LIVE UPDATES
Bota

VOA: Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë rol të madh në financimin e fushatave dhe nismave politike, pak individë në historinë amerikane kanë marrë një rol kaq personal dhe publik në politikë sa miliarderi Elon Musk.

24 Janar 2025, 20:57 Nga E. D
VOA: Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën
Elon Musk

SHBA- Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë rol të madh në financimin e fushatave dhe nismave politike, pak individë në historinë amerikane kanë marrë një rol kaq personal dhe publik në politikë sa miliarderi Elon Musk.

Edhe para zgjedhjeve të vitit 2024, miliarderi me origjinë nga Afrika e Jugut shpesh ndërvepronte me qeverinë amerikane nëpërmjet kompanive të tij. Firma e tij e prodhimit të makinave elektrike ‘Tesla’ ka marrë subvencione për energjinë e gjelbër, ndërsa kompania e tij ‘Space X’ ka kontrata të shumta me NASA-n dhe ushtrinë amerikane për të ofruar shërbime të lëshimit të anijeve kozmike në hapësirë, zhvillimin e automjeteve dhe operimin e fluturimeve.

Nëpërmjet ‘SpaceX’, zoti Musk gjithashtu luajti rol kyç në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Ukrainës kundër sulmit të Rusisë. Ai ofroi terminale interneti satelitore ‘Starlink’ për forcat ukrainase. Përfshirja e zotit Musk në luftë u bë arsye për shqetësim pasi dolën raporte se ai po merrte drejtpërdrejt vendime në lidhje me përdorimin e terminaleve dhe ishte në kontakt të drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë.

Miliaderi Musk arriti të sigurojë një rol edhe më të dukshëm në media pas blerjes në vitin 2022 të platformës së mediave sociale ‘Twitter’, e cila ishte bërë një platformë ku gazetarët, kompanitë dhe zyrtarët qeveritarë bënin njoftime publike dhe angazhoheshin në diskutime së bashku me përdoruesit e rregullt.

Duke e riemërtuar platformën nga ‘Twitter’ në ‘X’, zoti Musk rishikoi politikat e verifikimit dhe moderimit të përmbajtjes për të luftuar atë që ato e përshkroi si paragjykime të të majtëve. Në kuadër të kësaj ai riktheu në funksion profilin e Presidentit Donald Trump si dhe llogari të shumta që ishin ndaluar për shkak të gjuhës së urrejtjes. Ndërsa zgjedhjet presidenciale po afroheshin, zoti Musk e përdori platformën për të mbështetur politikat e zotit Trump, duke bërë më pas fushatë së bashku me të, si dhe duke qenë i pranishëm pranë tij gjatë telefonatave me udhëheqës të huaj.

Përfshirja e zotit Musk arriti kulmin me emërimin e tij si kreu i një komisioni të ri për efikasitetin e qeverisë, i emëruar sipas një publikimi në internet dhe kriptomonedhës që zoti Musk i kishte bërë reklamë më parë.

Ndërsa përfshirja e zotit Musk në politikën e Shteteve të Bashkuara mund të jetë e pazakontë tani, ajo kujton epokat e mëparshme kur drejtuesit e bizneseve të mëdha ushtronin ndikim të madh mbi zhvillimet në vend.

J.P. Morgan (1837-1913)

Pasi karrierës së hershme në tregun e aksioneve në ‘Wall Street’, John Pierpont Morgan fitoi famë duke riorganizuar industrinë e lulëzuar të hekurudhave gjatë Luftës Civile. Duke organizuar konferenca mes kompanive hekurudhore dhe duke konsoliduar ato ku ishte vetë aksioner, ai ndihmoi në krijimin e një sistemi të integruar hekurudhor, një praktikë që e përsëriti më vonë me industrinë e çelikut në vend.

Kur kriza ekonomike e vitit 1893 i la Shtetet e Bashkuara pothuajse pa rezerva ari, kompania e zotit Morgan ndërhyri për të ndihmuar qeverinë, duke e furnizuar me ar në këmbim të bonove të thesarit.

Më pas, në vitin 1907, kur një tjetër krizë financiare kërcënoi të rrënonte bankat e vendit, zoti Morgan u vlerësua përsëri për shpëtimin e vendit duke bashkuar drejtuesit e bankave dhe duke i detyruar ata të binin dakord për një plan të përbashkët stabilizimi.

Ai mbahet mend si një biznesmen serioz, që i dha përparësi stabilitetit mbi spekulimet dhe mbështeti spitalet, muzetë dhe universitetet përmes aktivitetit të tij filantropik. Megjithatë, veprimet e tij në industrinë hekurudhore dhe atë të çelikut krijuan monopole që frymëzuan ligjet më të hershme kundër monopolit në vend.

Për më tepër, fakti që qeverisë amerikane dy herë iu desh të mbështetej tek një biznesmen privat për të shpëtuar financat e saj, u bë një shkak i madh shqetësimi, duke çuar në krijimin e Rezervës Federale (Bankës Qendrore).

Henry Ford (1863-1947)

Henry Ford është më i njohur për prodhimin e automobilit të parë për masat, duke e bërë atë që ishte më parë një produkt luksoz, të përballueshëm për konsumatorin mesatar. Ai gjithashtu njihet për popullarizimin e linjave të prodhimit, për vendosjen e jë orari të rregullt 40 orë pune në javë, si dhe për standarde të larta pagash, me arsyetimin se punëtorët e mirëpaguar dhe të lumtur do të ishin më produktivë dhe të aftë për të blerë makinat që prodhonte ai.

Henry Ford besonte se industria dhe konsumi jo vetëm që do të zhvillonin ekonominë, por do të nxisnin paqen në botë, duke bërë fushatë aktive kundër luftës si humbje produktiviteti. Pasi nuk arriti të parandalonte hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore, zoti Ford ndihmoi me përkushtim përpjekjet e luftës dhe zbuti aktivizmin e tij. Ai kandidoi për në Senat më 1918, një garë që e humbi me rezultat të ngushtë.

Megjithatë, jo të gjitha aspektet e reputacionit të zotit Fordit kanë mbetur pozitive. Qasja bujare e manjatit ndaj punonjësve të tij u zhvillua njëkohësisht me kundërshtimin e tij të palëkundur ndaj përpjekjeve për themelimin e sindikatave dhe mbajtjes së grevave të punëtorëve, të cilat u shtypën me forcë.

Qëndrimi i tij kundër luftës kishte gjithashtu një anë më të errët. Zoti Ford ishte veçanërisht antisemitik dhe besonte se hebrenjtë ishin përgjegjës për Luftën e Parë Botërore, si dhe për sëmundje të shumta në shoqërinë amerikane. Pasi bleu gazetën ‘Dearborn Independent’ më 1918, zoti Ford e përdori atë për të botuar teori të shumta konspirative antisemitike. Ai ndaloi vetëm pas kërcënimeve për bojkot kundër kompanive të tij.

Si pjesë e Komisionit që vë Amerikën të Parën, zoti Ford bëri fushatë kundër përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore dhe vazhdoi të bënte biznes me Gjermaninë naziste deri në shpalljen e luftës në vitin 1941 nga Uashingtoni.

William Randolph Hearst (1863-1951)

Pronari i gazetave ‘San Francisco Examiner’ (SFE) dhe ‘New York Morning Journal’ (NYMJ), William Randolph Hearst ndërtoi një perandori mediatike. Ai ishte pionier i një forme të raportimit sensacionalist që u bë e njohur si ‘gazetaria e verdhë’. Raportet e ekzagjeruara të NYMJ për dhunën koloniale të Spanjës në Kubë ndezën opinionin amerikan dhe shtuan thirrjet për të ndërhyrë. Kur Kongresi përfundimisht i shpalli luftë Spanjës më 1898, zoti Hearst personalisht udhëtoi në Kubë për të njoftuar mbi konfliktin.

Operacionet mediatike të zotit Hearst do të zgjeroheshin më vonë në dhjetëra gazeta në qytete të shumta, si dhe në revista dhe botues librash.

Pasi vendosi të merrej me politikë, zoti Hearst shërbeu për një kohë të shkurtër në Dhomën e Përfaqësuesve si ligjvënës nga qarku i 11-të i Nju Jorkut. Më vonë humbi zgjedhjet me një rezultat të ngushtë për kryetar bashkie dhe për guvernator të Nju Jorkut. Gazetat e tij kishin botuar editoriale që denonconin me gjuhë të ashpër Presidentin William McKinley dhe ai u fajësua për nxitjen e vrasjes së Presidentit McKinley më 1901.

Fillimisht një populist me qëndrime progresive, zoti Hearst u zhvendos drejt një politikani të krahut të djathtë në vazhdën e Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit Rus të vitit 1917. Ndërsa denoncoi politikat e Presidentit Franklin Delano Roosevelt si anti-amerikane, zoti Hearst shprehu admirim për Hitlerin dhe botoi artikuj nga udhëheqësi gjerman. Megjithatë, zoti Hearst mbështeti hyrjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore pas sulmit në Pearl Harbor, duke mbështetur qëndrime anti-aziatike dhe internimin e amerikano - japonezëve.

Sot, zoti Hearst mbahet mend si frymëzimi i vërtetë për filmin ‘Qytetari Kane’, i cili u realizua ndërsa ishte gjallë dhe të cilin ai u përpoq ta ndalonte.

Përfundim

Manjatët që formësuan politikën amerikane në epokat e kaluara frymëzuan admirim dhe polemika, ndikimi i tyre u bë i qartë vetëm më pas, me kalimin e viteve. Mbetet për t'u parë nëse ndikimi i zotit Musk do të jetë më i gjatë se administrata e Presidentit Trump dhe nëse manjatë të tjerë të kohërave moderne do të ndjekin shembullin e tij./VOA

elon musk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj