LIVE UPDATES
Bota

VOA: Republikanët përballë agjendës ambicioze në legjislaturën e 118 të Kongresit

Udhëheqësi republikan Kevin McCarthy ia doli pas një beteje të gjatë 4-ditore të merrte detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, duke theksuar arritjet e republikaneve në javën e parë të punës.

16 Janar 2023, 07:32 Nga DOSJA
VOA: Republikanët përballë agjendës ambicioze në
Kevin McCarthy

SHBA- Pas një beteje të gjatë deri në zgjedhjen në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të Kevin McCarthy-t, republikanët po përqëndrohen tek përparësitë e tyre në legjislaturën e 118 të Kongresit Amerikan. Korrespodentja e Zërit të Amerikës në Kongres, Katherine Gypson sjell një përmbledhje të debateve të pritshme, për çështje nga siguria kufitare, tek rritja e tavanit të borxhit e deri tek hetimet për administratën e Presidentit Biden.

Udhëheqësi republikan Kevin McCarthy ia doli pas një beteje të gjatë 4-ditore të merrte detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, duke theksuar arritjet e republikaneve në javën e parë të punës.

“Qeveria duhet të ndihmojë njerëzit, të mbrojë ata që nuk kanë lindur ende. Ne sapo siguruam mbrojtje për Rezervën Strategjike të Naftës dhe tanimë presidenti nuk mund t’i prekë rezervat sa herë të dojë dhe as nuk mund t’ia shesë naftën tonë Kinës. Ne ua kthyem Dhomën e Përfaqësuesve njerëzve”.

Megjithatë, analistët thonë se konservatorët e vijës së ashpër që kundërshtuan zgjedhjen e zotit McCarthy do të vazhdojnë të jenë problem për të.

“Pozitat e tij janë dobësuar. Problemi i tij më i madh është se diferenca është shumë e ngushtë, vetëm 5 vende”, thotë Michele Swers, Universiteti Georgetown.

Shumë republikanë kundërshtojnë ngritjen e tavanit të borxhit, një qëndrim që mund të ketë pasoja në rang botëror nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do të arrijë të respektojë detyrimet e saj financiare.

"Populli amerikan zgjodhi republikanët për të vënë nën kontroll shpenzimet qeveritare”, thotë ligjvënësi Tom Cole.

Ndërsa inflacioni në Shtetet e Bashkara vijon të jetë i lartë, demokratët kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shkurtimin e shpezimeve qeveritare.

“Shkurtimi i shpenzimeve do të dëmtonte familjet, banorët në Shtetet e Bashkuara që po përballen, me inflacionin dhe rritjen e kostos së jetesës”, thotë ligjvënësja demokrate Rosa DeLauro.

Nga ana tjetër republikanët kanë ngritur një sërë komisionesh hetimore.

“Ne do të merremi me Partinë Komuniste Kineze përmes komisionit të posaçëm për Kinën. Ne do të votojmë për të mbrojtur çdo të drejtë kushtetuese të çdo amerikani, përmes një komisioni të posaçëm për të mos lejuar ndërhyrjet e qeverisë amerikane në jetët e tyre”, thotë ligjvënësja republikane Elise Stefanik.

Objekt i hetimeve të republikanëve pritet të jetë edhe Presidenti Joe Biden dhe familja e tij, përfshirë shqetësimet për transfertat e tyre financiare, pavarësisht kundërshtimeve që kanë shprehur demokratët.

“Në vend që të tentojnë të gjejnë rrugët e bashkëpunimit, kolegët e mi nga pala tjeter vazhdojnë të anojnë nga agjenda ekstreme republikane që duket se është përqëndruar tek hetimi i familjes së presidentit dhe jo tek ajo çfarë mund të sjellë ndryshimin në jetën e përditshme të amerikanëve”, thotë ligjvënësi Hakeem Jeffries, udhëheqës i demokratëvë në Dhomën e Përfaqësuesve

Pjesë e hetimeve do jetë edhe politika e administratës së Presidentit Biden për emigracionin dhe ndihma prej disa miliardë dollarësh e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

Nëse më pyesni për objektivat e mia kryesore, ju e dini, është siguria kufitare”, thotë ligjvënësi Mark Green

“Vetë republikanët janë të ndarë, por zoti McCarthy ka dhënë sinjale se ai mund të mbështesë elementët që janë në favor të shkurtimeve buxhetore ”, Michele Swers me Universitetin Georgetown.

Por çdo ligj që miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve duhet të miratohet në Senat, ku shumicën e kanë demokratët.

Marrë nga VOA

kevin mccarthy katherine gypson

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria