LIVE UPDATES
Bota

VOA: Takimi i G20-ës, mospajtim për Ukrainën, konsensus për projekte mëdha infrastrukturore

Mospajtimet mbi luftën në Ukrainë ka bërë që shumica e pjesëmarrësve të merren kryesisht me çështjet ekonomike, sidomos pajtimin për një projekt hekurudhor që lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën. Projekti që përfshin Shtetet e Bashkuara, Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimin Evropian dhe vende të tjera është pjesë e Partneritetit për Investime në Infrastrukturë Globale.

9 Shtator 2023, 19:40 Nga f.i
VOA: Takimi i G20-ës, mospajtim për Ukrainën, konsensus për
samiti G20

Në mungesë të një konsensusi për Ukrainën, takimi i 20 vendeve më të pasura të botës u përqëndrua kryesisht tek projektet ekonomike. Presidenti Joe Biden dhe aleatët ranë dakord për një korridor hekurudhor dhe detar që do të lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën, një projekt ambicioz që synon të nxisë rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin politik. Takimi doli me një deklaratë të përbashkët që shmangte dënimin e Rusisë për luftën në Ukrainë, por u bëhej thirrje të gjitha vende, që të mos përdorin forcës për të pushtuar territore. Ashtu sikurse kishte njoftuar presidenti kinez Xi Jinping nuk mori pjesë në takim.

Takimi i nivelit të lartë të 20 vendeve më ekonomitë më të mëdha në botë doli me deklaratë të përbashkët që në ditën e parë të tij. Konsensusi u pa si një zhvillim i papritur për shkak të ndarjeve të thella mes vendeve lidhur me luftën në Ukrainë.

Në deklaratën e udhëheqëve të G20-ës pranohet se mbi situatën në Ukrainë “ka pasur pikëpamje dhe vlerësime të ndryshme të situatës”, megjithatë ata u pajtuar të thonë se: “…Të gjitha shtetet duhet të shmangin aktet e kërcënimit apo përdorimit të forcës me synim pushtimin e territoritoreve” si dhe e konsideruan "të papranueshëm kërcënimin për përdorimit të armëve bërthamore".

Miratimi i deklaratës i njoftuar nga kryeministri indian, Narendra Modi u prit me duartrokitje, por Kievi, që nuk kishte përfaqësues të vetin në takim, u shpreh tërësisht i pakënaqur. Ministri i Jashtëm, Dmitry Kuleba tha se pjesa e deklaratës për agresionin rus “s’ka asgjë për tu krenuar”.

Mospajtimet mbi luftën në Ukrainë ka bërë që shumica e pjesëmarrësve të merren kryesisht me çështjet ekonomike, sidomos pajtimin për një projekt hekurudhor që lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën. Projekti që përfshin Shtetet e Bashkuara, Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimin Evropian dhe vende të tjera është pjesë e Partneritetit për Investime në Infrastrukturë Globale.

Presidenti Joe Biden i vlerësoi projektet, të cilat sipas njoftimeve evropiane do e bëjë tregtinë në mes të Indisë dhe Evropës për 40% më të shpejtë sesa është tani.

“Ne do të përqëndrohemi te projektet infrastrukturore rajonale që ofrojnë rezultate për shumë vende dhe sektore. SHBA dëshiron të zgjerojë korridoret ekonomike për të rritur investimet e saj”, tha Presidenti amerikan në Nju Delhi.

“Korridori hekurudhor dhe i transportit detar do të mundësojnë tregti më të madhe mes vendeve, duke përfshirë produktet energjetike”, tha kryeministri Modi ndërsa njoftoi për marrëveshjen.

Ky projekt pritet që gjithashtu të jetë një përgjigje më ambicioze ndaj programit masiv të infrastrukturës të Kinës, përmes të cilit ajo ka krijuar lidhje të shumë vendeve me ekonominë e saj. Presidenti kinez, Xi Jinping nuk mori pjesë në takimin e G20-ës. Pyetjes se si po ndikon mungesa e tij në takim, Presidenti amerikan iu përgjigj: “Do të ishte mirë të ishte këtu, por takimi po shkon mirë”.

Që në fillim të takimit të së shtunës, Bashkimi Afrikan u bë anëtar i përhershëm i G20-ës. Ministri i jashtëm indian e cilësoi këtë zhvillim në përputhje me vëmendjen që po i kushtohet trajtimit të shqetësimeve urgjente të pjesën jugore të globit.

Marrë nga VOA

samiti g20

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj