LIVE UPDATES
Bota

VOA: Përpjekjet e Presidentit Trump për të hequr të drejtën e shtetësisë përmes lindjes

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, e hartuar në fund të shekullit të 18-të, ia la Kongresit pjesën më të madhe të vendimmarrjes për çështjen e imigracionit dhe shtetësisë.

29 Janar 2025, 14:59 Nga r.ll
VOA: Përpjekjet e Presidentit Trump për të hequr të
donald trump

SHBA- Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund të drejtës së shtetësisë përmes lindjes në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar një debat ligjor dhe politik rreth kompetencave të pushtetit ekzekutiv dhe Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane, i cili garanton shtetësinë për këdo që lind në tokën amerikane. Ky rregull ka qenë shumë i rëndësishëm për të drejtat civile që nga ratifikimi i tij në vitin 1868.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, e hartuar në fund të shekullit të 18-të, ia la Kongresit pjesën më të madhe të vendimmarrjes për çështjen e imigracionit dhe shtetësisë.

Por Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep fund të drejtës automatike të shtetësisë për ata që lindin në Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi i vetmi vend në botë që ofrojmë këtë të drejtë në lindje. Kjo është absolutisht qesharake. Ne mendojmë se kemi baza shumë të mira dhe disa njerëz kanë dashur ta bëjnë këtë për dekada”, tha ai.

Kritikët e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump thonë se Amendamenti i 14-të është një gurthemel i të drejtave civile dhe nuk mund të ndryshohet nga një President i Shteteve të Bashkuara.

"Fillimisht, synimi i amendamentit ishte që skllevërit afrikano-amerikanë të merrnin shtetësinë dhe më pas kjo e drejtë u çimentua me një vendim të Gjykatës së Lartë. Amendamentet e Kushtetutës dhe të drejtat kushtetuese nuk mund të hiqen nga një president. Ato mund të hiqen vetëm nga Kongresi dhe për këtë arsye urdhri ekzekutiv është i paligjshëm”, thotë Tuyet Duong nga Forumi Kombëtar i Grave Amerikane të Azi-Paqësorit.

Megjithatë, mbështetësit e urdhrit ekzekutiv argumentojnë se është e nevojshme të rivendoset drejtësia në sistemin e imigracionit.

"Presidenti Trump e ka bërë të qartë se rivendosja e drejtësisë në sistemin tonë të imigracionit dhe mbrojtja e qëllimit të vërtetë të Amendamentit të 14-të janë thelbësore për vizionin e tij për ta bërë Amerikën sërish madhështore. Urdhri i tij ekzekutiv historik për t'i dhënë fund të drejtës së shtetësisë përmes lindjes, përbën një hap kritik përpara", thotë ligjvënësi republikan nga Teksasi Brian Babin.

Urdhri ekzekutiv përballet me sfida të mëdha ligjore, përfshirë shumë padi për bllokimin e tij. Prokurorët e përgjithshëm demokratë nga 22 shtete kanë ngritur një padi duke argumentuar se urdhri shkel Amendamentin e 14-të të kushtetutës amerikane.

“Gjykata e Lartë e rikonfirmoi atë në një rast që përfshinte një grup të madh emigrantësh kinezë, duke pohuar se Amendamenti i 14-të vlente edhe për këta njerëz dhe ata më pas ishin në gjendje të merrnin shtetësinë”, thotë Tuyet Duong nga Forumi Kombëtar i Grave Amerikane të Azi-Paqësorit.

Një gjykatës federal në Siatëll e ka bllokuar përkohësisht zbatimin e urdhrit të Presidentit Trump për shtetësinë përmes lindjes. Nëse çështja arrin në Gjykatën e Lartë, vendimi i saj mund të krijojë bazën ligjore në vend për çështjen e shtetësisë. Nëse urdhri lejohet të hyjë në fuqi, të sapolindurit dhe ata që nuk kanë marrë çertifikatat e lindjes dhe numrat e sigurimeve shoqërore do të ndikoheshin menjëherë nga zbatimi i tij./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj