LIVE UPDATES
Bota

VOA: Serbët e Kosovës protestojnë kundër ndalimit të dinarit serb - BQK paralajmëron lehtësim të periudhës kalimtare

Protestuesit i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni mbi autoritetet në Prishtinë për anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me një shkurt, sipas të cilit euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

12 Shkurt 2024, 22:51 Nga h.k
VOA: Serbët e Kosovës protestojnë kundër ndalimit të
Foto ilustruese

KOSOVË-Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme në zonat e banuara me shumicë serbe.

Protestuesit i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni mbi autoritetet në Prishtinë për anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me një shkurt, sipas të cilit euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Dushanka Gjoroviç nga Shoqata e Pensionistëve tha se vendimi për heqjen e dinarit nënkupton heqjen e së drejtës për jetë.

“Vendimi për heqjen e dinarit, është për të na e pamundësuar të tërheqim pensionet, do të thotë të na hiqet buka, po na hiqet e drejta e jetës”, tha ajo duke kërkuar reagim ndërkombëtar për këtë çështje.

“Ne nuk kërkojmë asgjë, po i bëjmë thirrje të gjithë botës demokratike të na dëgjojë. Ne jemi të shqetësuar, duhet që ky vendim të anulohet dhe të mundësohet shpërndarja e dinarëve në bankat dhe postat tona”, tha zonja Gjoroviç.

Dragisha Milloviç nënkryetar i Listës Serbe tha se autoritetet në Prishtinë nuk kanë të drejtë të ndalojnë përdorimin e dinarit.

“Ky vendim drejtpërdrejtë shënjestëron popullin tonë serb dhe kërcënon mbijetesën e tij nëse mbetet në fuqi. Ky vendim ka për qëllim zhbërjen e institucioneve serbe në këto zona”, tha Dragisha Milloviç.

Vendimi i Bankës Qendrore ka nxitur reagimin e zemëruar të udhëheqësve të Serbisë të cilët thonë se qëllimi i tij është “përndjekja e serbëve të Kosovës” të cilët marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë.

Javën e kaluar autoritetet në Prishtinë ndaluan në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë futjen hyrjen e një shume të parave në dinarë që sipas autoriteteve të Serbisë ishin pjesë e pagesave për qytetarët serbë.

Ndalimi i këtyre përfitimeve në dinarë serb ka ngritur shqetësimin e diplomatëve perëndimorë se çështja mund të nxisë tensione të reja.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në disa raste kërkuan nga qeveria e Kosovës pezullimin e vendimit të Bankës Qendrore dhe një periudhë të mjaftueshme kalimtare për zbatimin e tij.

Autoritetet në Kosovë janë pajtuar për një periudhë kalimtare, ndërsa kryeministri Albin Kurti shkroi të hënën në rrjetet sociale se qeveria e tij, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës kalimtare ndërsa u bëri thirrje edhe institucioneve tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim. Një ditë më parë përmes një videomesazhi në gjuhën serbe, kryeministri Kurti tha se Kosova nuk e ka ndaluar dinarin serb, por futjen e tij me thasë përmes kufirit.

Banka Qendrore e Kosovës publikoi sot veprimet me të cilat do të lehtësojë qasjen në institucionet financiare për serbët e Kosovës. Kjo Bankë tha se me veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre 3 muaj, do të lehtësojë kushtet për hapjen e llogarive bankare, lehtësimin e procesit të këmbimit të dinarëve me EURO nga institucionet financiare dhe këmbimoret e licencuara, posaçërisht në katër komunat në veri të Kosovës.

serbet e kosoves dinari serb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj