LIVE UPDATES
Bota

VOA: Roli i mediave në përçarjen e opinnionit amerikan para zgjedhjeve presidenciale

Votuesit amerikanë thonë se nuk ka dyshime që Shtetet e Bashkuara janë të polarizuara ndërkohë që po afrohen zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

6 Korrik 2024, 21:39 Nga I.A
VOA: Roli i mediave në përçarjen e opinnionit amerikan para
SHBA

SHBA- Me vetëm katër muaj larg zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara përçarjet politike të elektoratit janë të skajshme. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, disa votues fajësojnë mediat se po e thellojnë këtë ndjenjë të ndasisë.

Votuesit amerikanë thonë se nuk ka dyshime që Shtetet e Bashkuara janë të polarizuara ndërkohë që po afrohen zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. John LaRussa është njëri prej tyre. “Mendoj se vendi nuk ka qenë kaq i përçarë që nga epoka e të drejtave civile. Jemi në një situatë ku njerëzit nuk janë në gjendje të bisedojnë me njëri-tjetrin”, thotë ai.

Michael McDermott, një tjetër votues thotë se mediat e polarizuara politikisht po e përkeqësojnë këtë problem.

“Kemi stacione lajmesh të veçanta për këndvështrime të veçanta. Duhet ta trajtosh çdo informacion që dëgjon me skepticizëm”, thotë ai.

Një anketë e realizuar në vitin 2023 gjeti që amerikanët kanë prirje t’i shohin mediat si dëmtues të demokracisë dhe si diçka që rrit ndasitë politike dhe jo që i zbut ato.

Vetëm 16 për qind e të anketuarve thonë se janë plotësisht të bindur se mediat i raportojnë lajmet në mënyrë të plotë, të saktë dhe të drejtë.

Studentja Nicki Dolce është njëra prej skeptikëve.

“Kur lexon lajmet, e kupton nga mënyra e të shkruarit se po mundohen të ndikojnë te lexuesi në një mënyrë apo tjetër”, thotë ajo.

Media si kontribuese e polarizimit nuk është aksident, thotë Justin Owen, President i qendrës ‘Beacon’ në shtetin Tenësi, që angazhohet për politika që mbështesin një treg të lirë.

“Bëhet fjalë për klikime, apo jo? Bëhet fjalë për numrin e lexuesve për lajmet. Dhe thënë hapur, të qenit më ekstrem shpërblehet ngaqë tërheq më shumë vëmendje”, thotë ai.

Shumë votues gjithashtu fajësojnë rrjetet sociale që kanë zgjeruar ndasitë politike.

“Njerëzit shprehin mendimet atyre aty, gjithashtu. Mendoj se i hedhin benzinë zjarrit”, thotë një tjetër votues.

Por ndërkohë që mediat tradicionale dhe rrjetet sociale mbase mund t’i nxisin përçarjet, ekspertët thonë se ato nuk i shkaktojnë ato.

Sipas profesores së shkencave politike Johanna Dunaway nga Universiteti Syracuse, polarizimi nuk është fenomen i ri.

“Ka shumë pak prova se mediat mund të ndikojnë tek njerëzit përtej qëndrimeve që ata tashmë kanë. Polarizimi ka ekzistuar edhe para se mediat të ndryshojnë dhe para se të riktheheshin në skenë mediat që mbajnë qëndrime partiake”, thotë ajo.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale po afrohen, profesorja Dunaway thotë se ajo është më e shqetësuar për shpërndarjen e informacionit të rremë dhe sfidave të shtuara me të cilat përballen lexuesit e lajmeve për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.

Marrë nga VOA

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj