LIVE UPDATES
Bota

VOA: Brenda në bordin e mjeteve që patrullojnë kufirin detar amerikan, ja çfarë ndodh

Nisja u bë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Key West”. Udhëtimi nuk pati një destinacion të caktuar, por pati objektivin për të ndalur ata që përpiqen të kalojnë në mënyrë të paligjshme.

5 Korrik 2024, 21:45 Nga M.B
VOA: Brenda në bordin e mjeteve që patrullojnë kufirin detar
Foto ilustruese

SHBA- Midis cepit më jugor të Shteteve të Bashkuara dhe Kubës shtrihet një hapësirë ujore e quajtur Ngushtica e Floridës. Automjetet e rojes bregdetare patrullojnë në këto ujëra çdo ditë, duke kërkuar për emigrantë që përpiqen të hyjnë ilegalisht. Zërit të Amerikës iu dha mundësia ekskluzive në fillim të këtij viti, për të shoqëruar rojen bregdetare amerikane gjatë patrullimit të saj. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, njofton për eksperiencë të veçantë.

Nisja u bë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Key West”. Udhëtimi nuk pati një destinacion të caktuar, por pati objektivin për të ndalur ata që përpiqen të kalojnë në mënyrë të paligjshme. Roja Bregdetare amerikane patrullon ujërat midis ngushticës Key West dhe Kubës. Ata kërkojnë për emigrantët që mund të përdorin mjete detare të pasigurta, për të hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Zërit të Amerikës iu mundësua qasja ekskluzive për të fluturuar me ekuipazhin në një aeroplan vëzhgimi HC-144. Në pikën e saj më të ngushtë, ngushtica e Floridës është 150 kilometra e gjerë dhe 1800 metra e thellë.

Vijnë në anije të vogla, këtu në ujëra të rrezikshme. E kuptoj se përpiqen të shkojnë në Shtetet e Bashkuara, por ne duhet të sigurohemi që ata janë të sigurtë", thotë togeri E.J. Cunningham.

Janë në kërkim të një profili unik, diçka krejtësisht ndryshe nga një ekspeditë peshkimi apo një lundrim familjar - diçka që duket si një anije jo e sofistikuar.

Gjetëm p.sh. një mjet lundrues që ishte sajuar nga vetëm një tufë dërrasash druri, të mbajtura së bashku me litarë dhe disa fuçi”, thotë togeri Cunningham.

Roja Bregdetare kapi një tjetër varkë të bërë vetë, pak pranë ujërave territoriale të Kubës.

"Patëm një sinjal në radar, kështu që shkuam ta shikonim dhe, sigurisht, ishte një gomone me dy persona që kishin vendosur një motosharrë në pjesën e pasme të saj, që po e përdornin si motor varke", thotë tekniku Blaine Willis.

Teknikët specialistë si zoti Willis e pikasin mjetin lundrues në radarët e tyre të specializuar dhe gjatë natës me sensorët me rreze infra të kuqe– paisje të cilat nuk lejohet t’i tregojmë në kamera. Ekuipazhi zbulon diçka të veçantë. Avioni rrotullohet pas dhe afrohet për një vështrim më nga afër. Ndonjëherë personeli në bord përshkruan ç’po ndodh.

Ata thjesht po përpiqen të na shmangin. Ulen, përpiqen të fshihen, përpiqen të mbulohen me një mushama. Herë të tjera, thjesht qëndrojnë aty, ndonjëherë na tregojnë me gisht dhe përpiqen të thonë që: "Hej, ata janë atje, mund të na shohin”, thotë tekniku Robert Depe.

Këto --- dhe pamjet e tjera --- nuk janë asgjë shqetësuese. Po të kishin qenë të tilla, piloti do të lidhej me radio me personelin në det. Togeri Samuel Krakower është oficeri komandues i anijes “Raymond Evans”, një nga tetë mjetet detare që interceptojnë varkat dhe emigrantët në ngushticat e Floridës. Avioni e orienton anijen drejt vendndodhjes së saktë dhe anija i merr në bord personat që gjejnë. Një natë në kuvertë u strehuan mbi njëqind kubanë, të cilët qëndruan në bord për disa ditë ndërsa përpunohej dokumentacioni për ta. Shumica u kthyen mbrapsht në Kubë.

"Natë shumë e lodhshme, por padyshim, disa nga ato varka po fundoseshin dhe në të vërtetë në atë pikë ishte operacion kërkim-shpëtimi", thotë togeri Krakower.

Togeri Krakower gjithashtu patrullon në det duke kërkuar për anijet nga Haiti.

Bëmë një ndalim me një tjetër mjet të Rojes Bregdetare; ishin 94 persona në një anije. Pra, numrat janë thjesht më të mëdhenj kur bëhet fjalë për anije nga Haiti, krahasuar me 20 ose 30 persona që mund të gjenden në një mjet nga Kuba”, thotë ai.

Vitin e kaluar, 1,800 haitianë dhe mbi 6,600 kubanë u rikthyen drejt vendeve të tyre. Në dete dhe në ajër --- një vështrim në atë që ndodh --- balancimi i sigurisë me ligjet kufitare./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj