LIVE UPDATES
Bota

VOA: BE hap zyrtarisht negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë

Presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka cilësuar vendimin një ëndërr të realizuar për qytetarët e shtetit që ka më shumë se dy vjet që është në luftë me Rusinë. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në Bashkimin Evropian megjithatë pritet të jetë një proces që do të zgjasë me vite. Vendet kandidate duhet t’i përafrojnë ligjet dhe standardet e tyre në përputhje me ato të BE-së në 35 fusha, nga peshkimi te taksat dhe siguria.

25 Qershor 2024, 15:48 Nga N.F
VOA: BE hap zyrtarisht negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë
Foto ilustruese

UKRAINË- Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë me mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare me ministrat evropianë në Luksemburg. Presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka cilësuar vendimin një ëndërr të realizuar për qytetarët e shtetit që ka më shumë se dy vjet që është në luftë me Rusinë. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në Bashkimin Evropian megjithatë pritet të jetë një proces që do të zgjasë me vite. Vendet kandidate duhet t’i përafrojnë ligjet dhe standardet e tyre në përputhje me ato të BE-së në 35 fusha, nga peshkimi te taksat dhe siguria.

Zëvendëskryeministrja për integrimin evropian, Olga Stefanishyna do të udhëheqë delegacionin e Ukrainës në konferencën që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve me vendet e bllokut 27-vendesh. Pas përfundimit të konferencës me Ukrainën, BE do të mbajë konferencën ndërqeveritare me Moldavinë, e cila aplikoi për t'u bashkuar me BE-në pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Moldavisë iu dha statusi i kandidatit katër muaj më vonë.

“Kjo është një ditë historike. Ky është vetëm hapi i parë drejt një Evrope të zgjeruar dhe të bashkuar”, tha ministrja suedeze për Çështjet Evropiane Jessika Roswall.

Kremlini tha javën e kaluar se anëtarësimi i mundshëm i Moldavisë në Bashkimin Evropian ishte një çështje e brendshme e ish-republikës sovjetike, por zëdhënësi Dmitry Peskov tha se kishte shumë moldavë që gjithashtu dëshironin të shihnin lidhje të ngushta me Rusinë. Konferencat ndërqeveritare të së martës janë hapi zyrtar i nisjes së bisedimeve, por negociatat nuk kanë gjasa të fillojnë edhe për disa muaj.

Vendet kandidate duhet t’i përafrojnë ligjet dhe standardet e tyre në përputhje me ato të BE-së në 35 fusha, që njihen si kapitujt e bisedimeve të anëtarësimit, duke filluar nga lëvizja e lirë e mallrave, taksat, energjia dhe mjedisi, deri te të drejtat dhe siguria.

"Ne po hapim negociatat. Ky është fillimi i një rruge që do të kërkojë përpjekje dhe reforma. Ne kemi parë se si Ukraina dhe Moldavia kanë bërë një përpjekje të jashtëzakonshme në rrethana shumë të vështira në muajt e fundit", tha Fernando Marcos Sekretar i Shtetit spanjoll për Çështjet Evropiane.

Ukraina dhe Moldavia janë në kufi me anëtarët e BE-së, Poloninë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Hungarinë. Vendimet për hapjen apo mbylljen e negociatave për secilin nga 35 kapitujt merren me marrëveshje unanime nga të 27 vendet anëtare. Kjo ofron mundësinë për vendet anëtare të BE-së për të këmbëngulur për të bërë më shumë punë ose për të vonuar procedurat.

Hungaria, e cila merr presidencën e rradhës të BE-së nga Belgjika në muajin korrik, shpesh ka bërë përpjekje për të frenuar mbështetjen e BE-së dhe NATO-s për Ukrainën.

“Negociatat e anëtarësimit nuk kanë filluar ende. Jemi ende në fillim të procesit. Është shumë e vështirë të thuhet se në çfarë faze është Ukraina. Nga sa shoh tani, ata janë shumë larg përmbushjes së kritereve të anëtarësimit”, tha ministri hungarez për BE-në, Janosh Boka.

Ukraina, nëse do të anëtarësohej, do ta tejkalonte Francën për t’u bërë anëtari më i madh i bllokut. Si prodhues kryesor i drithërave, anëtarësimi i Ukrainës do të kishte një ndikim të madh në politikat bujqësore të bllokut evropian.

Së bashku me Moldavinë, Ukraina i bashkohet një liste të gjatë shtetesh që shpresojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, së bashku me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë.

“Të hënën kam takuar disa përfaqësues nga Ballkani Perëndimor. Nuk do t'i lëmë pas. Ata gjithashtu kanë bërë përpjekje të forta. Unë mendoj se sinjali i sotëm është shumë i rëndësishëm, është fillimi i një gjëje shumë pozitive”, tha Sekretari i Shtetit spanjoll për Çështjet Evropiane, Fernando Marcos.

Ukraina shpreson të anëtarësohet në vitin 2030, por paraprakisht duhet të përfundojë dhjetëra reforma institucionale dhe ligjore. Kjo përpjekje duhet të udhëhiqet nga hapat për të luftuar korrupsionin dhe përfshin reforma të thella në administratën publike dhe gjyqësorin./ VOA

be ukraina moldavia negociata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj