LIVE UPDATES
Bota

VOA: Thellimi i hetimit ndaj Presidentit Biden në Kongres dhe beteja për buxhetin

E ardhmja e Presidentit Biden dhe ajo e udhëheqësit republikan McCarthy janë të ndërthurura në këtë thellim të hetimit të Kongresit ndaj Presidentit. Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve miraton ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit, ka pak të ngjarë që Senati i kontrolluar nga demokratët, të bjerë dakord për zhvillimin e gjyqit ndaj tij.

18 Shtator 2023, 16:42 Nga f.i
VOA: Thellimi i hetimit ndaj Presidentit Biden në Kongres dhe beteja
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në gjërat për të cilat ka nevojë populli amerikan", jo në teatrin politik të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka hapur hetime, për të shqyrtuar, nëse ka apo jo prova, për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit lidhur me marrëveshjet financiare të djalit të tij Hunter Biden me kompani të huaja. Demokratët i quajnë hetimet një përpjekje për të larguar vëmendjen nga gjërat e rëndësishme. Hetimet ndodhin në një kohë kur ligjvënësit duhet të arrijnë një marrëveshje me Presidentin Biden për të mbajtur qeverinë të hapur pas 30 shtatorit.

Presidenti amerikan Joe Biden shkoi në kishë, në shtetin e tij, Delauer, vetëm disa ditë pasi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve hapën një hetim ndaj tij, duke përmendur dyshimet për korrupsion. Shtëpia e Bardhë i quan hetimet goditje politike.

“Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë zbuluar fakte serioze dhe të besueshme për shkelje nga Presidenti Biden. Të marra së bashku, këto akuza japin një pasqyrë të një kulture korrupsioni”, tha javën e kaluar Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

Ai theksoi se akuzat nxjerrin në pah çështjet si "shpërdorim detyre, pengim të drejtësisë dhe korrupsion", të cilat "kërkojnë hetime të mëtejshme nga Dhoma e Përfaqësuesve". Demokratët thonë se ky është një nga rastet më të këqija të një loje politike me motive partiake.

“Shtëpia e Bardhë ka bashkëpunuar dhe besoj se do të vazhdojë të bashkëpunojë, sepse nuk ka asgjë për të fshehur. Nuk ka fakte që sugjerojnë se Presidenti Biden është përfshirë në ndonjë shkelje të ligjit dhe vepra që do të çonin në ngritjen e akuzave për shkarkim. Ky është një hetim i paligjshëm për ngritje të akuzave për shkarkimin e tij”, tha udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.

Republikanët thonë se duan më shumë informacion në lidhje me akuzat.

“Faktet janë kudo. Ka mesazhe sms, emaile, dëshmitarë, sinjalizues, takime dhe telefonata. Kemi dëshmi për darka dhe nuk mund të thuhet se këto nuk do të çojnë në zbulime të veprave të tjera”, thotë ligjvënësja republikane Nancy Mace.

Ish-presidenti Donald Trump, kandidat republikan për president, i cili përballet vetë me më shumë se 40 akuza penale në disa çështje gjyqësore, thotë se ai mbështet mbylljen e qeverisë, nëse republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk arrijnë atë që ai e quan "një marrëveshje të drejtë" për një buxhet afatshkurtër. Ai nuk dha hollësi mbi atë se çfarë do të duhet të përmbante një “marrëveshje e drejtë” për buxhetin.

E ardhmja e Presidentit Biden dhe ajo e udhëheqësit republikan McCarthy janë të ndërthurura në këtë thellim të hetimit të Kongresit ndaj Presidentit. Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve miraton ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit, ka pak të ngjarë që Senati i kontrolluar nga demokratët, të bjerë dakord për zhvillimin e gjyqit ndaj tij.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve ka vetëm disa ditë pune për të miratuar një buxhet të përkohshëm për financimin e qeverisë për të shmangur mbylljen e saj. Disa republikanë konservatorë po kërkojnë shkurtime më të mëdha të shpenzimeve qeveritare se sa niveli për të cilin ligjvënësi McCarthy kishte rënë dakord në kuadër të një marrëveshje buxhetore me Presidentin Biden në fillim të këtij viti.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj