet të rekomandojë të premten që Ukrainës t’i jepet statusi i vendit kandidat. Ky veprim do të ishte një gjest politik i rëndësishëm për Ukrainën, ndërsa po lufton kundër Rusisë, por udhëheqësit e BE-së nuk janë të gjithë të një mendimi.

Më parë, Kievi ka akuzuar Francën, Gjermaninë dhe në masë më të vogël Italinë, për zvarritje të mbështetjes së tyre për Ukrainën, duke thënë se këto vende u treguan të ngadalta në dërgimin e armëve dhe se vendosën interesat e tyre para lirisë dhe sigurisë në Ukrainë.

Para takimit me Presidentin Zelenskyy, udhëheqësit evropianë qëndruan në qytetin e Irpinit të shkatërruar nga luftimet.

Qyteti pranë Kievit, që para luftës kishte një popullsi prej rreth 62 mijë banorësh, u përball me sulme të ashpra, deri në momentin e tërheqjes së trupave ruse nga rajonet veriore të Ukrainës dhe intensifikimit të ofensivës së Moskës në lindje të vendit.

Presidenti Macron tha se në Irpin janë kryer krime lufte, ndërsa vlerësoi rezistencën e ukrainasve për të mos lejuar pushtimin e Kievit.

“Është një qytet heroik, sepse këtu së bashku me të tjerët, ukrainasit ndaluan ushtrinë ruse, që ishte nisur drejt Kievit. Heroizmi i ushtrisë dhe popullit ukrainas duhet përshëndetur”, tha zoti Macron.

Ngjashëm me qytetin Buça, Irpini është kthyer në një simbol të shkatërriemeve të tmerrshme dhe të pakumptimta, tha Kancelari gjerman Olaf Scholz.

"Civilë të pafajshëm janë vrarë në mënyrë të qëllimshme. Shtëpitë janë shkatërruar. Është shkatërruar një qytet i tërë, ku nuk ka pasur fare infrastrukturë ushtarake. Ky është një tregues i mjaftueshëm për agresionin e luftës ruse, që synon të shkatërrojë dhe pushtojë. Është një luftë e tmerrshme. Rusia synon të realizojë synimet përmes brutalitetit, pa marrë në konsideratë jetët e njerëzve, Kjo duhet të përfundojë”, tha Kancelari Scholz.

Kievi thotë se Rusia ka kryer krime të rënda dhe në shkallë të gjerë në Irpin, akuza që Moska i mohon.

Marrë nga VOA

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj