LIVE UPDATES
Bota

VOA: Publikimi i dokumenteve hetimore tregon se si milioneri Jaffrey Epstein shfrytëzoi lidhjet e tij të fuqishme

Në më shumë se 40 dokumente të publikuara të mërkurën vonë, përmendeshin emrat të famshëm dhe politikanë që u shoqëruan me Jeffrey Epsteinin ose punuan me të, përpara se ai të akuzohej publikisht, gati dy dekada më parë se kishte paguar vajzat e mitura për seks.

4 Janar 2024, 22:48 Nga r.ll
VOA: Publikimi i dokumenteve hetimore tregon se si milioneri Jaffrey Epstein
jaffrey epstein

SHBA- Publikimi i një numri dokumentesh gjyqësore, më parë sekrete në lidhje me milionerin Jeffrey Epstein, që vrau veten në 2019 ndërsa priste gjyqin mbi akuzat për trafikim seksual, kthejnë në kujtesë se si ai shfrytëzonte lidhjet me njerëz të pasur, të fuqishëm dhe të famshëm për të rekrutuar viktimat e tij dhe për të mbuluar krimet.

Në më shumë se 40 dokumente të publikuara të mërkurën vonë, përmendeshin emrat të famshëm dhe politikanë që u shoqëruan me Jeffrey Epsteinin ose punuan me të, përpara se ai të akuzohej publikisht, gati dy dekada më parë se kishte paguar vajzat e mitura për seks.

Shumica e këtyre emrave ishin të njohur për këdo që e ka ndjekur nga afër skandalin, duke përfshirë gjyqin ndaj Ghislaine Maxwell, e cila ishte e dashura e Jeffrey Epsteinit dhe rekrutuesja kryesore e vajzave të reja dhe të pambrojtura. Maxwell, 62 vjeçe, u dënua për akuzat për trafik seksual dhe po vuan një dënim me 20 vjet burg.

Afro 250 dokumentet që pritet të bëhen publike, duke filluar nga kjo javë, kryesisht përsëritin atë që dihej prej kohësh, historinë e një burri që arriti qarqet elitare derisa pas arrestimit për trafik seksual në korrik 2019, mbeti vetëm dhe vrau veten në qelinë e burgut.

Por dokumentet përfshinë disa detaje të reja rreth një piramide abuzimi në tre dekada, që dëmtoi dhjetëra vajza të reja.

Ndër njerëzit e famshëm në rrethin e milionerin Epstein para akuzave, ishin ish-presidentët Donald Trump dhe Bill Clinton, këngëtari Michael Jackson dhe prestigjiatori David Copperfield, sipas rrëfimeve të viktimave të tij dhe dëshmitarëve të tjerë të cituar në dokumentet e sapo publikuara. Asnjë nga emrat e sipër përmenduar nuk është akuzur për ndonjë shkelje.

Pati përsëritje të historive tashmë të njohura për Princin Andrew të Britanisë. Ai u padit nga një nga viktimat e milionerit Epstein, Virginia Giuffre e cila tha se kishte patur takime seksuale me Princin, kur ajo ishte në moshën 17 vjeçare. Princi, i cili ka mohuar akuzat, arriti një marrëveshje për të zgjidhur padinë nga Virginia Giuffre, në vitin 2022.

Princi Andrew ka hedhur poshtë akuzat se ai e detyroi zonjën Giuffre të kryente marrëdhënie seksuale me të më shumë se dy dekada më parë në shtëpinë në Londër të bashkëpunëtores së zotit Epstein, Ghislaine Maxwell, në shtëpinë e zotit Epstein në Manhattan dhe në një ishull privat të zotit Epstein në Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara.

Ndër dokumentet më interesante të publikuara të mërkurën ishte dëshmia e Johanna Sjoberg, e cila punonte si masazhatore në shtëpinë e milionerit. Ajo tha se kishte takuar një herë këngëtarin Michael Jackson në shtëpinë e milionerit Epstein, në Palm Beach, në Florida, por se asgjë e pakëndshme nuk ndodhi me yllin e ndjerë të muzikës pop.

Ajo gjithashtu tha se në një udhëtim në prilli 2001, në Nju Jork, Princi Andrew i preku gjoksin ndërsa pozonin për një fotografi.

Zoti Clinton ka deklaruar më parë përmes një zëdhënësi se megjithëse kishte udhëtuar disa herë me avionin e milionerit Epstein nuk kishte vizituar kurrë shtëpitë e tij dhe nuk ishte në dijeni të krimeve. Zoti Trump ka thënë se dikur mendonte se milioneri Epstein ishte një “djalë i mrekullueshëm”, por më vonë ata patën një mosmarrëveshje.

Johanna Sjoberg dëshmoi gjithashtu se në një rast ajo shkoi në një darkë në një nga shtëpitë e Epsteinit, ku ishte i pranishëm dhe magjistari David Copperfield.

Ajo tha se Copperfield bëri truke magjie përpara se ta pyeste nëse ishte në dijeni “që vajzat paguheshin për të gjetur vajza të tjera”. Një nga akuzat kundër milionerit Epstein dhe ish të dashurës së tij Maxwell ishte se, disa vajza që ai i pagoi për akte seksuale, më vonë rekrutuan viktima të tjera. Një publicist i zotit Copperfield nuk iu përgjigj një emaili të agjencisë Associated Press për një koment./VOA

jeffrey epstein

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj