LIVE UPDATES
Bota

VOA: Shtohet gjuha e urrejtjes ndaj fëmijëve përmes internetit në Shqipëri, 25% më shumë se një vit më parë

Numri i incidenteve të raportuara është rritur nga një vit në tjetrin, së bashku me një rritje të konsiderueshme të gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit online ndaj fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.

10 Shkurt 2023, 20:34 Nga DOSJA
VOA: Shtohet gjuha e urrejtjes ndaj fëmijëve përmes internetit
Tryeza

SHQIPËRI- Në Shqipëri, platforma iSigurt.al publikoi sot një raport vjetor, sipas të cilit, janë shtuar ndjeshëm raportimet e fëmijëve dhe adoleshentëve për gjuhën e urrejtjes ndaj tyre përmes internetit. Ekspertët dhe veprimtarët theksojnë se prindërit, mësuesit dhe institucionet kanë ende një ndërgjegjësim të ulët mbi rreziqet, që u vijnë fëmijëve të tyre nga komunikimet online. Raporti vjetor bazohet mbi incidentet e njoftuara nga vet fëmijët dhe adoleshentët pas komunikimeve online.

Raporti zbuloi se çdo dy ditë njoftohet prej tyre për internet të pasigurtë në Shqipëri, dhe 150 rastet e regjistruara sivjet shënojnë po ashtu një rritje të ndjeshme me 25 për qind më shumë se një vit më parë. Numri i incidenteve të raportuara është rritur nga një vit në tjetrin, së bashku me një rritje të konsiderueshme të gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit online ndaj fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.

“Interneti vazhdon të mbetet i pasigurt për fëmijët. Numri i incidenteve të raportuara është rritur, ndërsa gjuh e urrejtjes ka kaluar në vendin e parë. Nëse më parë kemi folur për një mbiseksualizim online të fëmijëve, ndërsa tani kjo përzjehet me gjuhë të urrejtjes, me nxitje të krimit të urrejtjes ndaj fëmijëve, që është e paimagjinueshme, si dhe me bulizëm”, thotë drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Altin Hazizaj.

Platforma iSigurt.al raporton dhe heq nga interneti, rrjetet sociale dhe mediat online materiale që përmbajnë dhunë seksuale ndaj fëmijëve, dhunë ekstreme ndaj fëmijëve dhe të rinjve, gjuhë urrejtje dhe bullizëm. Raporti vjetor thekson se grupmoshat më të prekura nga numri më i lartë i incidenteve në internet janë 18-30 vjeç si dhe 15-17 vjeç. Të gjithë këto grupmosha raportojnë për veten dhe për të tjerët, ndërsa raportimet e ardhura nga djemtë janë pak më të larta se ato që vijnë nga vajzat.

“Kategoria e parë e raportimeve ka të bëjë me vjedhjen e fotove, videove, për t’i shpërndarë ato në materiale me përmbajtje bullizmi dhe gjuhë urrejtje. Kategoria e dytë ka të bëjë me shantazhet, kërcënimet përmes fotove dhe videove të shpërndara në platformat globale dhe rrjeteve sociale kryesisht në TikTok, Instagram dhe Facebook. Të dyja grupet përbëjnë shqetësim të madh”, thotë psikologia Borjana Dine, analiste pranë platformës iSigurt.al.

Veprimtarët e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve pohojnë se ende një masë e madhe prindërish nuk janë të vetëdijshëm për këto rreziqe.

Prindërit u sigurojnë me lehtësi fëmijëve të tyre telefona celularë dhe pajisje të tjera për lundrim në internet dhe i lënë orë të tëra vetëm, pa asnjë mbikëqyrje, apo masa parandaluese për t’i mbrojtur ata. Mbrojtja e fëmijëve është e pakët edhe sa i takon aspektit policor e gjyqësor.

“Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë për ndjekjen penale të pornografisë online me fëmijë. Pavarësisht se mund të denoncohen 10 apo 20 raste pranë organeve policore, policia arrin të shpjerë përpara organeve gjyqësore vetëm një rast në vit. Ka një zhbalancim të madh midis realitetit që kanë fëmijët, asaj çfarë raportojnë fëmijët dhe asaj çfarë arrijnë policia, prokuroria të nisin për gjykim”, thotë zoti Hazizaj.

Shqipëria e ka shndërruar me shpejtësi internetin në një nga mediumet kryesore për komunikim, dhe vlerësohet se afro 80 për qind e popullsisë së saj janë tashmë përdorues të tij.

Krahas lehtësirave për shoqërinë, përmes internetit fëmijëve u vijnë rreziqe si dhuna, abuzimi seksual, gjuha e urrejtjes dhe bullizmi online.

Ekspertët theksojnë se Shqipëria ka mangësi të shumta ligjore në këtë fushë, ndërgjegjësim të ulët nga prindërit, mësuesit dhe institucionet mbi rreziqet që u vijnë fëmijëve të tyre përmes internetit.

shqiperi zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj