LIVE UPDATES
Bota

VOA: Më pak emigrantë në kufirin SHBA-Meksikë

Ata kanë ecur mbi 14 kilometra në Shtetet e Bashkuara për të arritur në këtë kamp, në fshatin Sasabe të Arizonës. Këtu, ata presin t'i dorëzohen oficerëve të patrullës kufitare amerikane. Shumica thonë se do të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara .

23 Maj 2024, 16:31 Nga B.Z
VOA: Më pak emigrantë në kufirin SHBA-Meksikë
Migrantët largohen nga Tapachula, në Meksikë drejt Shteteve të Bashkuara, 24 Dhjetor 2023.

SHBA - Shifrat e fundit tregojnë se ka rënë numri i emigrantëve që kalojnë kufirin në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros, kalimet e paligjshme zakonisht shtohen në pranverë, por zyrtarët thonë se gjatë muajit prill ato ranë me më shumë se 6% në krahasim me muajin marsin. Një grup emigrantësh kalojnë pranë gardhit të çelikut që shënon kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Ata kanë ecur mbi 14 kilometra në Shtetet e Bashkuara për të arritur në këtë kamp, në fshatin Sasabe të Arizonës. Këtu, ata presin t'i dorëzohen oficerëve të patrullës kufitare amerikane. Shumica thonë se do të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara .

“Pasi gjërat në vendin tim në Afrikë nuk po shkojnë mirë, vendosa të vij këtu”, thotë Achraf Duro-Nile nga Togo.

Emigrantët e përshkruajnë udhëtimin e tyre për në Shtetet e Bashkuara si të rrezikshëm.

“Kisha frikë për sigurinë time pasi u desh të kalonim një pyll të madh në Panama. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm”, thotë më tej ai.

Zyrtarët amerikanë publikuan shifrat e reja që tregojnë se kalimet e paligjshme të kufirit nga Meksika ranë me më shumë se 6% në prill, një gjë e pazakontë kjo për stinën e pranverës.

Agjencia federale amerikane ‘Doganat dhe Mbrojtja Kufitare’ thotë se ka regjistruar rreth 129,000 emigrantë përgjatë kufirit jugperëndimor. Në muajin mars u regjistruan mbi 137,000 emigrantë dhe në dhjetor rreth 250,000 emigrantë.

Qeveria amerikane thotë se rënia vjen si rezultat i rritjes së përpjekjeve nga Meksika për të ndaluar kalimet e paligjshme. Emigrantët, megjithatë vazhdojnë të vijnë nga vende të ndryshme të botës.

“Ka shumë njerëz që vijnë nga Afrika Perëndimore, përgjithësisht gjuhë dhe kultura që ne dhe migrantët e tjerë nuk i njohim. Kjo do të jetë gjithmonë pak sfiduese”, thotë John Modlin nga Patrulla Kufitare.

Zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare thonë pavarësisht rënies së numrit, situata është vështirësuar së fundmi pasi kontrabandistët po i nxisin emigrantët të kalojnë në zona më të izoluara, si kjo në qytetin Tucson (Tyson) në Arizona.

“Detyrohemi të shkojmë në këto zona që jo domosdoshmërisht kanë rrugë të asfaltuara. Ne megjithatë bëjmë përpjekje t’i arrijmë këto zona, të përcaktojmë nëse ndonjëri prej tyre ka nevojë për ndihmë dhe t’i largojmë prej andej”, thotë zoti Modlin.

Që nga maji i vitit 2023, zyrtarët amerikanë të emigracionit dëbuan më shumë se 720,000 individë. Shumica kishin kaluar kufirin jugperëndimor në mënyrë të jashtligjshme.

Në kampin në Sasabe, aktivistët e organizatave humanitare u ofrojnë migrantëve ushqim dhe ujë.

“Më parë shumica e migrantëve ishin nga Meksika dhe Amerika Qendrore. Ata ende vazhdojnë të vijnë, por tani ka shumë njerëz që vijnë nga Afrika. Ne kemi takuar njerëz edhe nga Bangladeshi dhe nga India. Kalimi i kufirit këtu të kujton Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, thotë Mark Sanders, punonjës i organizatës humanitare “Green Valley Sahuarita”. Rënia e kalimeve në kufi nuk ka ndikuar në kritikat e republikanëve për administratën e Presidentit Biden.

“Njerëzit do të vazhdojnë të vijnë nëse mendojnë se mund të hyjnë jashtligjshëm”, thotë Jodey Arrington, ligjvënës republikan. Zyrtarët amerikanë thonë se do të mbeten vigjilentë për të kuptuar ndryshimet e modeleve të migracionit./VOA

emigrante shba-meksike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj