LIVE UPDATES
Bota

VOA:Maqedoni e Veriut, shqetësime nga ulja e nivelit të Liqenit të Prespës

Mungesa e reshjeve, përdorimi i tepërt i ujit për ujitje janë arsyet kryesore të rënies së nivelit të ujit të liqenit që ndahet mes Maqedonisë së Veriut, Shqiperisë dhe Greqisë.

21 Shtator 2023, 20:29 Nga h.k
VOA:Maqedoni e Veriut, shqetësime nga ulja e nivelit të Liqenit
Prespa

PRESPË-Banorët përreth Liqenit të Prespës në Maqedoninë e Veriut i druhen katastrofës pasi niveli i ujit të liqenit ka rënë dukshëm. Në një raport të vitit 2022, NASA thotë se pamjet satelitore tregojnë se liqeni kishte humbur 7% të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020. Mungesa e reshjeve, përdorimi i tepërt i ujit për ujitje janë arsyet kryesore të rënies së nivelit të ujit të liqenit që ndahet mes Maqedonisë së Veriut, Shqiperisë dhe Greqisë.

Në një pjesë të bregut të liqenit të Prespës i cili ndahet mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, një platformë prej druri e rrethuar më parë nga ujërat e liqenit në fshatin maqedonas Stenje tani qëndron mbi tokë të thatë.

Aleksandar Ilievski, i rritur në fshat, e sheh me trishtim këtë ndryshim. Hera e fundit kur ai dhe miqtë e tij u hodhën nga aty për në liqen ishte pesë vjet më parë.

“Unë jam rritur në këtë fshat dhe të gjithë vinim të hidheshim nga kjo platformë në ujë. Në vitin 2018 e bënim një gjë të tillë gjithë kohës, por tani nuk ka më ujë”, thotë zoti Ilievski.

Nivelet e ujit në Liqenin e Prespës, një nga liqenet më të vjetër të Evropës ku gjenden më shumë se 2000 lloje peshqish, shpendësh, gjitarësh dhe bimësh, tani janë mbi 8 metra më të ulëta se në fund të viteve 1970.

Në një raport të vitit 2022, NASA tha se pamjet satelitore tregojnë se liqeni kishte humbur 7% të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020.

Peshkatari Vanço Vasilevski thotë se varka e tij ngec shpesh kur lundron në liqen.

“Në dy, tre muajt e fundit uji ka rënë 36 centimetra dhe në dy, tre ditët e fundit niveli i ujit besoj ka rënë edhe dy-tre centimetra të tjera. Niveli i ujit do të bjerë edhe më shumë. Nuk ka shi, nuk ka dimër, pa borë, pa lumenj. Vetëm një lumë derdhet në liqen, nuk ka furnizim tjetër me ujë. Kjo është një fatkeqësi natyrore”, thotë zoti Vasilevski.

Më shumë se dy të tretat e liqenit 5 milionë vjeçar i përkasin Maqedonisë së Veriut dhe pjesa tjetër Greqisë dhe Shqipërisë.Ambientalistët thonë se mungesa e shiut, avullimi dhe përdorimi i tepërt i ujit për ujitje nga të tre vendet janë arsyet kryesore të rënies së nivelit të ujit.

Dragan Arsovski, biolog nga organizata joqeveritare Shoqëria Gjeologjike Maqedonase, me qendër në Shkup, thotë se niveli i liqenit është ngritur dhe ka rënë gjatë shekujve dhe natyra mbijetoi, por njerëzit që jetojnë përreth liqenit nuk po përshtaten me situatën e re.


“Shumë kafshë kanë mbijetuar. Ajo që është unike tani është se ne po kontribuojmë në këtë efekt të ndryshimeve mjedisore dhe tani niveli i ujit po ulet. Por ne, njerëzit që jetojmë atje, nuk dimë se si të përballemi me këtë sepse ne jemi mësuar me liqenin siç ishte, veçanërisht në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë kur niveli ishte shumë më i lartë, ndoshta deri në tetë metra më i lartë se sa e shohim tani”, thotë zoti Arsovski.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka paralajmëruar se disa lloje kafshësh të egra në liqen janë në rrezik të zhdukjes për shkak të shkatërrimit të habitatit të tyre nëpërmjet praktikave të dëmshme bujqësore, erozionit, mbetjeve të patrajtuara dhe ujërave të zeza.

Fermeri i një pemishteje, Mende Pandevski thotë se pesticidet po rrjedhin në liqen përmes puseve nëntokësorë që shfrytëzohen për të ujitur tokat e mbjellura afër liqenit dhe të cilët janë më të dëmshëm se ato në të kaluarën.

“Pesticidet hyjnë në ujërat nëntokësorë, në liqen, ato shkojnë kudo dhe janë shumë të rrezikshme për Prespën. Pesticidet moderne nuk janë si ato që kemi pasur. Ne nuk e dimë se çfarë po blejmë nga prodhuesit. Kjo është një katastrofë, asgjë nuk po shkon mirë”, thotë zoti Pendevski.

Pushteti lokal i komunës së Resnjës, territori i së cilës përfshin tërë bregun e Maqedonisë Veriore të liqenit, ka marrë mostra për të kontrolluar praninë e pesticideve dhe kimikateve.

“Në pika të caktuara në liqenin e Prespës kemi një përkeqësim të gjendjes në cilësi dhe këtë ne e analizojmë së bashku me institucionin hidrobiologjik nga Ohri”, thotë Ajman Al Alla nga komuna e Resnjës.

Kjo analizë tregon se cilësia e ujit po përkeqësohet në disa drejtime kyçe, tha kreu i departamentit komunal të mjedisit në Resnje.

prespa liqeni maqedonia e veriut niveli uji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj