LIVE UPDATES
Bota

Vizita nuk u njoftua për arsye sigurie, ministri gjerman i financave udhëton në Kiev: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk lëkundet!

Pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Serhiy Marchenko, Klingbeil theksoi se Gjermania i qëndron kërkesave të saj: një armëpushim i qëndrueshëm, me garanci të qarta sigurie për Ukrainën përpara se të pranojë ndonjë marrëveshje me Presidentin rus Vladimir Putin.

26 Gusht 2025, 22:31 Nga N.F
Vizita nuk u njoftua për arsye sigurie, ministri gjerman i financave
Zelenskyy dhe Klingbeil

GJERMANI- Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars Klingbeil udhëtoi për në Ukrainë. Në Kiev, ai premtoi se Gjermania do të ndajë miliarda euro për Ukrainën edhe këtë vit dhe vitin tjetër.

Vizita nuk u njoftua për arsye sigurie. Ministri gjerman i Financave dhe zëvendëskancelari, socialemokrati Lars Klingbeil mbërriti në Kiev me tren special të hënën në mëngjes në orën gjashtë e gjysmë. Në fillim të kësaj jave, qeveria gjermane dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë në lidhje me politikën e saj ndaj Ukrainës - se do t'u ofrojë mbështetje të plotë ukrainasve që janë nën presion nga Rusia dhe do t'u tregojë atyre se interesi gjerman dhe evropian është i madh. Megjithëse ka ende më shumë çështje të pazgjidhura sesa të zgjidhura.

Socialdemokratët kanë heshtur për një kohë të gjatë

Për Lars Klingbeil, kjo ishte një mundësi për të treguar se edhe socialdemokratët në pushtet, mbështesin kursin e politikës së jashtme të Kancelarit konservator Friedrich Merz. Konkretisht, javët e kaluara janë shënuar nga vizita dhe iniciativa nga kreu i qeverisë.

Pika kulmore ishte vizita e Merz te Presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët ndoqën takimin midis Presidentit të Ukrainës  Zelenski dhe Trump. Pak u dëgjua nga ministrat socialdemokratë në ato ditë.

Klingbeil: "Dinamika të jashtëzakonshme”

Pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Serhiy Marchenko, Klingbeil theksoi se Gjermania i qëndron kërkesave të saj: një armëpushim i qëndrueshëm, me garanci të qarta sigurie për Ukrainën përpara se të pranojë ndonjë marrëveshje me Presidentin rus Vladimir Putin.

Klingbeil ishte për herë të fundit në Ukrainë në vitin 2023. Në atë kohë, ai nuk ishte anëtar i qeverisë së atëhershme të përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP).

Tani ai thotë: "Ishte një përparësi personale për mua të vija këtu në Ukrainë, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave. Isha këtu më parë si kryetar partie dy vjet më parë, por tani po vij në një kapacitet të ri. Dhe kjo po ndodh pikërisht në një kohë kur ka dinamikë të madhe dhe diskutime të shumta në hapësirën politike, që nuk ishte planifikuar.” Dhe sigurisht, ai shtoi menjëherë se udhëtimi i tij është dakorduar me Kancelarin Merz.

Iniciativa të shumta në pritje

Dhe me të vërtetë, ky udhëtim në Kiev është hyrja në një seri takimesh në ditët në vijim, në të cilat do të diskutohet edhe e ardhmja e Ukrainës. Të mërkurën, Kancelari Merz do të udhëtojë për në Moldavi me Kryeministrin polak Donald Tusk dhe Presidentin francez Emmanuel Macron. Të premten, Këshilli i Ministrave franko-gjerman do të takohet në Toulon për të trajtuar përsëri çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe për rrjedhojë zhvillimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë.

Në Kiev, Klingbeil theksoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë projektet e armatimit në Ukrainë. Këtë vit dhe vitin tjetër, nëntë miliardë euro janë planifikuar në buxhet për ndihma.

Këto para janë të sigurta, tha Klingbeil. Ndoshta gjëja më e rëndësishme për ukrainasit tani është që Gjermania t'i bashkohet garancive evropiane të sigurisë për Ukrainën, duke përfshirë edhe mundësinë e dërgimit të trupave. Klingbeil tha: "Në këto tre vjet e gjysmë lufte, ne kemi treguar se qëndrojmë pranë ukrainasve. Kjo do të vlejë edhe për garancitë e sigurisë."

A do të ketë garanci sigurie?

Në fakt, kjo është ende pyetja më e rëndësishme për Kievin: një armëpushim, pastaj garancitë ushtarake të sigurisë dhe më pas negociatat e mundshme me agresorin rus, ndonëse Moska pohon se nuk do të ketë ushtarë nga vendet e Bashkimit Evropian ose të NATO-s në Ukrainë. Por akoma është e pasigurt nëse takimi i propozuar midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, siç është propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, do të zhvillohet.

Optimizëm i matur në Berlin

Nuk është e qartë se sa serioz është në të vërtetë plani i Vladimir Putinit për një zgjidhje të mundshme paqësore. Sulmet ndaj Ukrainës vazhduan edhe ditën e vizitës së Klingbeil. Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Cornelius, tha në Berlin të hënën: "Unë mbetem optimist. Besoj se procesi që përshkruani ka kaluar nëpër një sërë ulje-ngritjesh në javët e fundit dhe ka fituar qartësi. Në të gjitha këto procese, bëhet fjalë për eksplorimin e gatishmërisë së Rusisë për paqe."

Pikërisht për këtë bëhet fjalë në vizitën e Lars Klingbeil në Ukrainë. Por ai gjithashtu thotë se Gjermania po përgatitet për të gjitha skenarët, përfshirë edhe vazhdimin e luftës për një kohë të pacaktuar./ DW

gjermania ukraina klingbeil

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj