LIVE UPDATES
Bota

VOA: SHBA shqyrton një kuadër të ri ligjor për monedhat dixhitale

Ekspertët thonë se vlera e monedhave dixhitale po rritet përsëri, pjesërisht falë përpjekjeve të Kongresit për ta rregulluar këtë treg.

17 Qershor 2024, 17:58 Nga M.B
VOA: SHBA shqyrton një kuadër të ri ligjor për monedhat
Foto ilustruese

SHBA- Mungesa e ligjeve për monedhat dixhitale e ka ngadalësuar përhapjen e tyre në Shtetet e Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell, njofton se shqyrtimi i një kuadri të ri ligjor nga Dhoma e Përfaqësuesve i ka inkurajuar investitorët e tregut të monedhave dixhitale. Sulmet kibernetike të viteve të fundit shkaktuan humbje të mëdha për investitorët e tregut të kriptovalutave, duke ndikuar tek rënia e vlerës së tyre. Ekspertët thonë se vlera e monedhave dixhitale po rritet përsëri, pjesërisht falë përpjekjeve të Kongresit për ta rregulluar këtë treg.

“Flitet shumë për mungesën e qartësisë ligjore për trajtimin e tregut të monedhave dixhitale, kjo është shtysa për këtë legjislacion”, thotë ligjvënësi republikan, French Hill.

Ligjvënësi i Karolinës së Veriut, Patrick McHenry, thotë se Ligji për Novacionin dhe Teknologjinë Financiare për Shekullin 21, shkurtimisht FIT21, do të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të mbeten një udhëheqës global në fushën e novacionit dhe përshtatjes teknologjike.

“Në thelb, ky legjislacion aplikon mbrojtjen e testuar prej kohësh të konsumatorëve, për të siguruar që 20% e amerikanëve që investojnë në tregun e monedhave dixhitale mund ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurte, dhe që më shumë amerikanë të angazhohen në këtë treg”.

Matthew Graham është partner në firmën “Ryze Labs”. Në një konferencë për kriptomonedhat të mbajtur kohët e fundit në Teksas ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur pas botës kur flitet për monedhat dixhitale dhe nuk duhet supozuar se standardi për shumicën e monedhave elektronike do të vazhdojë të jetë dollari amerikan.

“Nëse hegjemonia e dollarit amerikan vërtet shihet si një interes kombëtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, atëherë kjo është një arsye shumë e fortë për të dyfishuar përpjekjet në tregun e monedhave dixhitale. Nëse ka diçka që është e mirë për të ardhmen e hegjemonisë së dollarit amerikan, është një kategori alternative ose aset financiar që varet tërësisht tek dollari amerikan”.

Ndërsa vazhdon fushata për Shtëpinë e Bardhë, në treg kanë dalë monedha dixhitale që mbajnë emrin por nuk kanë lidhje me Presidentin Joe Biden dhe kandidatin republikan, Donald Trump. Kandidati për president, Robert Kennedy, Jr. mori pjesë në konferencën për kriptovalutën në Teksas, ku mbështetësi i tij dhe shefi i kompanisë “American Crypto Academy”, Jahon Jamali prezantoi monedhën e re dixhitale $BOBBY.

“Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit janë ato që quhen ‘monedha meme’ që përkthehen nga kripto në një lloj lëvizjeje, kryesisht tani që në Shtetet e Bashkuara është një vit zgjedhor”.

Nëse Senati nuk e shqyrton këtë vit zgjedhor legjislacionin e Dhomës së Përfaqësuesve për monedhën dixhitale, atëherë mund të jetë në dorën e presidentit të ardhshëm që të punojë për të ardhmen e monedhave dixhitale në Shtetet e Bashkuara./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj