8 Prill 2023, 16:55
Nga DOSJA
Takimi
KINË- Kina dërgoi anije dhe avionë luftarakë drejt Tajvanit të shtunën, njoftuan autoritetet tajvaneze, në shenjë hakmarrjeje për takimin ndërmjet Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe presidentes së ishullit të vetëqeverisur të Tajvanit, për të cilin Pekini thotë se është territor kinez.
Ushtria kineze njoftoi fillimin e patrullimit ushtarak tre-ditor, si një paralajmërim për tajvanezët që duan ta bëjnë të përhershme pavarësinë de facto të ishullit.
Të shtunën, tetë anije luftarake dhe 42 avionë u zbuluan pranë Tajvanit. 29 prej tyre fluturuan përgjatë vijës së ngushtricës që ndaj ishullin nga Kina, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit.
Ushtria kineze nuk dha asnjë sinjal nëse patrullimet mund të përfshijnë përsëritjen e stërvitjeve të mëparshme si lëshimi i raketave në det, çfarë patën shkaktuar ndëprerjen e tansportit ajror dhe detar.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, së bashku me disa ligjvënës të tjerë, u takuan të enjten në Bibliotekën Presidenciale Ronald Reagan në Kaliforni, me presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen, për të treguar mbështetje ndaj ishullit përballë kërcënimeve nga Kina.
Pekini u përgjigj të premten duke vendosur ndalim udhëtimi dhe sanksione financiare kundër grupeve dhe individëve amerikanë të lidhur me vizitën e Presidentes Tsai në Shtetet e Bashkuara.
Tajvani u nda nga Kina në vitin 1949 pas luftës civile. Partia Komuniste që udhëheq Kinën thotë se ishulli është territor kinez dhe ka paralajmëruar edhe marrjen me forcë nëse është e nevojshme.
Pekini pretendon se kontakti me autoritetet e huaja e inkurajon Tajvanin që kërkon formalisht pavarësinë, një hap që sipas udhëheqjes kineze mund të shkaktojë luftë.
Marrë nga VOA
tajvan kevin mccarthy
Bota
8 Prill 2023, 16:15
F.M
Zakynthos
GREQI- Një nga plazhet kryesore të Zakynthos do të mbyllet për turistët për këtë vit. Vendimi ësht&...
Bota
8 Prill 2023, 16:31
f.i
Ceremonia mortore e Vadlen Tatarsky
RUSI- Sot është mbajtur ceremonia mortore e Vladlen Tatarsky, blogerit nacionalist dhe komandantit ushta...
Bota
8 Prill 2023, 16:18
f.i
Ganimete Musliu
KOSOVË – Deputetja në Kosovë, Ganimete Musliu e ka konsideruar kreun e qeverisë së Kosovë Albin Ku...
Bota
8 Prill 2023, 15:42
Finlandë
Studimi i Kombeve të Bashkuara mbi Lumturinë Botërore, u kërkon qytetarëve të vlerësojnë nivelin e ty...
Bota
8 Prill 2023, 15:35
Donjeta Pajazitaj
KOSOVË- Shtatë vjet e 4 muaj e 28 ditë. Kaq kohë morën tentimet e drejtësisë kosovare për ta zbar...
Bota
8 Prill 2023, 15:05
f.i
Andrea Papi
ITALI- Një sportist 26-vjeçar është sulmua për vdekje nga një ari në një pyll në Italin&eum...
Bota
8 Prill 2023, 14:53
f.i
Blerim Vela
KOSOVË- Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas vizitave në vendet me ndikim rus të m...
Bota
8 Prill 2023, 14:15
f.i
Foto ilustruese
IRAN- Autoritetet iraniane po instalojnë kamera në vende publike dhe në rrugë për të identifikuar dhe penaliz...
Bota
8 Prill 2023, 13:53
f.i
Britaniket duke festuar
BRITANI E MADHE- Britanikët kanë nisur pushimet katër-ditore të festës së Pashkëve, duke pi...
Bota
8 Prill 2023, 13:45
f.i
Donald Trump, Melina Trump
SHBA- Një detaj është vënë re në gjyqin e Donald Trump, ku bashkëshortja e tij Melania Trump ...