LIVE UPDATES
Bota

VOA: Pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për vitin 2024

Tensionet e larta me Serbinë, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe thellimi i varfërisë në vend, janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës në prag të vitit të ri.

31 Dhjetor 2023, 16:50 Nga a.l

VOA: Pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për

KOSOVË- Tensionet e larta me Serbinë, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe thellimi i varfërisë në vend, janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës në prag të vitit të ri. Ata thonë se vitin e ri po e presin me shpresë se gjërat do të marrin për mbarë.

“Nëse e krahasoni me vitin e kaluar, 2023-ta besoj se ka qenë vit i suksesshëm në aspektin politik në arenën ndërkombëtare, me ngjarjet që kanë ndodhur të cilat kanë qenë shumë të rrezikshme mirëpo kanë përfunduar në mënyrë shumë pozitive, e kam fjalën për Banjskën. Situata ekonomike në anën tjetër ngelet ajo që është, janë sfidat globale të cilat ndikojnë në ekonominë e çdo shteti. Kështu që para festave të vitit të ri normalisht se të gjithë ne kemi pritje pozitive për vitin që vjen, por kryesorja është që ne duhet të japim kontributin secili në mënyrën e vet për të shkuar gjërat pozitivisht”, thotë Petrit Riza.

“Ka një varfëri shumë të skajshme që e kemi mbërri, tash e përjeton edhe Kosova por më së shumti pësojnë qytetarët. Një gjë duhet ta dijë qeveria dhe të gjitha partitë politike, qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë dhënë maksimumin, ju është kërkuar mundi - e kanë dhënë, iu është kërkuar njëra - e kanë dhënë, iu është kërkuar gjaku - e kanë dhënë, çdo gjë kanë dhënë. Ktheja popullit, ktheju qytetarëve, shtrije një dorë në popull e një në shtet dhe ecë populli e ecë shteti”, thotë Selver Lenjani.

“Mund t’i them tri apo katër brenga të cilat realisht për mua janë prej gjërave kryesore të cilat do ta rregullonin këtë shoqëri ose disa segmente të saj. E para unë gjithmonë kam thënë dhe do të them që arsimi ose sistemi arsimor i Kosovës është themeli i ndërtimit të një shoqërie të mirëfilltë dhe të shëndoshë. E dyta sigurisht që nga një sistem i mirëfilltë i arsimit do të kemi pastaj edhe zhvillim ekonomik. E treta është pastaj luftimi i korrupsionit i cili realisht ka disa rezultate të dukshme sidomos në rrafshin e veriut të Kosovës”, thotë Ali Dula.

“Po e shoh që ngadalë ngadalë jemi duke shkuar përpara, me vizat që po liberalizohen, me tabelat e makinave që po na pranohen, me krejt këto gjëra që po ecin çdo ditë, çdo javë e çdo muaj. Po e shoh që njerëzit këtu janë mirë dhe jam shumë i lumtur kur e shoh vendin tin, atdheun tim duke ecur përpara”, thotë Rinor Qyqalla,

“Unë të gjithë shqiptarëve kudo që janë ju uroj një vit të mbarë, shëndet pikë së pari e pastaj të gjitha të mirat e të mbarat t’ju prijnë. Unë ka disa vite që jetoj në Londër, kemi ardhur tani për festat e fundvitit në Kosovë, po kalojmë shumë bukur dhe po kënaqemi me familjarët e të gjithë bashkatdhetarët tjerë, ju uroj të gjithëve një vit të mbarë. Jemi shumë të lumtur kur shohim se gjërat po përparojnë, që rinia po përparon, gjithçka është mirë e më mirë, sivjet edhe sheshi po më duket që është rregulluar edhe më mirë, kështu që ju uroj të gjithëve të gjitha të mirat”, thotë Dija Berisha.

Udhëheqës të institucioneve vendëse e ndërkombëtare përgëzuan qytetarët për vitin e ri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në një postim në rrjetet sociale se ky vit po mbyllet me mbështetjen e aleatëve, duke e vlerësuar atë shumë të rëndësishme në një kohë kur siç tha “siguria e Evropës dhe rajoneve të ndryshme anekënd botës, po kërcënohet nga forca destabilizuese”.

“Bashkëpunimi ynë me aleatët përfshin qasjen tonë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me synimin për të sjellë paqe dhe siguri dhe për të hequr barrën që do ta ngadalësojë rritjen dhe prosperitetin tonë. Në këtë proces të vazhdueshëm, dhe në bisedimet shumë të gjata që kanë paraprirë e do të vazhdojnë, do të doja të siguroja qytetarët se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet do të jetë në të mirë të vendit tonë dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë”, tha ai.

Në urimin e tij për vitin 2024, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se viti që po e lëmë pas ishte plot me ulje ngritje, me momente të krizës, konfliktit dhe tragjedisë.

“Por gjithashtu ka pasur shumë përparim që duhet ta njohim dhe kremtojmë. Dua të fillojë duke bërë një gjë shumë të qartë, Shtetet e Bashkuara janë po aq të përkushtuara si edhe më parë për partneritetin tonë me popullin e Kosovës. Së bashku me qeverinë dhe popullin e Kosovës i kemi shtyrë përpara tri qëllimet kryesore të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, të shohim Kosovën duke marrë vendin e saj në institucione evropiane dhe euroatlantike, sundim më të mirë të ligjit, qeverisje të përgjegjshme dhe efektive, zhvillim gjithpërfshirës të kapitalit njerëzor dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se në vitin që po vjen SHBA-të presin të shohin përparim të vërtetë nga të dyja palët për zbatimin e zotimeve të marra me këtë marrëveshjeje, duke përfunduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë./ VOA

kosove 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj