LIVE UPDATES
Bota

VOA: Komisioni i 6 janarit rekomandon ngritjen e 4 akuzave penale ndaj ish-presidentit Trump

Ligjvënësit kanë sugjeruar që zoti Trump të akuzohet për komplot me synimin për të penguar funksionin e ligjshëm të qeverisë amerikane, përpjekje për të ndërprerë seancat zyrtare të Kongresit, komplot për dëshmi të rreme dhe kryengritje.

19 Dhjetor 2022, 21:28 Nga k.m.
VOA: Komisioni i 6 janarit rekomandon ngritjen e 4 akuzave penale ndaj
Donald Trump

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol, zhvilloi seancën e fundit publike dhe i rekomandoi Departamentit të Drejtësisë ngritjen e akuzave penale ndaj ish Presidentit Donald Trump. Ligjvënësit kanë sugjeruar që zoti Trump të akuzohet për komplot me synimin për të penguar funksionin e ligjshëm të qeverisë amerikane, përpjekje për të ndërprerë seancat zyrtare të Kongresit, komplot për dëshmi të rreme dhe kryengritje. Drejtuesi i Komisionit, demokrati Bennie Thompson, tha se “gjetjet e komisionit mund të shërbejnë si një udhërrëfyes i mirë për drejtësinë”.

Sipas tij, zoti Trump e dinte se i humbi zgjedhjet e vitit 2020, por ai zgjodhi të qëndronte në zyrë duke bërë një seri përpjekjesh për të bllokuar transferimin e pushtetit.

Në këtë mbledhje, Komisioni bëri publike edhe prova të reja, duke përfshirë intervistën me këshilltaren e zotit Trump, për një kohë të gjatë, Hope Hicks. Gjatë dëshmisë së saj zonja Hicks tha se zoti Trump i kishte thënë asaj, se “askush nuk do shqetësohej për legjitimitetin e tij nëse ai humbiste zgjedhjet dhe se e vetmja gjë që kishte rëndësi, ishte që ai të fitonte”.

Krahas akuzave ndaj ish-presidentit, komisioni i përbërë nga 7 demokratë dhe dy republikanë, rekomandoi ngritjen e akuzave për shkelje të ligjeve të etikës për 5 ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni i 6 janarit nuk ka fuqi ligjore, ndaj rekomandimi për ndjekjen penale shënon vetëm një akt simbolik, pasi për ngritjen e akuzave vendos Departamenti i Drejtësisë.

Komisioni do të shkrihet në 3 janar, kur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve e marrin republikanët.

Që nga ngritja e tij në korrik të vitit 2021, komisioni ka intervistuar më shumë se 1 mijë persona, ka zhvilluar 10 seanca dëgjimore publike dhe ka administruar më shumë se 1 milionë dokumente. Mbledhja e një numri të madh provash, ka nxitur anëtarët e komisionit të deklarojnë se zoti Trump duhet të fajësohet për sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit të kryer nga mbështetës të tij rreth dy vite më parë.

Raporti final i komisionit pritet të shpërndahet pas disa ditësh dhe ai do të përmbajë intervistat e zbardhura dhe rekomandime ligjore.

Edhe pse nuk kanë fuqi ligjore, rekomandimet e komisionit do të shtonin trysninë politike ndaj Prokurorit të Përgjitshëm Merrick Garland dhe Prokurorit të Posaçëm Jack Smith, që po zhvillojnë hetime mbi mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare, nga ana e ish-presidentit, pas largimit nga detyra në janar të vitit 2021. Zoti Smith u emërua në nëntor si prokuror i posaçëm me përgjegjësinë e mbikëqyrjes së hetimeve për posedimin e dokumentave të klasifikuara nga ish-presidenti në rezidencën e tij në Mara-Lago në Florida, si dhe disa aspekte të hetimit lidhur me përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, të fituara nga demokrati Joe Biden./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj