LIVE UPDATES
Bota

“Diplomacia perëndimore në lëvizje për dialogun Kosovë-Serbi”, Analiza e DW: Lajçak gjen mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së

Ndërmjetësi Lajҫak, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Kurti, tha se ai nuk mund të flas për masa ndëshkuese shtesë për Kosovën. Por theksoi se masa të tilla janë të gatshme edhe për Serbinë në rast se nuk ndërmerr veprime drejt shtensionimit të situatës.

5 Korrik 2023, 09:19 Nga f.i
“Diplomacia perëndimore në lëvizje për dialogun
Mirosllav Lajҫak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Diplomatë perendimorë vihen serish në lëvizje për ta bindur Prishtinën dhe Beogradin që të ulin tensionet dhe të zbatojnë në praktikë kerkesat e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Pas vizitës në Beograd dhe Prishtinë të kryeministrave të Holandës dhe Luksemburgut, në Prishtinë shkoi të marten në mbrëmje edhe ndërmjetësi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajҫak. Ndërmjetësi evropian, tha se në Prishtinë "gjeti mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri", por se "ende duhet të vazhdojnë diskutimet për hapa konkret". Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Beogradit që të ndikojë tek serbët për pjesëmarrje të pakusht në zgjedhjet e ardhshme.

Për mosndërmarrjen e hapave, Prishtina zyrtare tashmë po ballafaqohet me masat ndëshkuese të BE-së. Ndërmjetësi Lajҫak, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Kurti, tha se ai nuk mund të flas për masa ndëshkuese shtesë për Kosovën. Por theksoi se masa të tilla janë të gatshme edhe për Serbinë në rast se nuk ndërmerr veprime drejt shtensionimit të situatës.

Masa edhe kundër Serbisë?

"Nuk mund të komentoj për masat meqë nuk hyjnë në fushën e përgjegjësisë sime. Por Bashkimi Evropian nuk është fare i gëzuar që vjen në këtë pozitë për të vendosur këto masa. BE e ka bërë të qartë se i ka sanksionet e gatshme edhe për Serbinë të cilat do të vendosen nëse shtetet anëtare vlerësojnë se ajo nuk po i respekton kërkesat e BE-së”, tha Lajҫak. Sipas tij, vizita në Prishtinë kishte qëllim që të arrihet në pikën "ku këto masa hiqen dhe kthehemi në gjendjen paraprake”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga ana e tij, vazhdon siҫ është shprehur të mos i mbetet hatri në Bashkimin Evropian. Por masat ndëshkuese të BE-së të vëna ndaj shtetit të Kosovës i cilëson të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Në një njoftim nga zyra e kryeministrit Kurti, thuhet se "kryeministri Kurti shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për shtensionim dhe normalizim”, ndërsa potencohet se "policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike dhe se pjesëtarët e saj të vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk kanë ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre ndërtesave”.

I dërguari evropian në Prishtinë takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit theksoi se "institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka dëshmuar vullnet për shtensionim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës”.

Diplomacia e intensifikuar 

Ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nga Prishtina vazhdon vizitën në Beograd, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës. Në paraditën e së hënës, kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bettel, i bënë thirrje Kosovës që të angazhohet drejt shtensionimit të situatës sipas planit të Bashkimit Evropian. Mark Rutte dhe Xavier Bettel, një ditë më parë ishin edhe në Beograd në përpjekje siç thanë "për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ulin tensionet”.

"Ju e kuptoni domethënien e tensioneve, le të mos harrojmë se Lufta e Parë Botërore nisi këtu dhe përpara Ukrainës, lufta e fundit që kishim në kontinent ishte po këtu, kështu që duhet të shmangim çdo krizë të re të mundshme që mund të përfundojë me vuajtje të popullatës civile”, tërhoqi vërejtjen kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel./DW

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj