LIVE UPDATES
Bota

VOA: Zgjedhjet në veriun e Kosovës – mes bojkotimit të partive serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se votën e tyre e hodhën 1 mijë e 567 qytetarë apo 3.47 për qind e rreth 45 mijë votuesve të regjistruar. Nga dhjetë kandidatë për postet e kryetarëve, vetëm një është nga radhët e komunitetit serb, pasi Lista Serbe dhe partitë tjera më të vogla nga radhët e këtij komuniteti i bojkotuan zgjedhjet me kërkesën e Beogradit zyrtar.

23 Prill 2023, 22:04 Nga k.m.
VOA: Zgjedhjet në veriun e Kosovës – mes bojkotimit të
Foto ilustruese

Me pjesëmarrje të ultë dhe bojkotim nga ana e partive politike serbe, në katër komunat në veriun e Kosovës, të dielën u zhvilluan votimet për zgjedhjen e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Votat e pakta u hodhën në 13 qendra votimesh të improvizuara në kontejnerë dhe gjashtë syresh në qendrat e rregullta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se votën e tyre e hodhën 1 mijë e 567 qytetarë apo 3.47 për qind e rreth 45 mijë votuesve të regjistruar. Nga dhjetë kandidatë për postet e kryetarëve, vetëm një është nga radhët e komunitetit serb, pasi Lista Serbe dhe partitë tjera më të vogla nga radhët e këtij komuniteti i bojkotuan zgjedhjet me kërkesën e Beogradit zyrtar.

Slagjana Pantoviç, që është kandidate për postin e kryetares së komunës së Zveçanit tha se këto zgjedhje janë të njëjta si të gjitha të mëparshmet.

“Dhe nëse ne (serbët) nuk marrim pjesë, atëherë cilat janë shpresat tona për të ardhmen. Nëse nuk ka asnjë kandidat serb në zonat e banuara nga serbët, cilat do të ishin shpresat tona?”, tha ajo.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut kandidatët shqiptarë për kryetarë të komunës thanë se presin ditë të mira për qytetin pas zgjedhjeve.

“Unë jam mese i bindur se për Mitrovicën po vinë më në fund ditë të mira. Kanë përfunduar ditët kur komuna veriore e Mitrovicës u përmend veç me konotacion të keq dhe ka pasur vetëm lajme të këqija”, tha Erden Atiç, kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut nga lëvizja Vetëvendosje. Qytetarët shqiptarë dhe serbë kanë qëndrime të ndryshme për procesin e votimit në veriun e Kosovës. Derisa shqiptarët mendojnë që serbët po frikësohen të dalin në zgjedhje, qytetarët serb të veriut thonë se duhet kompromis për të mbajtur zgjedhje të drejta dhe legjitime.

“Vetëm politika e Beogradit po i shantazhon sepse qytetarët e rëndomtë nuk e kanë mendimin sikurse qeveria e tyre, por kanë frikë”, tha Naser Selimi nga fshati Qabër në komunën e Zubin Potokut.

“Këto zgjedhje po mbahen për inat, sërish me një dekret nga Prishtina, që vazhdon të përpiqen të arrijë një zgjidhje politike pa marrëveshje me serbët e Kosovës...”, tha Miodrag Marinkoviç nga Mitrovica e Veriut.

"Demokracia me forcë - jo. Thjesht, është procesi i zhvillimit të një ideologjie në formën e demokracisë dhe kjo nuk mund të bëhet në pesë ose 10 ditë. Duhet të ketë një kompromis, duhet të ketë një marrëveshje dhe gjithçka tjetër”, tha Jovan Knezheviç nga Mitrovica e Veriut. Autoritetet në Kosovë u bënë thirrje qytetarëve serbë që të dalin në votime në mënyrë që të zgjedhin institucionet lokale, të rëndësishme për jetën e tyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cilësoi zgjedhjet e së dielës si zgjedhje pushtuese, ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, duke postuar disa fotografi të policëve të Kosovës pranë kontejnerëve të votimit shkroi se “këto janë imazhet që me të vërtetë përshkruajnë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vendet e ‘Quintit’”.

Autoritetet në Serbi kanë kritikuar ashpër vendet kryesore perëndimore për mbështetjen e zgjedhjeve të së dielës, duke theksuar se qëllimi i tyre është pamundësimi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me të cilin ata kushtezojnë pjsëmarrjen në institucionet e Kosovës.

Diplomatët perëndimorë nuk e kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës edhe pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, subjektit kryesor politik serb, ndërsa u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Postet e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës mbetën bosh në nëntor të vitit të kaluar kur përfaqësuesit serbë në zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, mes tensioneve për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Zgjedhjet në zonë u zhvilluan pa ndonjë incident ndërsa vëzhguesit tërheqin vërejtjen se sfida e vërtete do të mund të shfaqet kur të fillojë zbatimi i rezultateve të tyre.

Grupi i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, tha se “ndonëse zgjedhjet plotësuan kriteret minimale ligjore, ato nuk garantojnë legjitimitet politik e përfaqësues të institucioneve që do të prodhohen nga to”./VOA

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj